Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Mbi autoritarizmin

Publikuar me : 08.04.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 300 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Replike miqesore ndaj Opinionit Nuk eshte problemi tek Autoritarizmi i B. Kajsiu


A qendron problemi tek autoritarizmi qe shteti shqiptar funksionon jo sic duhet?


Natyrisht edhe pse biem dakord se nuk ka pyetje te dobeta, por ka pergjigje te tilla, duhet te pranojme se ka nje deficit jo te vogel ne kete kendveshtrimin, deficit i cili shnderrohet ne nje pengese jo te vogel ne evidentimin e ceshtjes, e cila na shqeteson.

Se pari, cfare duam te kuptojme? Duam te kuptojme nese ne Shqiperia eshte vendosur ose jo nje regjim autoritar apo se paku me shkarje drejt autoritarizmit apo te kuptojme pse punet nuk vene mbare ne shtetin tone, me fjale te tjera perse ai nuk funksionon sic duhet?


Qe nje shtet nuk funksionon kjo i dedikohet padyshim edhe regjimit politik apo degjenerimit te tij. Por, jo vetem atij. Ka shume arsye, te cilat bashke me regjimin pengojne nje shtet te funksionoje sic duhet. Arsye qe mund ti gjejme ne te kaluaren sikurse mund ti gjejme edhe ne te sotmen.


Gjithsesi, duket se, qellimi final i analizes se mesiperme, eshte verifikimi i hipotezes se autoritarizmi nuk eshte problemi apo shkaku i funksionimit jo te mire te qeverisjes apo dhe partive.


Gjithashtu, duket se per autorin askush ne kete vend zoteron, piken e kontrollit dhe kjo, per faktin se, asnje pushtet nuk mund ti shpetoje kufizimit qe, interesat e shumta dhe balancat e tyre, i bejne atij. Ne fakt, duket se eshte pikerisht e kunderta ajo qe ndodh se interesa te tilla, vertete kufizojne ne disa raste apo drejtime vendimmarrjen, por ne nje kuader me te pergjithshem, jane tamam ato qe per hir te realizimit te tyre, shtyjne pushtetin drejt autoritarizmit.


Ne kete kuptim, armiku me i madh i autoritarizmit eshte ne te vertete, kontrolli dhe kufizimi kushtetues i pushtetit dhe jo ai, i interesave te ndryshme dhe ekuilibri mes tyre.
Le ti hedhim nje shikim teorik konceptit te autoritarizmit.


Sipas Juan Linz, autoritarizmi eshte nje sistem politik me pluralizem te reduktuar, pa nje ideologji udheheqese, por me mentalitete karakteristik, pa mobilizim politik te gjere apo intensiv, pervec disa momenteve te zhvillimit te tij, dhe me nje udheheqes apo nje grupi te vogel qe ushtron pushtetin brenda kufijve te formuluar keq, por qe ne realitet mjaftueshmerisht te parashikueshem.


Pa dashur te zgjatem ne shtjellimin e te gjitha elementeve te cilet se bashku perbejne deri diku autoritarizmin mendoj se do tia vlente te ndaleshim ne nje nga aspektet thelbesor te tij, si sjellje me pushtetin apo per te perifrazuar Linz per te kuptuar sjelljen e nje udheheqesi apo nje grupi te vogel qe ushtron pushtetin brenda kufijve te formuluar keq.
Kjo fraze e Linz ka dy momente per tu zberthyer ushtrim te pushtetit brenda kufijve, dhe te formuluar keq.


Le ta nisim nga e dyta. Ne fakt, nga pikepamja legjislative eshte thene edhe me pare, Shqiperia ka nje legjislacion demokratik dhe ketu ne radhe te pare kam parasysh kushtetuten dhe ligjet organike (nje jurist e kupton perse ndal ketu).


Ne pergjithesi, ky legjislacion parashikon elementet kryesore te demokracise dhe te shtetit te se drejtes. Sidomos ne kuader te ketij te fundit, parashikohen garancite e nevojshme per realizimin me sukses, qofte te ceshtjeve qe kane te bejne me legjitimitetin e pushteteve ashtu edhe ato qe synojne disiplinimin e pushtetit politik nepermjet kontrollit dhe kufizimit te tij.


Garancia kryesore per zgjidhjen e ketyre problemeve kane qendruar kryesisht ne dy elemente ne rigiditetin e kushtetutes dhe ne shumicen e parashikuar per ndryshimin e ligjeve organik, rregulluesit te pushteteve ne vend. Nga kjo pikepamje, ky vend nuk ka vuajtur.


Por keto parashikime edhe pse te rendesishme gjate gjithe ketyre viteve kane mundur te tejkalohen nepermjet zgjedhjeve te manipuluara. Pra, zgjedhjet e manipuluara kane arritur te krijojne shumica te tilla te afta jo per te ndryshuar ligjet organike, por per te realizuar arritjen e numrit te nevojshem per ti kthyer ne favor keto pengesa. Kuptohet nje shumice qe vjedh rezultatin nuk e ben kete per te qeverisur me pas ne menyre demokratike apo jo?


Per te vazhduar me tej, nje shumice e rrejshme, ka mundesi pa ndryshuar ligjet (cka ruan formalisht pamjen demokratike te vendit, pra edhe me rrezikshem) te ndryshoje perberjen e organeve kryesore kushtetuese dhe mbi te gjitha dhe me rrezikshem se cdo gje te organeve te kontrollit dhe garancise. Jane keto te fundit qe ne nje shtet demokratik pengojne ushtrimin autoritarist te pushtetit politik. Nuk ka nevoje per shembuj konkret besoj.


Ne kete kuptim, nese autoritarizmi ne Shqiperi nuk shfaqet sic e parashikon Linz si nje mundesi e krijuar nga kufij te formuluar keq, por nga kufij te formuluar mire, por te kalueshem nga shumica te rrejshme.

Per sa i takon elementit te pare, pra te ushtrim te pushtetit brenda kufijve kjo mund te ndodhe vecse kur nje pushtet politik realizohet i kufizuar jo vetem nga prerogativat qe i njeh ligji, por edhe nga prezenca perreth tij te organeve te pavarura te garancise.


Ne fakt, kjo perben dhe thelbin e shtetit te se drejtes qe me fjale te tjera eshte disiplinimi i pushtetit nga e drejta. Ideja qe shtyu konstitucionalizmin ne shekuj te formulonte nje kerkese te tille qendronte pikerisht ne faktin se nje shumice sado legjitime te ishte, fshehte ne menyre te natyrshme deshiren per ekspansion dhe kjo ne dem te lirise dhe te drejtave te njeriut.


Pikerisht per kete arsye me shekuj konstitucionalizmi krijoi mekanizma dhe instrumente, te cilet do te vigjilonin kete natyre te vecante te pushtetit politik. Mund te permenden, midis te tjerave, ndarjen e pushteteve, pavaresine e gjyqesorit, rigiditetin e kushtetutes, gjykaten kushtetuese, institucionet e pavarura etj.


Por cfare ndodh kur nje shumice e vjedhur arrin numrin e duhur te parashikuar ne kushtetute per te emeruar ne organet dhe mekanizmat e kontrollit njerezit e saj? P.sh., arrin te kontrolloje Keshillin e Larte te Drejtesise, Kontrollin e Larte te Shtetit, Gjykaten e Larte, Gjykaten Kushtetuese e keshtu me radhe.


Thjesht, nje shumice e tille nuk kontrollohet me. Dhe e pakontrolluar cfare ben ajo? Çfare ushtrimi pushteti ben ajo pervec se autoritarist?


Ne pergjithesi, shumica e Shqiptareve, te cilet mendojne se jemi perballe nje situate autoritariste, nuk jane munduar te shpjegojne shkaqet e nje situate te tille, por thjesht te konstatojne ne ushtrimin e pushtetit shfaqe tipike autoritariste.


Por, edhe ne kete rast te shpjegosh shkaqet apo te konstatosh te tashmen nuk jane gjithmone e njejta gje. Ska asnje dyshim se ne nje shoqeri interesat e natyrave nga me te ndryshmet gjenden vazhdimisht ne nje perballje mes tyre e ska dyshim, gjithashtu qe kjo gjendje mund te determinoje situaten e demokracise qofte brenda nje partie qofte brenda nje sistemi qeverisjeje.


Por, ne fund te fundit, sistemi gjen ekuilibrin mes tyre nepermjet nje sistemi te caktuar kushtetues, i cili shprehet ne ligje dhe rregulla qe duhen pranuar dhe respektuar. Ne nje sistem autoritarist ky ekuiliber ekziston, por eshte i cperfytyruar midis nje fuqie te pakontrolluar nga askush dhe pjeses tjeter.


Eshte kjo fuqi qe ka pultin e kontrollit apo te pakten synon ta kete ate. Ne nje sistem demokratik te pakten formalisht, d.m.th., nga pikepamja kushtetuese, te rreshqasesh drejt autoritarizmit do te thote te krijosh ekuilibra jashtekushtetues.


Nje mije fije balancash, interesash dhe klientesh vertete qe deri diku kushtezojne apo kufizojne pushtetin e sotem, por kjo nuk mjafton ne nje sistem demokratik. Nje mije apo nje miliard fije te tilla kushtezojne vendimmarrjen e pushtetit edhe ne vendet me demokraci te konsoliduar. Por, koha ka treguar se me e rendesishme qe liria dhe te drejtat e njeriut te ekzistojne, ka nevoje per nje ekuiliber dhe kufizim edhe me te forte e me te qendrueshem ne kohe se ai i interesave te natyrshem.


Dhe ky eshte ekuilibri dhe kufizimi kushtetues i pushtetit politik, i cili, pikerisht per te kenaqur keta interesa nuk duhet te hyj dhe dhunoje sferen personale te zhvillimit te njeriut dhe personalitetit te tij. Autoritarizmi qendron pikerisht ketu ne pakontrollueshmerine e pushtetit politik edhe pse mund te jete legjitim.


Ai nuk mund te reduktohet ne nje menyre sjelljeje te x-it apo y-t, por si nje tendence dhe praktike qeverisjeje qe synon kenaqjen e interesave te caktuara nepermjet zgjerimit te sferes se qeverisjes, duke eliminuar pushtetet dhe mekanizmat e kontrollit dhe kufizimit te saj. Me fjale te thera, ajo qe kerkohet ne nje demokraci nuk eshte kontrolli i pushtetit nga interesat, sepse kjo gje dihet qe do te ndodh, por kontrolli i pushtetit nga e drejta.


I pare ne kete menyre problemi, te krijon me shume hapesire jo vetem per te gjetur pergjigjet, por ne radhe te pare per te adresuar me drejt problemet. Se pari, te zbulojme se ceshte autoritarizmi. Me pas te kuptojme nese eshte sot i pranishem ne Shqiperi si menyre te qeverisuri qofte te shtetit, qofte te partive.


Me pas, ose me pare le te kuptojme nese pranojme se ekziston, shkaqet e tij te largeta ose te aferta. Dhe me pas akoma le te kuptojme nese eshte problemi apo shkaku i vetem qe shteti nuk funksionon sic duhet.


Eshte e qarte se shkaqet e autoritarizmit mund te jene te shumta e me natyre objektive dhe subjektive, te larget e te afert. Rrenjet e tij mund ti gjejme si ne konstitucionin shpirteror te shoqerise ashtu edhe ne shkaqe me natyre krejt te jashtme nga ne. Çeshtja qendron ne faktin se pavaresisht se kemi nje ligj qe parashikon dhe frymezon zhvillimin demokratik te vendit megjithate, shumicat nuk mendojne vecse si ta shmangin ate. Pavaresisht nga arsyet dhe interesat.


Dhe nese pranojme se ekziston, te pakten si praktike qeverisjeje, pavaresisht nga vjen dhe si lindi, atehere duhet te pranojme se, nese nuk eshte shkaku i vetem qe gjerat te shkojne keq, ne ekonomi, ne media etj., etj., te pakten eshte me kryesori dhe se pasojat e tij jane vertete te renda per jeten e qytetarit. Ky i fundit, pavaresisht se ku ndodhet, duke liruar aren apo perballe ordinatorit shpejt a vone e ndjen mbi lekuren e tij.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit