Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Masaker ne Lac djali vret prinderit

Publikuar me : 22.09.2008 Ne : Krimi - 872 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Trupat e pajete te dy bashkeshorteve jane gjetur dje ne mengjes ne gropen septike te shtepise se tyre ne fshatin Shullaz te Rrethit te Kurbinit. Ali dhe Gjyze Halili, 67 dhe 55 vjeç, jane vrare me mjete te forta dhe me pas trupat e pajete jane hedhur ne gropen qe mbledh ujerat e zeza, disa metra pas shtepise.

Zbulimi rreqethes u be dje ne mengjes nga efektivet e Komisariatit te Policise se Laçit, te cilet, qe nga e enjtja, kishin nisur kerkimet per dy personat qe ishin zhdukur fare papritur. Nderkohe, djali i viktimave, Shkelzen Halili, eshte shoqeruar ne polici si i dyshuar per kete vrasje te dyfishte.


Zhdukja

Ali dhe Gjyze Halili jetonin prej disa vitesh vetem me djalin e tyre, Shkelzenin, ne fshatin Shullaz te Kurbinit. Ne kete fshat jetojne edhe te aferm te tjere te tyre, te cilet te enjten kane dhene alarmin per zhdukjen e çiftit. Zedhenesja e Drejtorise se Policise se Qarkut te Lezhes, Eljona Nika, tha dje per gazeten "Shqip" se 67-vjeçari Ali Halili dhe gruaja e tij 55 vjeçe, Gjyze Halili, ishin shpallur te humbur pasi vellai i Aliut kishte bere nje denoncim ne polici. "Ismail Halili eshte paraqitur ne polici pasi ka vene re mungesen e gjate te vellait, Aliut, dhe bashkeshortes se tij", tha zedhenesja. Ajo sqaron se menjehere pas marrjes se informacionit, policia ka nisur kerkimet per gjetjen e dy personave, por nuk ka mundur te bjere ne gjurmet e tyre, deri sa dje, teksa ka bere nje kontroll te imtesishem te baneses ka gjetur dy trupat e pajete.


Vrasja

Sipas eksperteve te policise, burre e grua jane vrare me mjete te forta dhe prerese. "Kur policia gjeti trupat, ata kishin te pakten tri dite qe kishin vdekur", tha dje zedhenesja e Policise se Lezhes, e cila iu referohej te dhenave paraprake te dala nga kryerja e autopsise se dy kufomave. Ekspertet mjekoligjore gjeten plage te shumta dhe shembje ne trupat e Ali dhe Gjyze Halilit dhe kane percaktuar se vdekja ka ardhur nga goditjet me mjete prerese, si dhe nga trauma te shkaktuara nga mjete te forta. Ekspertet gjeten ne vendngjarje elemente te shumte qe provojne se viktimat jane vrare diku tjeter dhe pastaj jane hedhur ne gropen septike, e cila eshte hapur dhe mbyllur ne nje kohe te shkurter. Shenjat e nje germimi te fresket prane gropes septike kane drejtuar policet per te vendi ku u gjeten trupat e pajete.


Djali

Policia ka vendosur te kontrolloje shtepine, pasi ka vene re se djali i viktimave, Shkelzen Halili, 31 vjeç, ka dhene deklarata kontradiktore ne lidhje me zhdukjen e tyre. Burime konfidenciale nga grupi hetimor i ngritur per kete ngjarje thane per gazeten se 31-vjeçari qe vuan nga çrregullime mendore ka qene shume i paqarte ne deshmine e tij. "Kur i kemi bere me dije se dyshonim per nje vrasje te kryer nga ana e tij, Shkelzeni reagoi ne nje menyre qe na i shtoi dyshimet, ndaj vendosem te kontrollonim menjehere ambientet e shtepise", tha nje oficer policie qe eshte angazhuar prej ditesh me kete çeshtje. Vetem disa ore pas gjetjes se kufomave, 31-vjeçari Shkelzen Halili ka pranuar se ka qene ai autor i vrasjes. Kreret e Policise se Lezhes e kane arrestuar 31-vjeçarin dhe kane filluar kerkimin per prova qe e implikojne ate ne vrasjen makabre. Ekspertet e policise kane hyre dje ne shtepine e Halileve dhe kane mbledhur prova, te cilat, pasi t‘u nenshtrohen analizave laboratorike, do te vertetojne nese vrasja e dyfishte ka ndodhur ne ambientet e shtepise.

Shkelzen Halili, i cili kishte qene per nje kohe te gjate emigrant ne Itali, jetonte prej tre vjetesh me prinderit ne fshatin e lindjes. Ai vuante nga çrregullime mendore, por kishte refuzuar te kurohej. Shkelzeni ka edhe nje moter dhe nje vella, te cilet jetojne ne Itali.

Rasti


Ne janar, djali vrau

prinderit ne Çikago


Nje krim i rende me protagoniste shqiptare ndodhi ne muajin janar te ketij viti ne Çikago te shtetit Illinois te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Artur Shehu, 33 vjeç, lindur ne Konispol qelloi me arme zjarri prinderit e tij. Ata vdiqen menjehere si pasoje e plageve ne koke. Pas krimit, Artur Shehu, i cili punonte si taksist, mori ne telefon policine dhe rrefeu vrasjen. Ne telefonaten e tij me policine ai tha se "djalli me koke te madhe" do ta merrte. Ai kishte lene nje shenim ne shtepi, ku shkruante se do te digjte veten, ndersa hiri i tij do te hidhej ne lume. Ai kishte shkruar gjithashtu qe nena dhe babai te varroseshin ne Shqiperi, ne qytetin e Konispolit, siç edhe ndodhi. Policia gjeti pak ore pas krimit makinen e braktisur te emigrantit, anes nje liqeni qe ndodhej ne zonen ku ai banonte. Dite me pas, policia gjeti trupin e pajete te Artur Shehut dhe nga ekspertiza mjekoligjore u konkludua se ai ishte vetevrare, sikunder edhe kishte paralajmeruar.

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kapen 200 kg hashash nė Lazarat, ikin transportuesit

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Krimi - Lexuar : 904 here.
GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'. Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim. Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te ditur ne njoftimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Masakrohet ne mes te Tiranes profesori i Diabetit
» Konflikt pronash, babe e bir vrasin 29-vjecarin ne Sauk
» Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin
» Vrasja ne Shkoder, hetohen shkaqet
» Vrasja e emigrantit ne Berat, policia heton ne dy pista
» Trupi i emigrantit te vrare gjendet ne breg te Osumit
» Vrasja e beratasit, pas dy javesh do te martohej
» Tirane, arrestohet i dyshuari per vrasjen e 25-vjecarit beratas
» Ekzekutim mafioz ne mes te Tiranes, vdes 22-vjecari
» Milano, qellohet shqiptari me pistolete

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit