Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
   - Indeksi    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Politike    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Ekonomi dhe Biznes    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Kulture    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Kuriozitete    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Shendeti    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Sport    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Rajoni    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Kronike    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Krimi    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Ceshtje Misterioze Lajmet ne RSS !
 

Indeksi i NewsRoom » Politike
Lista e PS, KQZ miraton ndryshimet

Publikuar me : 28.05.2009 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 421 here.

TIRANË- Ka marre fund odiseja e gjate e listave te Partise Socialiste. Me ne fund, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hapur driten jeshile PS-se, dhe ka pranuar te miratoje me konsensusin e te gjithe anetareve, listat shumemerore me te cilat socialistet do te garojne ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 28 qershorit.


Selia roze kishte reflektuar ndaj kerkeses se KQZ-se, duke plotesuar kriterin e kuotes se perfaqesimit te femrave ne lista ne masen 30 per qind ne qarkun e Lezhes, por duke bere dhe nje sere ndryshimesh te tjera ne listat e qarqeve Shkoder dhe Kukes, ç'ka ka sjelle edhe reagimin mospajtues te perfaqesuesit te PD-se ne kete institucion.


Listat


Partia Socialiste ka ndryshuar, per te dyten here, brenda vetem pak ditesh nje pjese te listave te saja shumemerore ne qarqet Lezhe, Shkoder dhe Kukes.


Ne qarkun e Lezhes PS ka mundur t'i pergjigjet detyrimit ligjor, per te pasur 30 per qind te listave me perfaqesim te seciles gjini, duke ecur ne praktiken e vendosur disa dite me pare nga demokratet, duke shtuar ne menyre fiktive ne fund te listes, emrin e Linda Frrokut, e cila eshte renditur e teta ne kete zone zgjedhore, pavaresisht se aty do te garohet vetem per shtate mandate.


Por ndersa per qarkun e Lezhes ndryshimi ishte i detyruar edhe nga vendimi i dites se shtune, qe u mor nga KQZ, PS ka bere edhe disa ndryshime ne listat e Shkodres dhe te Kukesit, ku ka rikthyer ne to emrat e hequr gjate ndryshimit te pare, duke i renditur ato te fundit ne lista.


Keshtu, ne zonen e Shkodres eshte rikthyer ne gare megjithese ne menyre fiktive, Helidon Bele, i cili tani renditet i 12, pavaresisht se ne kete qark, do te dalin vetem 11 deputete. Rifutja e Beles ne liste nuk ka sjelle ndryshimin e pjeses tjeter te listes.


E njejta praktike eshte ndjekur edhe ne qarkun e Kukesit, ku ndryshimi i bere, se pari ka ndryshuar renditjen, pasi perveç se shtohet emri i Hasije Zenelajt si shtese ne fund te listes, ka ndryshuar edhe renditja e kandidateve. Rexhep Ukperaj rikthehet ne vendin e trete ndersa Tatiana Kerxhalliu ne vendin e katert.


Debati


Ndryshe nga sa pritej per shkak edhe te vet rendesise dhe ndjeshmerise se çeshtjes se listave te kandidateve, mbledhja e djeshme e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ka zgjatur fare pak, pasi te gjithe anetaret e KQZ-se kane miratuar te gjitha listat, qe ishin paraqitur per shqyrtim nga administrata.


Perjashtim ka bere vetem diskutimi i ekipit te kandidateve te paraqitur prej socialisteve, kjo per vet faktin se selia roze ne kundershtim me rekomandimin e KQZ-se, por jo ne kundershtim me ligjin, kishin bere ndryshime jo vetem ne qarkun e Lezhes per te cilen dhe iu refuzua lista here e shkuar, por edhe ne dy qarqe te tjera, te cilat kishin pesuar zevendesime dhe levizje kandidatesh edhe here te tjera gjate ketyre diteve.


Behet fjale per shtim kandidatesh me shume sesa eshte numri i mandateve ne qarqet Shkoder dhe Kukes.


Ka qene perfaqesuesi i PD-se ne kete komision, Njazi Kosovrasti, ai qe ka kontestuar nje praktike te tille, duke kembengulur se ndryshimi i listave te cilat kane qene ne rregull gjate shqyrtimit te pare nga ana e KQZ-se, eshte i paligjshem dhe tejkalim te vendimit te ketij institucioni.


"Jane bere perseri ndryshime ne listen e PS-se, jo vetem ne qarkun e Lezhes ku kerkohej te plotesohej kuota e perfaqesimit te femrave, por edhe ne dy qarqe te tjera.


Pra jane bere perseri ndryshime ne listen e PS-se, pasi tani na vjen nje renditje e re, si dhe kemi nje shtim kandidatesh me shume se kane mandate keto qarqe. Mua me vjen mire qe PS ka kopjuar taktiken tone, por koha se kur behet kjo, eshte jo e ligjshme", - tha Kosovrasti.


Ndaj ketij pretendimi ka reaguar perfaqesuesi socialiste ne KQZ, i cili ka theksuar se ndryshimet ne lista jane bere konform hapesirave ligjore dhe vendimi i ndermjetem i ketij institucioni nuk u ndalon forcave politike te bejne amendime te listave, persa kohe ato nuk jane miratuar ne menyre perfundimtare.


Pavaresisht debateve mes perfaqesuesve, KQZ ka miratuar me 7 vota pro dhe asnje kunder listat e PS-se.
Mbeten per tu miratuar sot dhe neser edhe listat 22 subjekteve te tjera zgjedhore


Lista e kandidateve,
KQZ miraton 14 parti politike


TIRANË- Ka mberritur ne 14 numri i forcave politike te cilave u eshte pranuar lista e kandidateve per deputete nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.


Gjate mbledhjes se djeshme, ky komision ka pranuar te regjistroje ne menyre perfundimtare edhe listat e nente forcave te tjera, nderkohe qe me pare ishin miratuar 5 parti.


Perveç listave te selise roze, ky komision ka pranuar te konsideroje konform detyrimeve ligjore listat e paraqitura prej Partise Balli Kombetar Demokrat, i cili perveçse kishte plotesuar dokumentacionin, kishte bere edhe nje ndryshim ne perberjen e nje prej qarqeve.


Po ashtu jane miratuar edhe listat e Bashkimi Liberal Demokrat, partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Levizjes per Zhvillim Kombetar, partise Lidhja Demokristiane, partise Konservatore Shqiptare, partise Aleanca Maqedonase per Integrim dhe partise Demokracia Sociale.


Disa dite me pare u miratuan edhe listat e partise se Gjelber Shqiptare, partise se Emigranteve, Levizja Socialiste per Integrim, Levizja e Legalitetit dhe partise Demokratike. Mbeten per tu miratuar sot dhe neser edhe listat 22 subjekteve te tjera zgjedhore qe kane depozituar ekipet e tyre me te cilat kerkojne te konkurrojne ne zgjedhjet e 28 qershorit.


Gjate mbledhjes se djeshme, kryetari KQZ-se, Arben Ristani i ka bere dhe nje apel publik te gjithe drejtuesve te njesive vendore, qe te paraqesin sa me pare listen perfundimtare te zgjedhesve, duke vene ne dukje faktin se çdo vonese ne kete drejtim kercenon procesin zgjedhor.


"Detyra e njesive vendore eshte te sjellin listat perfundimtare. Kane afat deri diten e shtune por nuk duhet te ndjekin te njejten procedure qe ndoqen per listat paraprake sepse ndryshe vihet ne veshtiresi procesi, pengohet prodhimi i fleteve te votimit dhe procedurat e tjera.


Njesite e qeverisjes vendore kane per detyre te sjellin ne KQZ, listat perfundimtare te zgjedhesve.


