Ndahet nga jeta ne moshen 59-vjecare poeti Jamamber Marko.
Amaneti i fundit eshte nje titull per poezite e pabotuara. Bashkekohesit flasin per krijimtarine e Markos se ri
Kjo eshte fjalia e fundit qe tha Jamarber Markoja (1951-2010), biri i shkrimtarit Petro Marko, mesnaten e se shtunes, pak para se ora te lajmeronte fillimin e dites se re. E motra, Arianita, e kish pyetur sesi donte qe ta titullonte vellimin tjeter me poezi te pabotuara, qe ajo i ruan ne disa blloqe. Pasi iu pergjigj, mbylli syte dhe i dha fund lengates 4 mujore ne apartamentin qe ndodhet ne bulevardin Zogu I, aty ku kane jetuar gjithe jeten Markot. Muret e dhomes se vogel ku ai rrinte, lexonte, shkruante, vuante, jane plot me objekte. Shihet aty korniza e vogel qe mban nje pikture te Rilindjes, trofeu ne qeramike i Çmimit te Letersise (1995), nje flamur me stemen e Juventusit, nje fotografi me femije.
Kjo eshte ajo bote e bukur e Mados, qe rri kundruall me ate te vuajtjes.
Gruaja qe i ka sherbyer 9 muajt e fundit, tregon se ai dje ka kerkuar te dale ne dritare, te shoh ate copez bote qe gjallon ne rrugicen e Dervish Hatixhese. Te dyja grate, ajo bashke me Arianiten, nuk arriten tja plotesonin kete deshire. Ceroza ne melci e kishte renduar shume kohet e fundit, aq sa i mori jeten ne moshen 59-vjecare.
Safoja 85-vjecare, e ema, hahet prej kohesh me semundjen e alzheimerit dhe nuk e di qe i biri po largohet pergjithmone prej saj. Arianita ka vendosur ta duroje vetem edhe kete shuplake te rende te fatit. Ka preferuar qe ne kete shfaqje te fundit te jete me rrethin e ngushte te te afermve dhe fqinjeve, qe kane qene perhere aty.
Komshinjte kujtojne cdo detaj te jetes se Mados, capkenlleqet ne vogeli, rezultatet e shkelqyera ne shkollen e mesme, pasionin per gazetarine gjate studimeve te larta (qe i perfundoi me 1974). Me tej filli keputet. Çehrja u ndryshon dhe sikur bezdisen te flasin. Ne moshen 24-vjecare Jamarber Markoja u denua me 7 vite burg nga regjimi i Hoxhes, per propagande antikomuniste. Arianita tregon se jeta ne Spac i shkaterroi jeten. Asaj I godasin si comange ne koke fjalet e fundit ne agoni te te vellait Shkuan ta arrestonin, po ai pati fat, kishte vdekur. Tani ajo po i merr vesh kuptimin.
Vec historive te bukura qe u thoshte miqve te tij, kur pinin nga nje gote te bari i qoshes ne rrugen Fortuzi, Madoja kishte qindra te tjera te trishta per kohen e burgut. Ata i tregonte me ironi qe ther ne shpirt.
Fqinjet kishin qejf ta kishin prane kete njeri qe sic prodhon toka bimen, i prodhonte truri poezite, qe thoshte fjale magjike, qe i jepte mend te gjitheve.
Mire fqinjtet, po te tjeret, ku ishin dje? Ku jane bashkekohesit, njerezit dhe perfaqesuesit e institucioneve te kultures?
Ata qe e marrin vesh rastesisht, mbeten te cuditur qe Madoja nuk eshte me.
Ka prej tyre qe nuk ngurrojne te thone dy fjalet per krijimtarine e tij pas 90-es, duke iu referuar dy veprave Rastesisht me dashje (1995) dhe Pro Nobis (2001).
Ka te tjere bashkekohes qe nuk i njohin veprat.
Shkrimtari Agron Tufa, e shpjegon perse-ne.
Nuk ka lakmuar as lavdi, as vend ne poezine shqipe. Prandaj dhe mbeti fare pak i njohur, sikunder edhe shkalla karakteristike e indiferences se kritikes sone letrare jofunksionale. Mbetet nje autor jashte referencial, i paperseritshem ne zerin e vet dhe i pakrahasueshem.
Per poetin Arjan Leka Maduja shkruante i shkeputur nga ritmi i botimit dhe lexuesit te tij.
Nje tjeter njeri i letrave, romancieri Zija Çela e vlereson poezine e Mados per sinqeritetin. Jamarberi nuk shkruante arsyeshem, nuk shkruante pse poeti duhet te shkruaje, ai derdhte ne leter klithmat e veta, shprehet Çela.
Per keta njerez, vetmia dhe jeta plot vuajtje e tij kane lindur poezine. Ai thjesht i hapte udhen dhe i zbrazte ne leter.
Te gjithe jane ne nje mendje, qe vlera me e madhe e Markos se ri, si poet, eshte fakti se ai nuk derdhi helm ne poezine e tij, e la ate te bukur e te paster. Kur e pyesim Tufen se cfare tiparesh e bejne krijimtarine e Mados te qendroje vecmas ne poezine e pas 90-es, ai pergjigjet Drama e qete meditative, puna e tendosur e mendimit, metafora asketike. E perseris ne forme tjeter ai eshte nje shpend krejt i pangjashem ne peizazhin e poezise shqipe.
Nuk mund te rrihet goje kycyr perpara vleresimit qe merr shkrimtari dhe artisti shqiptar si ne te gjalle te vet, por edhe kur largohet nga jeta. Ata nuk e njohin nje kafe njerezore ne shtepine e shkrimtarit te vdekur, thote Zija Çela per politikanet dhe qeveritaret dhe per qendrimet e ftohta qe jo rralle mbahen ne kesi rastesh.