BANDA
TIRANE- Gjykata per Krime te Renda ne kryeqytet vazhdoi edhe ne seancen e 124 gjyqesore ndaj te pandehurve te bandes se Durresit, me degjimin e deshmise se ish-Miss Skraparit, shtetases me inicialet V.J. qe tashme eshte perfshire ne programin per Mbrojtjen e Deshmitareve dhe Bashkepunetoreve te Drejtesise se bashku me tre pjesetaret e tjere te familjes se saj.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te togave te zeza dhe avokateve mbrojtes te te pandehurve, te cilet saktesuan se gjate paradites se djeshme, e rrembyera per 18 muaj me inicialet V.J. mbaroi deshmine e saj.
Gjate gjithe kohes, mesohet se ish-Miss Skrapari i eshte shmangur pyetjeve te prokurorit te ceshtjes, me justifikimin se kishte harruar dhe nuk iu kujtoheshin shume detaje te ngjarjeve qe ajo ishte perfshire nga ish-i dashurit tashme i ndjere Klodian Saliu.
Nuk me kujtohen shume ngjarje, pasi ka ndodhur shume vite me pare te gjitha keto ngjarje qe kujton prokurori-tha nder te tjera ish-Miss Skrapari qe sipas akuzes, eshte perdorur nga pjesetaret e bandes si karrem per vrasjen e Marsel Sotirit, me pas eshte derguar ne Itali duke detyruar te prostituoj dhe me pas eshte kthyer ne Shqiperi ku eshte mbajtur peng per 18 muaj nga te pandehurit Endrit Dokle dhe Indrit Taullaj.
Vete vajza, nuk ka pranuar se njihte Lulezim Berishen si shok i ish-te dashurit te saj Klodian Saliu ndersa personat e tjere nuk i kujtoheshin pervec Arjan Pajes dhe Ilir Xhunges qe tashme jane vrare.
Pas debateve gjyqesore dhe nderhyrjeve te here pas hershme te avokates Klojda Dashi pa leje, kryesuesi i peseshes gjykuese Gurali Brahimllari e nxorri nga seanca gjyqesore avokaten, per sjellje te padenja ne seance gjyqesore.
Me pas, seanca ka vazhduar me kundershtimet e deklarimeve te deshmitares V.J. dhene dje ne Gjykate me deklarimet e dhena ne prokurori. Kete kerkese per kundershtime, e kundershtuan avokatet, por, togat e zeza e pranuan duke lejuar prokurori te lexoi theniet e ish-Miss Skraparit dhene ne prokurori ne fazen hetimore.
Sipas deklarimeve, bukuroshja nga Skrapari ka treguar me detaje momentet e njohjes me Klodian Saliun nepermjet nje shoqes se saj, lidhjes se krijuar mes tyre, me pas perdorjes nga ish-i dashuri si karrem per tye nxjerr ne prit Marsel Sotirin qe me pas u vra, sipas saj nga Klodian Saliu dhe vellezerit e saj. Me pas ajo kishte deshmuar se kishte gjetur nje banese me qera afer shtepise se Sotirit ne zonen e plazhit ne Durres me kerkese te Saliut, nga ku vezhgohej Sotiri.
Dergimin e saj ne Itali nga nje pronar anijesh, ku ne brigjet italiane eshte prit nga ish-i dashuri Saliu qe e ka nxjerr ne rruge per te punuar si prostitute. Kthimin e saj ne Shqiperi dhe rrembimin per 18 muaj nga Endrit Dokle e Indrit Taullaj, per te mos deshmuar, pasi ishte arrestuar Klodian Saliu per akuzen e tentim vrasjes se Sotirit ku ishte gjetur arma e tipit Kallashnikov qe me pas u zhduk nga ambientet ku mbaheshin provat ne Drejtori te Policise Durres.
Pas leximit te deklarimeve te shtetases V.J. ne seance gjyqesore me kerkese te prokurorise eshte paraqitur nena e ish-Miss Skraparit shtetasja me inicialet F.J. Gjate deshmise se saj, ku ka treguar per te dhenat qe ia kishte dhene goca, nena e bukuroshes se Skrapari eshte provokuar nga avokati Ferdinand Doja, qe me urdher te Gjykates avokati eshte nxjerr jashte per sjellje te padenja karshi deshmitares.
Me pas, seanca u nderpre per shkak se i mbrojturi i avokates Doja dhe Dashi mbeti pa mbrojtes duke bere qe ti pezullohen afatet e paraburgimit te gjithe te arrestuarve dhe u shty seanca per te henen e ardhshme.