Ne kulmin e debatit per zgjidhjen e krizes politike, Bashkimi Europian ben te ditur se do te mireprese cdo marreveshje politike qe do te arrinte te respektonte njekohesisht edhe Kushtetuten dhe te drejten per te bere transparence mbi procesin e shkuar zgjedhor.
Ka qene perfaqesuesi i Komisionit Europian ne Tirane, Helmut Lohan, ai qe, pavaresisht se nuk ka dashur te komentoje asgje lidhur me kompromisin qe foli dy dite me pare homologu i tij i OSBE-se, Robert Bosch, ka theksuar se Bashkimi Europian do te pershendeste cdo zgjidhje mbi parimet e demokracise.
Bashkim i Europian do te mirepriste cdo lloj marreveshje qe do te arrihej mes udheheqesve politike te Shqiperise, e cila do te respektonte parimet e demokracise, te cilat jane kushtetuta dhe transparenca, - tha Lohan dje ne nje prononcim te shkurter per gazetaret.
Megjithese nuk ka dashur te beje te ditur nese ekziston apo jo nje dokument kompromisi, Lohan ka deklaruar se nga e marta e shkuar, kur edhe BE ka dhene nje qendrim zyrtar te fundit lidhur me krizen politike ne Shqiperi, nuk ka pasur asnje progres, duke lene te kuptohet se palet jane ende larg nje kompromisi.
Me lejoni te shtoj dhe nje fjale tjeter diten e marte BE ka theksuar rendesine qe te gjitha palet te bashkepunojne ne menyre aktive qe te rivendosin funksionimin e panderprere te parlamentit, duke perfshire si mazhorancen qeverisese ashtu edhe opoziten.
Qe nga dita e marte ne nuk kemi pare progres apo ecuri qofte ne parlament apo ne rruge, - u shpreh Lohan. Megjithate, ai i ka bere apel lidereve politike ne vend se ka ardhur momenti per ti dhene fund kesaj situate ne te mire te vendit. Tani eshte koha qe udheheqesit politike shqiptare ti japin fund ngercit politike ne Shqiperi, - u shpreh Lohan.