Kujtimet e Toni Blerit te botuara ne liber per dekaden sa ishte ne pushtet, po nxisin nje atmosfere te njejte si me ate te yjeve te Hollivudit. Libri me titull A Journey tashme ka zene vendin e dyte ne listen e librave me te shitur ne Britani.
Libri perfshin vitet 1997 - 2007, mirepo interesi i publikut shume me teper perqendrohet ne lidhje me ate se cka zbulon Bleri rreth vendimit per tiu bashkuar nderhyrjes ushtarake te udhehequr nga amerikanet ne Irak.
Bleri thote se nuk pendohet per vendimin qe te shkohet ne lufte kunder Irakut dhe se ai beson qe largimi i Sadam Hyseinit e ka bere ate vendim te vlefshem. Megjithate, ai thote se asnjehere nuk e ka paramenduar shperthimin e dhunes sektariane, terrorin apo viktimat e shumta ne popullaten civile dhe ushtri. Ai ndjen jashtezakonisht keqardhje per viktimat, mirepo kerkon nga lexuesit qe me shume te reflektojne nese vendimi i tij ndoshta ishte i drejte.
Ne korrik te vitit 2003, ai mbajti fjalim ne Kongresin amerikan ku e mbrojti me pasion nderhyrjen ushtarake ne Irak. Te njejtin pasion ai tani e shfaq kur flet per viktimat e ketij invazioni.
Nese ne kemi te drejte, - dicka qe e besoj me cdo qelize te trupit dhe kam bindjen qe ne kemi te drejte, - dhe nuk veprojme, atehere kjo do te thote qe ne hezitojme perballe ketij kercenimi ne kohen kur eshte dashur te tregojme lidership.
Kjo eshte dicka qe historia nuk do ta falte, kishte thene Bler ne vitin 2003, ne Kongresin amerikan.
Historia ende nuk e ka dhene verdiktin e saj. Nderkohe, kundershtaret e luftes dhe te Blerit, vazhdojne ta shprehin faktin se ata nuk e kane falur ate.
Kjo me se miri u tregua kur Bler u perball ne Londer me nje komitet hetues per luften e Irakut ne fillim te ketij viti. Protestuesit therrisnin Toni Bler - War Criminel (Toni Bler - kriminel lufte).
Mirepo, lufta ne Irak nuk eshte e vetmja teme, per te cilen Bler flet ne librin e tij. Ai ben nje gjykim te ashper per trashegimtarin e tij ne poziten e kryeministrit britanik, Gordon Braun. Bler, kohen gjate se ciles Braun ishte kryeminister, e quan katastrofale, mirepo e vlereson pozitivisht ate kur eshte fjala per inteligjencen analitike.
Ai flet edhe per vdekjen e Princeshes Diana, marredheniet me Mbretereshen Elizabeta, si dhe per konsumimin e alkoolit.
Besoja se e kontrolloja sasine qe pija, por ne te njejten kohe isha i vetedijshem se alkooli ishte bere nje lloj perkrahesi per mua, thote Bler per konsumimin e alkoolit. Ish-kryeministri britanik raportohet se ka marre nje paradhenie prej 7 milione dollaresh per botimin e librit.
Ai ka deklaruar se fitimet qe do te vijne nga shitja do ti jape si donacion per nje organizate qe ndihmon veteranet e luftes ne Britani.
Radio Free Europe emeton programe nw shqip ne gjithe hapesiren e Kosoves prej vitit 2001