Publikuar me : 10.09.2008 Ne :
Sport - 276 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Kombetarja malteze ka mberritur ne Tirane ne oret e vona te se dieles.
Rivalet e se merkures per perfaqsuesen tone kane nxituar te zbarkojne sa me pare per tu ambientuar para ndeshjes, jo vetem me klimen tone, por edhe me fushen ku do te zhvillohet takimi.
Malta pesoi nje humbje te thelle 0-4 perballe Portugalise te shtunen. Pasditen e djeshm djemte e drejtuar nga Dushan Fitzel kane zhvilluar seancen e pare stervitore ne kompleksin Dinamo. Sot ne oren e ndeshjes kundershtaret e kuqezinjve do te zhvillojne te fundit ne Qemal Stafa.
Takimi do drejtohet nga nje treshe arbitrash austriake. Kryesor do te jete Robert Shoergenhofer, ndersa asistente te tij, Breuter e Buk.
Nderkohe kane dale ne shitje edhe biletat e ndeshjes. Tribuna A kushton 3000 mije leke, ajo D2, 700, ndersa triubunat D1 e D3, 500 leke. Nje vend ne tribunat C dhe E kushton 200 leke.