Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Majko Jemi ne nje kolaps politik dhe rrezikojme stanjacionin

Publikuar me : 30.08.2010 Ne : Shendeti - 151 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko, shprehu dje mendimin se debati i mirefillte qe behet aktualisht per transparencen e zgjedhjeve nuk eshte nje debat profesional, se sa nje debat politik. Ne nje prononcim te dhene per gazeten Shekulli, zyrtari larte socialist deklaroi se per menyren se si ka ecur procesi prej nje viti eshte e qarte se nepermjet ketij debati, ne nje menyre apo tjeter, po qartesohet menyra dhe cilesia e qeverisjes ne Shqiperi. Aktualisht jemi ne nje kolaps politik dhe rrezikojme stanjacionin. Per fat te keq aktualisht qeverisja ne Shqiperi eshte jashte cdo kuadri kontrolli ligjor, qofte nga opozita ne parlament,- u shpreh Majko. Ai theksoi se per arsye tanime te njohura ne publik, edhe institucionet e tjera te pavarura jane mese te kufizuara per te kryer detyren e tyre kushtetuese karshi nje qeverisje dhe nje partie e cila eshte njesuar me shtetin. Ne kete kuader, nenvizoi anetari i Komisionit te Ligjeve, diskutimi rreth faktit se jane apo nuk jane materiale zgjedhore fletet e votimit, eshte nje diskutim krejtesisht absurd. Kjo pasi, vijoi deputeti socialist, nuk mund te hapet debat, apo te zhvillohet nje debat profesional me njerez te cilet tanime eshte e qarte qe kane marre urdhra per tu shprehur ne nje menyre e cila e vendos procesin e hetimit te zgjedhjeve ne nje kolaps te mirefillte politik.

Dua te nenvizoj se, ne nje shtepi ku eshte kryer krim nuk besoj se mund te mund te kategorizohet ne pjeserisht e banueshme dhe pjeserisht e pabanueshme, ajo bllokohet e gjitha per tu futur ne procesin hetimor. E njejta gje ndodh edhe me zgjedhjet e vitit te kaluar per nje arsye shume te thjeshte, qe edhe vete mazhoranca e ka pranuar ne parim hetimin thelbesor te ketyre zgjedhjeve,- vleresoi Pandeli Majko. Ai tha se nuk beson qe ne parim Kryeministri aktual do te pranoje fillimin e nje procesi normal hetimor per zgjedhjet. Per me teper, nenvizoi zyrtari larte socialist, tanime gjithsecili eshte i qarte se cfare ka cilesia e zgjedhjeve qe kaluan brenda kutive te votimit. Nese do te kishte nje hapesire politike gjithmone, per ate e kam fjalen, ju siguroj se kjo do te kishte ndodhur, se ka rreth nje vit qe ka kaluar nga zgjedhjet e meparshme, opozita ka bere disa oferta dhe ne pergjithesi strategjia e doktor Berishes ka qene shtyrja ne kohe e ketij procesi, lodhja e kesaj historie politike duke bere qe ne opinionin publik te shikohet ne vazhdim me nje lloj merzie, e cila ka krijuar produktin e nje kolapsi politik dhe rrezikon te na shtyje drejt nje stanjacioni, analizon situate politike anetari i Kryesise se Partise Socialiste.


Anetari i Komisionit te Ligjeve vleresoi gjithashtu se procesi hetimor qe po kerkohet prej mese 1 viti nuk mund te ndertohet mbi bazen e opinioneve personale te kujtdo qe eshte aktualisht ne zyren e Kryeministrit. Ne Shqiperi ose do te kete, ose nuk do te kete nje proces hetimor per zgjedhjet dhe si i tille, ashtu sic eshte deklaruar edhe ne rezoluten e PE, ai duhet te perfshije te gjitha materialet zgjedhore. Çeshtja e transparences se materialeve zgjedhore nuk perben asnje lloj rinumerimi per te rishikuar rezultatin, deklaroi Majko. Sipas tij, tanime gjithcka eshte e qarte qe dhe nese do te arrihet nje kompromis, do te kryhet nje hetim i cili qellimin final dhe fondamental ka nxjerrjen e nje vargu konkluzionesh per te mos lejuar qe te perseriten te njejtat gabime te cilat kane sjelle riperseritjen ciklike te krizave politike ne Shqiperi. I pyetur mbi deklaraten e kryetarit te KQZ, se me dekretimin e dates se zgjedhjeve do te nise puna per pastrimin e kutive, zyrtari i larte i PS vleresoi se perderisa palet politike ne Shqiperi kane rene dakord ne parim per nje hetim te zgjedhjeve, mendoj se cdo individ qe do te kerkonte djegien e provave te hetimit do te duhej te mendohej me shume se sa nje here.

Per debatin
Debati i mirefillte qe behet aktualisht per transparencen e zgjedhjeve nuk eshte nje debat profesional, se sa nje debat politik. Aktualisht jemi ne nje kolaps politik dhe rrezikojme stanjacionin. Per fat te keq aktualisht qeverisja ne Shqiperi eshte jashte cdo kuadri kontrolli ligjor, qofte nga opozita ne parlament. Institucionet e pavarura jane mese te kufizuara per te kryer detyren e tyre kushtetuese.



Per hetimin

Ne nje shtepi ku eshte kryer krim nuk besoj se mund te mund te kategorizohet ne pjeserisht e banueshme dhe pjeserisht e pabanueshme, ajo bllokohet e gjitha per tu futur ne procesin hetimor. E njejta gje ndodh edhe me zgjedhjet e vitit te kaluar per nje arsye shume te thjeshte, qe edhe vete mazhoranca e ka pranuar ne parim hetimin thelbesor te ketyre zgjedhjeve.

Per zgjedhjet

Ka rreth nje vit qe ka kaluar nga zgjedhjet e meparshme, opozita ka bere disa oferta dhe ne pergjithesi strategjia e doktor Berishes ka qene shtyrja ne kohe e ketij procesi, lodhja e kesaj historie politike duke bere qe ne opinionin publik te shikohet ne vazhdim me nje lloj merzie, e cila ka krijuar produktin e nje kolapsi politik dhe rrezikon te na shtyje drejt nje stanjacioni.



Per materialet

Procesi hetimor qe po kerkohet nuk mund te ndertohet mbi bazen e opinioneve personale. Ne Shqiperi ose do te kete, ose nuk do te kete nje proces hetimor per zgjedhjet dhe si i tille, ashtu sic eshte deklaruar edhe ne rezoluten e PE, ai duhet te perfshije te gjitha materialet zgjedhore. Çeshtja e transparences se materialeve zgjedhore nuk perben asnje lloj rinumerimi per te rishikuar rezultatin.


Partia Socialiste tha sot se kushti per te bashkepunuar me palen tjeter politike eshte transparenca e zgjedhjeve. Kjo deklarate erdhi si reagim i selise roze ndaj deklaratave te mehershme te LSI-se, per te bashkepunuar per reformat kryesore ne vend


Deputetja e PS-se Gjermeni tha se zgjedhjet e 28 qershorit nuk i prishi kodi zgjedhor por pushteti qe vodhi votat, dhe po pengon transparencen e kutive, duke shkelur kushtetuten.


Transparenca e zgjedhjeve te shkuara eshte garancia zgjedhjeve te ardhshme. Ta harroje tryezen e bashkepunimit, nje reforme te re ligjore, kush nuk ka kurajo te ulet ne tryezen e hetimit te te gjitha shkeljeve te ligjit ekzistues zgjedhor-theksoi Gjermeni


Me heret Sekretari per Marredheniet me Publikun ne LSI, Ardit Cela tha se qendrimi I PS-se ka qene bllokues ndaj reformave.


Partia Socialiste duhet ta kuptoje njehere e mire, se interesat kombetare qendrojne mbi gjithcka, dhe se qendrimi ne llogore te mbyllura e te betonuara, vetem e vetem per hire te interesave personale, eshte kontributi me negativ qe mund te jape per zhvillimin dhe te ardhmen e vendit.- tha Cela



Partia Socialiste ka propozuar qe te fillohet hetimi i zgjedhjeve te fundit nga Komisioni i ri Parlamentar, fletet te mos digjen, por te arkivohen dhe vendimi te jepet permes nje opinioni nga Komisioni i Venecias.

Burime nga selia roze bejne me dije se kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Gramoz Ruci i ka paraqitur kete propozim homologut te tij demokrat, Astrit Patozi. Te njejtat burime saktesojne se zyrtari i larte socialist ka paraqitur opsionin e mundshem per hetimin e zgjedhjeve, duke filluar punen e Komisionit te ri Hetimor dhe vendimi per fletet e votimit te merret me pas.

Lidhur me kete propozim nuk ka pasur asnje reagim nga PD-ja. Sipas socialisteve, krahas kesaj jane parashikuar edhe modalitetet qe do te ndermerren nese pranohet nje oferte e tille. E gjithe kjo levizje eshte shqyrtuar mire nga grupi i eksperteve socialiste, te cilet kane zhvilluar mbledhje me sekretarin e Ceshtjeve Ligjore, Fatmir Xhafaj, ku kane diskutuar teknikat e mundshme per te bere transparencen e zgjedhjeve permes hapjes se kutive te votimit. Nje opsion i hedhur nga ky grup juristesh ka te beje me arritjen e konsensusit me PD qe permes nje rezolute te miratuar nga Komisioni i ri Hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit ti kerkojne Komisionit te Venecias interpretimin per hapjen e kutive.

Theksohet se y veprim mund te kryhet permes drejtimit te kesaj rezolute kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kjo e fundit ti drejtohet Venecias. Nje tjeter opsion eshte edhe ai i dergimit ne Gjykaten Kushtetuese dhe ky institucion ti drejtohet Venecias per ceshtjen e hetimit te zgjedhjeve permes hapjes se kutive te votimit.

________________


Dje PD dhe PS replikuan ne distance nepermjet medias, mbi mundesine e thirrjes se Kuvendit per krijimn e komisionit hetimor per hetimin e zgjedhjeve te shkuara. Partia Socialiste me deputetin Fatmir Xhafaj, dhe Partia Demokratike me deputetin Viktor Gumi ne komunikimet e sotme publike duket se kane rene dakord per ngritjen e komisionit hetimor, por fletet e votimit mbetet ende ceshtja ku dy partite me te medha ne vend ndahen.


Reagimi i PD-se
Partia Demokratike ka reaguar menjehere pas deklarates se PS-se, mbi mundesine e mbledhjes se parlamentit ne nje seance te jashtezakonshme per ngritjen e komisionit hetimor per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit.


Deputeti i PD, Viktor Gumi ne nje reagim publik, menjehere pas deklarates se deputetit te PS Fatmir Xhafaj, tha se ne zbatim te kerkesave te Rezolutes se PE-se, Grupi Parlamentar i Partise Demokratike eshte i gatshem, qe ne cdo kohe te therrase Kuvendin.


Grupi parlamentar i Partise Demokratike konsideron se, ne respekt te Kushtetutes, kodit zgjedhor dhe vendimeve te gjykates, rezoluta mund dhe duhet te zbatohet ne fryme e ne germe, nenvizoi deputeti i PD-se.


Duke iu referuar negociatave PS-PD mbi ngritjen e komisionit hetimor, ai tha se Partia Socialiste ka bere propozimet e saja, ku rikonfirmon pozicionet e saj te meparshme


Ai gjithashtu, hodhi poshte deklaratat e kolegut te tij Fatmir Xhafaj, se mozhoranca nuk ka vullnet per zgjidhjen e krizes.



