Me nje terheqje te forte litari, ku shenja ne mes te tij leviz sa nga njera ane e sa nga ana tjeter e skuadrave, do ta krahasoja historine e politikes shqiptare ne keta muaj pas zgjedhore.
E nisur prej kreut heres si nje gare force kerkesa e opozites per transparence dhe hapje te kutive u godit ne menyren me te eger dhe me te shemtuaren e mundshme prej vete kreut te qeverise.
U duk ne ate periudhe se opozita i kishte hyre nje beteje, e cila do ishte e veshtire te kthehej ne nje ceshtje kombetare.
U duk, gjithashtu, sikur fundi i detyruar i bojkotit parlamentar do te shenonte edhe fitoren e radhes se kryeministrit Berisha ndaj te majtes shqiptare. Por me protestat, greven e urise dhe sidomos me mbeshtetjen e gjere popullore, kampi opozitar i ka bere nje terheqje te forte litarit duke e afruar dukshem nga ana e tij.
Askush nuk do te mund ta imagjinonte se do te vinte nje dite kur ceshtja e transparences se nje procesi te mbyllur zgjedhor do te arrinte ne kete pike qe eshte sot.
Pikerisht ne kete moment, ka nisur te qarkulloje ideja e nje marreveshjeje. Sa per paranteze, ka ne shtypin e dites, disa shkrues sarkastike qe fjalen marreveshje, shpesh e zberthejne si marre-ngjeshje, marrje e ngjeshje ose ta marr e ta ngjesh.
Kjo e fundit eshte me afer thelbit qe ka karakterizuar te gjitha marreveshjet historike qe ka bere kryeministri Berisha ne pozite dhe opozite. Dicka ka marre dhe dikujt ja ka ngjeshur ose tjeter gje ka thene e tjeter gje ka dhene. Nje histori sa komike aq edhe tragjike, te cilen shpresojme mos ta rishohim perseri ne skene.
Nuk eshte e panjohur per shqiptaret maska e pervuajtur e Berishes kur gjendet ne hall dhe pa shume rruge dalje. Hija e kesaj maske ka nisur te pervijohet perseri ne ate fytyre.
Me pare cdo pjese e skenarit luhej dhe ndiqej nga aktore dhe spektatore te bindur. Por sot shumecka eshte ndryshe. Greva e te dyqindeve dhe mbeshtetja popullore e detyrojne lidershipin qe ne cdo tavoline negociatash te kerkoje zgjidhje.
Kesaj here kemi nevoje vertete per zgjidhje dhe per denim te asaj dore qe mbyti zgjedhjet e 29 qershorit jo si ndonje nevoje per te kenaqur instinkte sadiste qe vijne prej dhimbjes se tjetrit, por per ti dhene fund kenaqesive perverse te perdhunuesve te votes dhe zgjedhjeve ne Shqiperi. Kesaj here nuk kemi nevoje per marreveshje historike lideresh historike.
Kemi nevoje qe politika dhe qeveria te prodhojne zgjidhje qe do garantojne mireqenien dhe begatine e gjithsecilit qe ka vendosur te jetoje ne Shqiperi si pjese e detyrimit qe kane ndaj popullit shqiptar.
Kesaj here, te dyqindet ne greve jane nje garanci se se shpejti do ta kemi nje zgjidhje nga qytetaret per vete qytetaret, nga e cila do te perfitojne si ata qe e kane gjetur shtepine e tyre te demokracise, ashtu edhe ata qe kane humbur dhe kerkojne te shkojne ne shtepi.