Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Kuriozitete
Manovra e PD, merr shumicen ne komisione. Ja emrat e deputeteve

Publikuar me : 05.03.2010 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 348 here.
'

UPDATE- Ate qe nuk ia dha sovrani me vote ne 28 qershor, pra shumicen e nevojshme edhe ne komisionet kuvendore, mazhoranca e djathte e ka marre ne tavoline nepermjet nje manovre parlamentare. Me votat e saj dhe pa pranine e opozites, shumica e djathte ka ndryshuar dje ne seance plenare rregulloren e Kuvendit, duke bere te mundur krijimin e hapesires qe nje deputete mund te jete njekohesish anetare i perhershem ne dy komisione parlamentare, duke bere te mundur keshtu qe te siguroje shumicen ne cdo komision te perhershem parlamentar. Me 73 vota pro dhe asnje kunder, deputetet e djathte kane miratuar ndryshimin e Rregullores se Kuvendit ne dy pika, dhe pikerisht ne nenin 8 ku behet fjale per Konferencen e Kryetareve dhe ne nenin 20 ku percaktohet menyra e funksionimit te komisioneve.


Komisionet

Te gjendur shpesh here ne veshtiresi per shkak te numrave te munguar ne komisione, mazhoranca e djathte vendosi dje ta beje te ligjshme ate qe deri dje e bente ne kundershtim me rregulloren e funksionimit te Kuvendit. Ne emer te shumices se djathte, kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, i kerkoi kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, qe te perfshinte ne rendin e dites dhe nje pike te vecante per ndryshimin e rregullores sipas nje propozimi, sipas tij, ishte miratuar vetem dy dite me pare ne Keshillin per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet. Ne emer te ketij keshilli, deputeti Viktor Gumi prezantoi ndryshimet e paraqitura, duke theksuar se ato behen ne baze te parimit kushtetues te shumices parlamentare jo vetem ne seance, por edhe ne komisione. Sipas tij, rregullorja ekzistuese pengonte qe shumica qeverisese te kishte edhe shumicen ne komisionet e perhershme parlamentare. Per kete, ai ka sjelle ne vemendje se nje hapesire te tille e parashikonin edhe rregulloret e nje sere parlamentesh te Bashkimit Europian. "Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet ne mbledhjen e tij te dates 02.03.2010 shqyrtoi propozimin e bere nga grupi parlamentar i PD-se per disa shtesa dhe ndryshime ne Rregullore. Ne kete mbledhje u diskutua mbi propozimet e bera si nevoje pas ndryshimeve kushtetuese, si dhe respektimit te parimit kushtetues te shumices parlamentare ne nivelin e seances plenare dhe ne komisione", - tha Gumi ne fjalen e vet. Nderkohe, me ndryshimin e bere tashme si rregull nje deputete duhet te jete anetar i perhershem i nje komisioni, dhe jo me shume se dy te tille. Ky ndryshim ben te mundur qe nje deputet te jete anetare i perhershem ne me shume se nje komision, cka i jep shansin shumices qeverisese qe te krijoje ne kohe shumicen ne komisione dhe te evitoje ne kete menyre cdo mundesi bllokimi nga ana e opozites.


Emrat


Por, megjithate duket se mazhorances nuk i mjafton ky ndryshim, pasi menjehere ka shkelur amendimin e bere ne rregullore. Keshtu, ajo dje ka votuar shtesat e deputeteve neper te gjitha komisionet e perhershme, por duke mos respektuar rregullin qe nje deputete nuk mund te jete anetare i perhershem ne me shume se dy komisione. Gjate miratimit te djeshem shumices i ka shpetuar ky detaj, duke votuar deputeten Mesila Doda, si anetare edhe ne dy komisione te tjera, pervec atij te medias, ku aktualisht bente pjese. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke lexuar emrat e rinj qe shtoheshin neper komisione ka bere te ditur se Mesila Doda do te jete anetare e perhershme pervec komisionit te Medias edhe ne komisionin e Ligjeve dhe ate te Integrimit. Gjithashtu, seanca ka miratuar edhe ndryshimin e nenit 8 te rregullores, duke hequr fjalen dy zevendeskryetar dhe duke e zevendesuar ate me fjalen nenkryetaret. Ne kete menyre ajo ka ligjeruar nje veprim qe e kishte ndermarre qe ne fillim te kesaj legjislature, per te bere strukturen drejtuese te parlamentit me 3 zevendeskryetar.




Emrat e PS-se ne komisione,
Kuvendi miraton perberjen


Rikthimi i opozites ne Kuvend ka bere qe te marrin formen e tyre te plote edhe komisionet e perhershme parlamentare. Kuvendi ka miratuar dje ne seance plenare propozimet e kreut te grupit te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, per shperndarjen e deputeteve socialiste neper komisionet parlamentare. Nje shperndarje kjo qe ishte percaktuar me pare gjate mbledhjes se grupit parlamentar socialiste. Nga lista e miratuar dje ne mbremje ne seance vihet re se nga deputetet e vjeter te paktat kane qene levizjet nga komisionet e meparshme. Keshtu, ka ndryshuar komision Kastriot Islami, i cili nga komisioni i Jashtem ka kaluar ne ate Medias. Nje levizje kjo qe gjate mbledhjes se grupit eshte kundershtuar nga Islami, i cili ka deklaruar se nuk kishte asnje lidhje me komisionin e Medias ku e kishin cuar. Nderkohe, ka levizur edhe deputeti Albert Çaci, i cili nga komisioni i Shendetesise ka kaluar ne ate te Ekonomise, ku me pare merrte pjese si zevendesues. Numrin me te madh te deputeteve PS-ja e ka percaktuar ne komisionin e ligjeve, ku do te perfaqesohet me 11 deputete, shumica prej tyre figura te njohura ne kete fushe. Keshtu anetare te ketij komisioni, pervec emrave te meparshem, do te jene edhe Armando Subashi, Damian Gjiknuri, Shegushe Ligori, Dashamir Peza, Ermonela Felaj, Saimir Tahiri dhe Vasilika Hysi. Komisioni i dyte per nga rendesia mbetet ai i Ekonomise, ku PS-ja do te perfaqesohet me 10 deputete, ku pervec te anetareve te vjeter do te bejne pjese edhe Arben Ahmetaj, Ervin Koci, Gjovalin Kadeli, Ilir Bejtja, Mimi Kodheli dhe Rudina Seseri. Nje numer te larte perfaqesuesish PS-ja ka percaktuar edhe ne komisionin e Veprimtarise Prodhuese ku anetaresia eshte thuajse e re. Ne te jane percaktuar anetare te perhershem deputetet Artan Gaci, Besnik Bare, Blendi Klosi, Eduard Shasli, Fatos Tushe, Gjok Jaku, Hazir Gashi, Ilir Beqja, Namik Dokle, Ndue Kola dhe Sadri Abazi. Pervec anetareve ne komisionet e perhershme grupi parlamentar i Partise Socialiste ka miratuar dje ne mbledhjen e tij te paradites edhe emrat e deputeteve qe do te jene anetare te delegacioneve te perhershme te Kuvendit te Shqiperise ne marredheniet me institucionet nderkombetare.


Komisioni i Ligjeve

Arben Isaraj
Armando Subashi
Bashkim Fino
Damian Gjiknuri
Shegush Ligori
Dashamir Peza
Ermonela Felaj
Fatmir Xhafaj
Pandeli majko
Saimir Tahiri
Tom Doshi
Vasilika Hysi

Komisioni i Ekonomise

Arban Çaci
Andis Harasani
Arben Ahmetaj
Arben Malaj
Erjon Brace
Ervin Koci
Gjovalin Kadeli
Ilir Bejtja
Mimi Kodheli
Rudina Seseri


Komisioni per politiken e jashtme

Arta Dade
Ilir Gjoni
Olta Xhacka
Qemal Minxhozi

Komisioni per integrimin europian

Ditmir Bushati
Ermelinda Meksi
Taulant Balla
Gramoz Ruci

Komisioni per Sigurine Kombetare

Arben Çuko
Armando Prenga
Asallan Dogjani
Ben Blushi
Gazmend Bizhga
Piro Lutaj
Skender Hasaj
Xhemal Qefalia

Komisioni per ceshtjet sociale

Englantina Gjermeni
Eltar Deda
Ethem Ruka
Klodiana Spahiu
Vangjel Tavo


Komisioni per veprimtarine prodhuese


Artan Gaci
Bensik Bare
Blendi Klosi
Eduart Shasli
Fatos Tushe
Gjok Jaku
Hazir Gashi
Ilir Beqja
Namik Dokle
Ndue Kola
Sadri Abazi


Komisioni i Medias dhe Arsimit


Agim Leka
Alfred Dalipi
Enkelejda Shkreli
Fatmir Toci
Fidel Ylli
Kastriot Islami
Luiza Xhuvani
Marko Bello
Valentina Leskaj


Delegacionet e PS-se

Delegacioni i Asamblese Parlamentare te KiE


Arben Ahmetaj
Damian Gjiknuri
Olta Xhacka

Komiteti Parlamentar AL-BE

Valentina Leskaj
Arben Malaj
Saimir Tahiri
Ilir Beqja
Taulant Balla
Ditmir Bushati
Ermelinda Meksi


Komisioneret e rinj te PD-se

Ne komisionin e Ligjeve


Mesila Doda
Aldo Bumci
Fatos Hoxha
Edi Paloka
Lajla Pernaska (zevendesues)
Rajmonda Bulku (zevendesues)

Komisioni i Ekonomise

Flamur Noka
Adriana Gjoni
Luan Skuqi
Bedri Hoxha ( zevendesues)

Komisioni i Sigurise

Gazment Oketa
Ardian Turku
Osman Metalla

Komisioni i Veprimtarise Prodhuese

Zybi Hida
Selami Xhepa
Islami Hoxha
Kreshnik Çipi
Rahim Çota
Aldo Bumci ( zevendesues)
Arenca Trashani ( zevendesues)

Komisioni i Medias

Gent Strazimiri
Gerti Bogdani
Fatbardh Kadilli
Eduart Halimi ( zevendesues)


Komisioni i Integrimit

Sheferedin Shehu
Mesila Doda
Arenca Trashani ( zevendesues)
Albana Vokshi (zevendesues)

Komisioni i Shendetesise

Besnik Dusha
Albana Vokshi
Lalja Pernaska (zevendesues)
Zybi Hida (Zevendesues)

Komisioni i Jashtem

Florion Mima
Gerti Bogdani (zevendesues)
Paulina Hoti (zevendesues)



____________


Pas shume debatesh dhe replikash te ashpra, Kuvendi ka futur ne kalendarin trejavor te punimeve shqyrtimin e nismes se PS-se, ne seancen e dates 18 mars.


Me 125 vota pro dhe asnje kunder deputetet e kuvendit kane votuar projektvendimin per shqyrtimin me procedure te pershpejtuar te nismes socialiste per hetimin e zgjedhjeve.


Nga data 8-16 mars eshte percaktuar koha per diskutimin ne komisionin e ligjeve, nderkohe qe paraqitja e amendamenteve do te behet deri ne daten 11 mars. Ne fund, ne daten 18 mars do te behet shqyrtimi ne seancen plenare.


Megjithe kerkesen e kryeministrit dhe pavaresisht kembenguljes se kryeparlamentares se Kuvendit per te hedhur ne votim projektligjin per Gjykaten Administrative, opozita refuzoi prere. kreu i grupit, Gramoz Ruci deklaroi se socialistet jane te pranishem ne seance vetem per nismat e propozuara nga PS-ja.



______________________


2 mars
Mbledhja e konferneces se kryetareve per nismat e PS-se

Kryetari i Grupit Parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci ka deklaruar pas mbledhjes se Konferences se Kryetareve se mazhoranca nuk ka deshmuar asnje preokupim per ndryshimin e vullnetit politik, lidhur me hetimin e pakushtezuar te zgjedhjeve.


"Per fat te keq nuk lexuam, nuk pame, nuk degjuam ndonje preokupim per ndryshim te vullnetit politik te mazhorances"- tha Ruci, duke shtuar se pretendimet procedurale qe shoqeruan mbledhjen, bene qe ajo te zgjatej.


Konferenca vendosi qe ne daten 18 mars, do te diskutohen ne seancen e Kuvendit te dyja nismat, si nisma per amendimin e ligjit organik per komisionet hetimore, ashtu edhe nisma per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar.


Sipas Rucit aty do te shpaloset edhe vullneti politik i paleve, edhe instrumenti i votes se minorances dhe mazhorances.


Pavaresisht debateve ne mbledhjen e kryetareve Ruci ka theksuar se PS-ja nuk do te paragjykoj si do te shkoje seanca dhe nderkohe do te vazhdoje te beje apel per te shpalosur te gjithe pergjegjesine dhe seriozitetin e saj.


Sipas tij, keto nisma jane kerkese e domosdoshme per zgjidhjen e krizes politike dhe jane nje kerkese e domosdoshme per integrimin e Shqiperise ne BE. "Nese do te ndodhe e kunderta, ky do te jete lajmi me i keq per Shqiperine dhe shqiptaret"- ka thene ai.

Pas shume diskutimesh dhe debatesh mes krereve te grupeve parlamentare ne konference eshte rene dakord qe diskutimi i nismave ligjore te propozuara nga socialistet te diskutohen ne Kuvend pas dy javesh.

Burime nga brenda mbledhjes bejne me dije se kreu socialist, Gramoz Ruci ka kerkuar qe me pare te behet ndryshimi i ligjit aktual per komisionet hetimore dhe me pas te ngrihet komisioni per te hetuar zgjedhjet sipas propozimit te bere nga opozita.


Por, kryetari i grupit te PD-se, Astrit Patozi nuk ka qene dakord, pasi sipas tij, ne kete menyre do te shtyhet me tej ne kohe ceshtja e komisionit, per te cilin ai eshte shprehur i gatshem te ngrihet qe kete te enjte.

'




Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 0 komente per kete artikull !

Vlereso kete artikull :

0.0/10 (0 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit