Rinas-Ka mberritur Shqiperi ekipi i madh i futbollit, Milan. Kuqezinjte e adhuruar nga tifozet shqiptare do te luajne ne stadiumin "Qemal Stafa" mbremjen e sotme me ekipin e Tiranes.
Ronaldinjo, Maldini, Shevcenko, Inzagi, Sedorf, Nesta e shume lojtare te tjere do te qendrojne per afro 10 ore ne vendin tone, ku ne stadiumin *Qemal Stafa* do te luajne me Tiranen. Ndeshja fillon ne oren 17.00.
Skuadra e madhe italiane do te akomodohet menjehere ne hotel *Sheraton*. Nje dreke zyrtare shtrohet per to ne oren 13.30. Delegacioni i klubit me 22 persona, kryesohet nga zv/presidenti Adriano Galiani si dhe emra te njohur si Ariedo Braida, Filipo Gali, Mauro Tasoti e Leonardo,etj.