Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Lorik Cana: Ekipi u shthur dhe ne s'dinim c'te benim

Publikuar me : 13.10.2008 Ne : Sport - 261 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Mesfushori kuqezi thekson se eshte e veshtire ta ndryshosh mentalitetin. Ai thote se Shqiperia humbi shansin per te bere hapin e madh

Mesfushori i kombetares, Lorik Cana, me i kthjellet pas deshtimit me Hungarine, ka argumentuar humbjen. "Goli na shthuri,"thote 25 vjecari midis te tjerash, ne intervisten e dhene dje nga hotel "Aeroport Budapest". Pavaresisht dhimbjeve ne gju, Loriku thote se te merkuren do te jete patjeter ne fushe ndaj Portugalise.

Lorik, te gjithe jane te zhgenjyer per lojen e kombetares me Hungarine...?

Natyrisht, eshte me se e drejte. Ne baze te nivelit te kundershtarit, ishte nje rast i bukur per te arritur nje rezultat pozitiv. Barazimi do te ishte nje rezultat i mire. Ne disa momente kyce te lojes beme disa gabime. Ne fillimin e pjeses se dyte Hungaria u fut me mire ne loje. Pika jone e dobet eshte qe kur e pesojme, humbim organizimin. Kundershtari i shfrytezoi keto pika te dobta qe kemi. Kur jemi te organizuar, jemi te qete prapa. Pesuam ne nje moment kur nuk e prisnim. Jane disa episode, ku nuk ke cfare te thuash. Jemi te gjithe te merzitur.

Ne syrin tuaj, u pergatit mire kjo ndeshje?

Nuk e pergatitem mire ndeshjen. Per lojen dua te shtoj se kemi pasur shume shanse per arritur, te pakten barazimin. Pjesa e pare e ekipit ishte ne nje nivel te mire. Fizikisht ishim gati per ta mbajtur lojen ne kontroll dhe te mbyllnim hapesirat e kundershtarit. Goli na shthuri, madje rame shume nga ana fizike. Edhe une vete personalisht, pas golit te pare, nuk dija c'te beja, te mbroja apo te sulmoja. Ishte nje moment ku nuk dinim cfare te benim ne fushe.

Kur hapemi, nuk e perballojme dot. Mund te them se Bogdani ishte vetem ne sulm dhe i izoluar. Me pak fat do t'i conim gjerat ashtu si donim. Per disa detaje te vogla na prishet puna e gjithe ndeshjes. Akoma nuk kemi bere hapa perpara.

Pas ndeshjes trajneri ju mori vec bashke me Lalen. Cfare ju tha?

Kemi biseduar me trajnerin ne aspektin se cfare do te ndodhe gjate lojes, pasi duhet te mbajme organizimin. Jemi munduar, bashke me Skelen dhe Lalen, por eshte shume veshtire te ndryshosh mentalitetin. Trajneri na pyeti si po e ndienim skuadren. "Duhet te jemi te perqendruar ne cdo moment. Elementet e vogel kushtojne". Na kerkoi mendim per kete, por per Shqiperine eshte e veshtire. Bejme dy lojera te mira dhe pastaj u kthehemi gabimeve.

Mendoni se ne ndeshjen me Hungarine mund te behej nje hap i madh?

Dje mund te benim nje hap shume te madh. Nese merrnim rezultat, do te thonim se e kaluam nje shkalle. Rinovimi i kombetares besoj se do te zgjase edhe pak. Kam shume shpresa per te ardhmen, pasi kemi nje kombetare te re. Pas dy tre viteve mund te flasim ndryshe. Jam optimist per ta nisur nga e para me cunat.

Ne ndeshjet e kaluara keni dhene disa topa per sulmin, ndersa me Hungarine asnje...?

U mundova te beja lojen qe bej te Marseja. Une e kam te veshtire te organizoj. Jam lojtar fizik dhe depertoj. Nuk e bej dot pasin e fundit.

U vu re nje deshperim i jashtezakonshem dje, madje dhe nga lojtaret e stolit...?

Lojtaret qe s'kane qene ne fushe jane shume te deshperuar. Ekipi yne po jep maksimumin, te jeni te sigurt. Disa here vrapoj aq shume sa qe duket sikur do t'i bie murit.

Kete here edhe tifozet u zhgenjyen jashte mase, pasi shpresonin ne nje rezultat pozitiv?

Eshte e vertete qe tifozet po zhgenjehen, por do te mundohemi per te mbajtur koken lart. Une e ndiej shume, por fakti qe kemi disa lojtare te rinj jam shume optimist. Jam shume kurioz te shoh Shqiperine pas dy tre viteve.

E mbyllet ndeshjen i demtuar...?

Pas ndeshjes me Atletikon e Madridit me krijoi probleme gjuri, edhe dje u perplasa. Tani me ka mbledhur pak uje, por nuk ka problem per te qene ne ndeshjen e radhes. Jam plotesisht i gatshem.

Tani Portugalia. Duket sikur shkoni te dorezuar?

Nuk do te shkojme te dorezuar ne Brage. Do japim gjithe zemren, pastaj t'ia leme fushes. Kemi shanse, por Portugalia ka lojtare cilesore dhe nuk diskutohet qe eshte favorite. Do te bejme gjithcka per pike. Me bezdis shume fakti qe nuk po fitojme, pasi e urrej humbjen. Kam shpirt luftarak dhe dua te fitoj gjithnje.

 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit