Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Luka Toni, me ne fund luan ne Champions!

Publikuar me : 20.09.2008 Ne : Sport - 301 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sulmuesi i Bajernit luajti ndeshjen e pare ne Ligen e Kampioneve, ne moshen 31-vjecare: Himni, cfare emocioni!

Italianet kane qene protagonistet e aventures se fundit te Bajernit ne Ligen e Kampioneve. Me 11 prill 2007, Milani fitoi 2-0 ne Mynih, duke eliminuar bavarezet ne cerekfinale. Ne ate ndeshje, Masimo Odo e shpetoi porten nga nje goditje e Kristian Lelit dhe u vleresua me noten 8 per paraqitjen e tij. Pas eliminimit, Franc Bekenbauer, presidenti i Bajernit, tha: "Do te bej te pamunduren per te marre Luka Tonin". Toni ne ate kohe ishte ne Firence dhe e shikonte Ligen e Kampioneve nga televizori.

Pas nje viti e gjysme, gjerat kane ndryshuar. "Tani qe debutova ndaj Steauas e shoh si nje arritje personale," - tha italiani, pas mbremjes te se merkures ne Bukuresht. Bajerni, ne hapat e para te projektit Klinsman, u rikthye ne Champions, duke fituar 1-0 ndaj Steauas, me golin e Van Byjtenit. Toni luajti ndeshjen e tij te pare ne Ligen e Kampioneve, ndersa Odo perdori eksperiencen e atij, qe e ka fituar kete veprimtari ne te kaluaren. Vetem Vam Bomel e ka provuar te njejten kenaqesi nga futbolliste aktuale te Bajernit. Ja cila ka qene intervista e Tonit, pas ndeshjes ne Rumani:

- Debutuat ne Champions. Sa ju mundonte fakti se ende nuk kishit luajtur asnje ndeshje ne kete veprimtari?

- Ishte nje nga objektivat kryesore te karrieres sime, pasi i kam pare te gjitha mbremjet e Championsit, duke bere tifo me miqte e mi. Kur e degjova himin ne fushen e lojes, ndjeva nje emocion te papershkrueshem.

- Mendoni se Liga e Kampioneve do te ndihmoje per rritjen e imazhit tuaj ne Europe, pas deshtimit ne Euro 2008?

- Dua te konfirmoj faktin se mund te shenoj ne nivelet me te larta. Championsi eshte maksimumi ne nivel klubesh, duket si boterori. Synimi eshte te shkoj sa me larg te jete e mundur, ndersa "endrra" eshte ta fitoj...

- Si e vleresoni grupin e Bajernit?

- Ishte shume e rendesishme qe ta nisnim me fitore, sepse me Steauan, Lionin dhe Fiorentinen nuk ka skuader qe qendron mbi te tjerat. Do te jete nje beteje deri ne fund, sepse ka shume ekuiliber. Shpresoj te kualifikohen Bajerni dhe Fiorentina.

- Pas paraqitjes se dobet me fanellen "axurre", gjermanet pohojne se ndiheni me mire ne Mynih sesa ne shtepine tuaj. A jeni dakord?

- Eshte e vertete se ne Gjermani me kane pritur shume mire dhe po me trajtojne ne menyre te shkelqyer. Une kam shenuar shume gola per Bajernin dhe te njejten gje duhet ta bej edhe me kombetaren. Mos harroni se kam shenuar shume gola, edhe kur luaja ne Serine A.

- Gjithsesi, te Bajerni "po fluturoni". Tri gola ne tri ndeshjet e fundit, 42 ne 51 takime gjithsej...

- Kam pasur probleme demtimi gjate fazes pergatitore, por tani e kam rigjetur veten. Kur shenoj golin e pare te ndeshjes, do te thote se jam ne forme.

- Uli Henes ka thene se, edhe po t'ju zgjojne ne tre te nates dhe t'ju fusin ne fushen e lojes, ju do te shenonit...

- Nese e thote ai, perse mos t'i besojme? (Qesh)


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit