TIRANE- Ne Shqiperi funksionojne me shume se 1500 kazino. Nje pjese e mire e tyre punojne ne te zeze dhe kryejne evazion fiskal. Rritja se fundmi e taksave synon te coje drejt falimentimit te nje pjese te mire te tyre.
Rritja e konsiderueshme e taksave per kazinote dhe lojerat e fatit ndodhi para disa muajsh kur Parlamenti shqiptar miratoi nje ligj te ri per to.
Burime nga Ministria e Financave pohojne per DE, se rritja e taksave ishte nje mjet jo vetem per te mbushur arken e shtetit, por edhe per te sjelle falimentimin e disa prej kompanive te ketij biznesi, uljen e numrit te njerezve qe qindarken e tyre te fundit e hedhin ne ruleten e kazinose. Ne Shqiperi ka rreth 1500 kazino dhe lojera fati nje numer ky i konsiderueshem ne raport me popullsine.
Kazinote terheqin njerez me strese psikologjike dhe sociale
Sociologu, Kosta Bajraba, pedagog ne Universitetin e Tiranes, thote se Shqiperia kaloi nje tranzicion te veshtire. Pas 20 vitesh tranzicion, shume njerez jane te deshperuar, pasi nuk kane realizuar gjithe sa prisnin pune, te ardhura, jete me te mire.
Papunesia e larte dhe varferia, nga pikepamja sociologjike, krijon nje lloj stresi psikologjik dhe social, qe i con ata drejt kerkimit te alternativave qe mund ti nxjerrin nga kjo situate.
Nje arsye tjeter eshte stresi qe u krijohet nga situatat e ndezura politike qe kane karakterizuar rotacionin politik ne keto 20 vite te fundit. Tranzicioni ne Shqiperi ka prodhuar periudha tensioni dhe konflikti te larte politik, qe sjell tek njerezit stres social, psikologjik te perditshem. Dhe njerezit kerkojne te relaksohen duke iu drejtuar lojerave te fatit.
Industria e lojerave te fatit vepron ne baze te parimit kerkese- oferte. Numri i madh i kazinove, basteve i pergjigjet kerkeses se tregut. Por nga ana tjeter tregon se njerezve qe frekuentojne lojerat e fatit u mungojne alternativat e tjera, rrjeti i sherbimeve, mundesi te tjera argetimi. Do te mjaftonte si ilustrim fakti qe ne Tirane ka vetem dy kinema dhe qindra kazino.
Qeveria duhet te dekurajoje qytetaret qe tu drejtohen kazinove dhe lojerave te fatit duke iu ofruar njerezve alternativa te tjera, qe ata te mos kene arsye te perfundojne ne rrjetin e kazinove dhe lojerave te fatit- thote sociologu Kosta Bajraba.
Industri parazitare, pune ne te zeze
Industria e lojerave te fatit eshte per sociologun Bajraba, nje industri qe nuk kontribuon ne progresin e shoqerise. Eshte nje industri parazitare. Jo thjesht se u merr parate te varferve dhe te deshperuarve, por dhe te pasurve pasi klientet e lojerave te fatit i perkasin nje spektri te gjere te shoqerise, duke filluar nga niveli i shtresave te poshtme te shoqerise te varfrit, te deshperuarit, te papunet, te pashpreset , ata qe nuk kane vizion dhe nuk gjejne alternative deri tek shtresat me te larta te shoqerise,- thote ai.
Nje pjese e kesaj industrie punon ne te zeze, nuk paguan taksat, demton konkurrencen e ndershme ne treg. Fran Rica, drejtor i Departamentit te Luftes kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit sjell shifra qe tregojne nje tendence ne rritje te evazionit fiskal. Ka nje rritje te ndjeshme te veprave penale qe lidhen me zhvillimin e paligjshem te lojerave te fatit. Ne vitin 2009 pati 214 raste nga 113 ne vitin 2008.
Vetem gjate nje operacioni policor, strukturat e policise se shtetit u sekuestruan rreth 400 ambiente qe mbaheshin per zhvillimin e paligjshem te lojerave te fatit. U sekuestruan sasi te medha te kompjutereve qe perdoreshin ne menyre te paligjshme,- tregon Rica.
Zgjidhjen nga varesia e lojerave te fatit, sociologu Kosta Bajraba e sheh tek veprimi me dore te hekurt i ligjit i shoqeruar me ofrimin per qytetaret te alternativave te sherbimit, te argetimit dhe kalimit te kohes se lire. Keshtu do te vinte edhe zvogelimi i kesaj industrie ne Shqiperi. Ani Ruci