Sipas ligjit, ato duhet te sjellin prane Komisionit, numrin e zgjedhesve per çdo qender votimi, numrin e çdo qendre votimi dhe vendndodhjen e çdo qendre votimi. Ne sot jemi ne prag te perfundimit te ketij procesi dhe akoma nga njesite vendore nuk ka ardhur nje e dhene e tille",- tha Ristani.


Ndryshimet e fundit te PS-se

Lista e PS-se ne qarkun Lezhe

Gjok Jaku
Gjovalin Kadeli
Armando Prenga
Ndrec Deda
Manushaqe Kuli
Dava Gjoka
Fran Marku
Linda Frroku


Qarku Kukes

Asllan Dogjani
Fatmir Hoxhaj
Rexhep Ukperaj
Tatiana Kerxhalliu
Hasije Zenelaj

Qarku Shkoder

Ilir Beqaj
Tom Doshi
Ndue Kola
Astrit Beci
Paulina Hoxha
Suzana Golemi
Nikolin Dedvukaj
Falma Fshazi
Agim Shimaj
Luan Heta
Arta Gjonaj
Helidon Bele

 

 





Vizita, Topalli takon Presidentin e Turqise

Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 92 here.

'

TIRANE - Gjate vizites se saj ne Turqi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar nje takim edhe me Presidentin e Turqise, Abdullah Gyl. Ky i fundit u shpreh se Turqia inkurajon ambicien e Shqiperise per integrim ne Bashkimin Europian, sikurse mbeshtet anetaresimin e saj ne NATO. Ndersa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu kenaqesine e vizites ne nje vend me lidhje te forta historike dhe miqesore.


"Sot Shqiperia eshte...

... Lexo te gjithe artikullin »

Artikuj te tjere nga politika :
» Vizita, Topalli takon Presidentin e Turqise
» Vendimi, grupi i PS-se ne Kuvend per vizat
» Rama: BE-ja te mbeshtese levizjen e lire te shqiptareve
» Kuvendi kalon draftin, "shkarkohet" Bahri Shaqiri
» Vizat, BE-Shqiperise: Realizoni reformat
» Ish te perndjekurit kunder "Dites se Kujteses"
» Kriza politike, PSE: Te hapen kutite e votimit
» Shqiperia qe rri "sus"
» "Kriza ekonomike e Greqise mund te godase fqinjet"
» Deklarimi i pasurise, ish-deputete ne listen e "zeze" te ILDKP-se

Shqiptaret do tregojne "xhepat" cdo fundviti

Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 36 here.

'

TIRANE- Qytetaret tashme do te kene nje arsye me shume per te marre dhe ruajtur faturen per cdo blerje apo shpenzim tjeter te bere. Ne fund te vitit cdo konsumator do te plotesoje nje deklarate tatimore ne te cilen pasqyrohen te ardhurat dhe shpenzimet e tij vjetore.


Duke u bazuar ne kete deklarate organet tatimore marrin persiper kompensimin e qytetareve nese ndodh qe ai ka paguar me shume taksa nga cfare i takon.


Te...

... Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Ekonomia dhe Biznesi :
» Shqiptaret do tregojne "xhepat" cdo fundviti
» Biznesi, qeveria miraton Avokatin e Tatimpaguesve
» Si do privatizohet "Albpetroli"
» Intervista "Kriza greke, rrezikojne fqinjet"
» Celularet Shqiptaret shpenzuan 50 mld leke gjate 2009
» FMN jep detyrat e shtepise per qeverine
» Çmimet, inflacioni kalon cdo parashikim
» Amnistia fiskale, FMN kunder
» Intervista Gorica: Pensionistet kane qene me mire ne vitin 2005
» Faturat e energjise, PS: Prokuroria te filloje hetimin

"Spitalet shkelin ligjin me emerimet e farmacisteve"

Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 86 here.

'

Presidenti i Urdhrit te Farmacisteve, Arjan Jaupllari, theksoi se nje kategori farmacistesh keqperdorin profesionin. Problem, sidomos ne spitale

Urdhri i Farmacisteve


Farmacisti eshte garanti i fundit i dhenies se barit tek i semuri, sepse ai ka per detyre te korrigjoje dhe gabimet qe i shpetojne syrit te mjekut. Por, ne fakt, pikerisht me kete kategori bluzash te bardha ndeshen nje sere problemesh, si kequshtrimi dhe...

... Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Shendeti
» "Spitalet shkelin ligjin me emerimet e farmacisteve"
» Zoraqi: Ja cilat jane semundjet gjenetike me te me te perhapura
» Semundjet gjenetike, mungon parandalimi
» Violinat "Stradivarius", lufta e Sigurimit te Shtetit per ti zoteruar
» Delianat, familja qe kontribuoi per gjuhen dhe arsimin
» Anomalite, cikli menstrual edhe tek nje vajze 2-vjecare
» Matura programi per letersine edhe matematiken
» Ministria e Mbrojtjes dergon audit te Ushtaraku
» Spitali Ushtarak, vazhdon denoncimi i skandalit me barnat
» Urdhri i Farmacisteve: QKKB-ja duhet te beje kontrollet

Kapen 200 kg hashash në Lazarat, ikin transportuesit

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Krimi - Lexuar : 399 here.

GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'.
Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim.
Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te...

.
.. Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Krime :
» Kapen 200 kg hashash në Lazarat, ikin transportuesit
» Masakrohet ne mes te Tiranes profesori i Diabetit
» Konflikt pronash, babe e bir vrasin 29-vjecarin ne Sauk
» Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin
» Vrasja ne Shkoder, hetohen shkaqet
» Vrasja e emigrantit ne Berat, policia heton ne dy pista
» Trupi i emigrantit te vrare gjendet ne breg te Osumit
» Vrasja e beratasit, pas dy javesh do te martohej
» Tirane, arrestohet i dyshuari per vrasjen e 25-vjecarit beratas
» Ekzekutim mafioz ne mes te Tiranes, vdes 22-vjecari


Shfrytezimi me i padurueshem i emigranteve

Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 72 here.

'

Fale tyre, prej dy dekadash tashme, ekonomia e Shqiperise shtrihet ne Greqi, ne Itali, ne thellesi te Europes, deri matane oqeanit Atlantik dhe nuk vdes.


Jane emigrantet zgjatimi i kesaj ekonomie pa fizionomi; jane te larguarit me viza dhe pa viza, kryesisht pa viza, ne nje ikje qe nuk ka shoqe ne histori, me "anijet" e ambasadave te huaja, me anijet e flotes tregtare, me skafe, me not, me toke, me zvarritje, me marshime te gjata neper male, naten, diten,...

... Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Kultura :
» Shfrytezimi me i padurueshem i emigranteve
» "Makinat e dashurise" ne Pallatin e Kongreseve
» Si vishet nje tragjedi
» Nje gabim i rende urbanistik
» Dashuria e Simone de Beauvoir-it ne film
» Synge, 25 shfaqje ne Teatrin e Metropolit
» "Elektra", vetem 50 bileta para premieres
» Interes i ulet per bustin e Nolit
» Ndoc Gjetja: "Njeriun ne jete e ben te lumtur vetem Njeriu."
» Per hir te veprave te medha

Zv/presidenti i pare i PE mbeshtet Ramen: Qeveria te pranoje hetimin e zgjedhjeve

Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 99 here.

'

STRASBURG- Ne diten e dyte te takimeve me personalitete te larta ne Strasburg, lideri socialist Edi Rama ka zhvilluar nje takim me zevendespresidentin e pare te Parlamentit Europian, Giovanni Pittella.


Ne kete takim, Rama ka marre mbeshtetjen e Pittelles per perpjekjen e opozites per hetimin e zgjedhjeve parlamentare.



Me poshte intervista e Pittelles:


Mbi te gjitha i shpreha Edi Rames mbeshtetjen e plote...

... Lexo te gjithe artikullin »

Artikuj te tjere nga Kuriozitetet :
» Zv/presidenti i pare i PE mbeshtet Ramen: Qeveria te pranoje hetimin e zgjedhjeve
» Bomba Ruzhdie, komisioneri i PS: Militante te PD na kercenuan me vdekje
» Kercenimi i komisionerit te PD, ne Ruzhdie: "Do te vras, do te fus plumbin, pis, qen..."
» Agresori, prokuroria dhe gjykata lane te lire ish-komisionerin e PD-se ne Ruzhdie
» Hetimi i zgjedhjeve, debat ne Komisionin e Ligjeve per draftet e PS-se
» Vendimi i qeverise per shitjen e aseteve, Majko: Po pastrohen para te pista
» Topi-politikes: Shihni tej debatit
» Gerdeci, familjaret e viktimave ankimojne serish vendimin ndaj Mediut
» Hetime per skandalin, 35 kutite ku dyshohet se u manipuluan zgjedhjet
» Leter zotit minister, duke lene minjte menjane

Bill Klinton, të dielën mbërrin në Kosovë

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 383 here.

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi, ka bere te ditur dje se te dielen Kosoven do ta vizitoje ish-presidenti amerikan, Bill Klinton. Kete njoftim Thaçi e beri ne mbledhjen e qeverise, nderkohe qe ftoi popullin e Kosoves te dale dhe t‘i beje nje pritje madheshtore mikut te madh te Kosoves.
Klinton vjen te dielen per te marre pjese ne inaugurimin e shtatores se tij, e cila do te zbulohet ne sheshin qe mban emrin e ish-presidentit amerikan - per nder te kontributit...

.
.. Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Rajoni :
» Bill Klinton, të dielën mbërrin në Kosovë
» Acarohen raportet mes liderëve serbë
» Analistët: Fushata nuk ka sjellë risi
» Analistët: Fushata nuk ka sjellë risi
» Zgjedhjet në Kosovë, Europa: Serbët duhet të marrin pjesë
» Papandreu pro zgjerimit te BE: Ballkani, integrim brenda 20014
» Sumatra goditet nga nje termet i ri, shkon ne 500 numri i viktimave
» Një televizion boshnjak transmeton video të Mlladiçit
» Berluksoni: S‘kam bërë kurrë gafa
» Kinë, blerje rekord bonosh të thesarit amerikan


Zbulohen kandidatët, Mesi favorit për

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 398 here.

Spanja dhe Barcelona dominojne listen me nga gjashte futbolliste
Zbulohet kandidatet per çmimin "Lojtari me i Mire ne Bote" te FIFA-s per vitin 2009. Te gjithe futbollistet qe jane perfshire ne listen e vogel me 23 emra luajne ne ligat me te rendesishme europiane. "Qeveria" e futbollit boteror publikoi yjet qe do te jene ne gare per trofeun prestigjioz, vetem nje jave pasi "France Football" beri te ditur kandidatet per "Topin e Arte"....

.
.. Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Sporti :
» Zbulohen kandidatët, Mesi favorit për
» Galiani: David Bekham vjen në janar
» Rikuperohet Bogdani, gati ndaj Udinezes
» Apeli fal Ndreun, ulen 5 javë pezullim
» Kosovë-Serbi, më 5 nëntor përballë FIFA-s
» Ndërmjetësimi i IOC sheshon konfliktin KOKSH-MTKRS
» Dinamo, kreu i klasifikimit kalon nga Gramozi i Canajt
» Kapitullon Vllaznia, Tirana tani -6
» Salihi vjenez, Rapidi i kerkon gola
» Kakà: Zgjodha Realin para Çelsit...



   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.01.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 131.9 136.9
USD 90.20 93.60
GBP 143.6 149.2
CAD 80.17 88.70
CHF 87.20 90.60

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com - Powered by NewsRoom v.1.2.2 - Produkt i PikaWeb © 2007-2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal.