Perpara Afganistanit dhe Irakut, rreth nje dekade me pare, preokupimi i Uashingtonit ishte Kosova, e cila aktualisht nuk eshte me ne qender te vemendjes. Njembedhjete vjet pas nderhyrjes se NATO-s dhe dy vjet pas shpalljes se pavaresise, shteti i ri po perpiqet te konsolidoje pozicionin e vet ne harte, e per kete kerkon ndihmen amerikane. Natyrisht Kosova nuk eshte as Irak, e as Afganistan per nje mori arsyesh, por vazhdimi i tensioneve ne Ballkan sherben si kujtese rreth asaj se sa sfiduese dhe afatgjata jane angazhimet amerikane ne shtet-ndertim.
Puna nuk ka perfunduar ende. Kosova ishte shteti i fundit qe doli nga shperberja e Jugosllavise dhe ka ofruar prej kohesh mesime per Shtetet e Bashkuara lidhur me nderhyrjet e mepasme ne Afganistan dhe ne Irak dhe menyren e menaxhimit te dhunes nderetnike dhe dallimeve fetare. Zoti Bajden e beri te qarte pas takimit me zotin Thaci ne Uashington se Uashingtoni qendron pas Kosoves. Me gjithe tensionet rreth serbeve qe jetojne ne veri te Mitrovices, zoti Thaci kerkoi ndihmen e Uashingtonit per tu pajtuar me Serbine.
Por, Thaci theksoi se qe nga shpallja e pavaresise, Serbia nuk ka treguar gatishmeri per bashkepunim. Nga ana tjeter, qeveria serbe fajeson Kosoven se nuk deshiron kompromis. Ambasadori i Serbise ne Uashington citohet te kete thene se, duam SHBA-te dhe faktoret e tjere te mbeshtesin idene e sjelljes se paleve ne tryeze per nje zgjidhje te pranuar nga te gjitha palet. Te gjitha keto e lene administraten Obama ne mes te rruges, ashtu sic eshte ne shume pjese te tjera te botes, thjesht pa nje rruge te caktuar drejt zgjidhjes perfundimtare.
Eksperti amerikan Alan Kuperman thote se administrata Obama duhet tekerkoje nga shqiptaret tu japin autonomi serbeve ne veri, por ai shton se amerikanet nuk jane te gatshem te jene te ashper me shqiptaret. Nese qellimi i nderhyrjeve dhe shtetndertimit eshte vetem te dalim nga kaosi e te vendosim rregull, - atehere ne ia kemi arritur ketij qellimi ne Bosnje, Kosove e Maqedoni, thote Kritofer Çivid, specialist per Ballkanin. - Por, nese qellimi eshte te ndertojme nje demokraci te stilit perendimor, atehere nuk ia kemi dale mbane.
*IHT eshte edicioni global i New York Times. Marre me shkurtime nga Radio Europa e Lire