Komunikimi i PS-se
Duke perseritur faktin se reforma zgjedhore kushtezohet nga hetimi i zgjedhjeve te 28 qershorit, Partia Socialiste eshte shprehur e gatshme per nje seance te jashtezakonshme parlamentare per ngritjen e komisionit hetimor.

Gjate nje deklarate per mediat, deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka theksuar se negociatat per zgjidhjen e krizes politike vazhdojne. Ai ka kujtuar se kreu i grupit kuvendor Gramoz Ruci eshte takuar dy here me homologun demokrat Astrit Patozi dhe tashme opozita e ka thene fjalen e saj.



Ne kemi bere propozime te reja, nderkohe qe qeveria nuk ka vullnet te zbatoje Rezoluten e PE-se- ka thene Xhafaj.

Sipas tij, hetimi i zgjedhjeve eshte thelbesor e per kete parlamenti duhet te ngreje komisionin e ri hetimor qe te merret me transparencen.




______________




______________________
14 korrik



Negociatat PS-PD, OK komisionit hetimor me shumicen e opozites


UPDATE- Kreu i grupit te PS-se, Gramoz Ruci ka konfirmuar pas takimit me homologun demokrat, Astrit Patozi se te dy palet kane vullnetin per ti dhene nje zgjidhje institucionale ketij problemi.

Pas nje takimi qe ka zgjatur mese dy ore, Ruci ka pohuar pe mediat se eshte rene dakord ne keto pika

Se pari, te dy palet rane dakord per domosdoshmerine e ngritjes se komisionit hetimor lidhur me transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit, sa me shpejt te jete e mundur brenda ketij sesioni parlamentar dhe ky komision te jete i ri, jo ne vazhdim i atij vendimi te meparshem te parlamentit.

Se dyti, te dy palet rane dakord qe mazhorancen dhe drejtimin e komisionit ta kete opozita dhe lidhur me kete ne takimet qe do te pasojne te gjejme modalitetet perkatese ligjore qe kjo dakordesi politike te garantohet ligjerisht.

Se treti, rame dakord qe objekti i hetimit te jete gjithcka qe ekziston ne kutine e materialeve zgjedhore.

Se katerti, rame dakord qe te gjitha institucionet shteterore KQZ-ja, apo institucione te tjera private qe kane lidhje me zgjedhjet sipas kerkesave qe une i parashtroj komisionit qe mund te ngreje parlamenti shqiptar, te jene te detyruara qe ti pergjigjen ne nje afat kohor sa me te shpejte dhe mundesisht brenda 7 ditesh.

Dhe se fundi rame dakord qe te jete objekti i diskutimit te takimeve qe do te pasojne gjetja e modaliteteve per trajtimin e kutive te fleteve te votimit.



PATOZI
Nderkohe kreu i grupit te PD-se, Astrit Patozi ka konfirmuar renien dakord per ngritjen e komisionit me shumice opoziten, por eshte shprehur i palekundur ne qendrimin e mazhorances sa i takon fleteve te votimit, per te cilat sipas tij, PS-ja duhet ti drejtohet Gjykates.


I bera te qarte bashkebiseduesit tim, Gramoz Ruci se mazhoranca eshte per respektimin e plote te shtetit ligjor dhe brenda ketyre hapesirave eshte gati te pranoje cdo leshim te opozites. Jemi gati te implementojme frymen e rezolutes se Parlamentit Evropian, duke theksuar se nuk ka dhe nuk do te kete asnje dokument qe i referohet Shqiperise qe do te perfshije ne rradhe e tij kapercimi e nenit te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit, u shpreh Patozi.

Palet jane takuar se bashku ne Kryesine e Kuvendit per arritjen e nje marreveshje qe do ti jape fund krizes politike disamujore ne vendin tone.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit