TIRANE- Krahas miratimit te disa projekteve, Kryeministri Sali Berisha e ka shfrytezuar mbledhjen e djeshme te KRRTRSH-se per te marre pjese ne debatin e hapur midis Partise Demokratike dhe Bashkise se Tiranes per projektin tek liqeni artificial. Gjate diskutimit te projekteve, Berisha i kerkoi Sekretarise Teknike te KRRTRSH-se qe te mos pranoje asnje kerkese per ndryshim destinacioni pa percaktuar me pare katet e ndertesave qe do te ngrihen.
Kjo, pasi sipas tij ka pasur raste kur eshte kerkuar ndryshimi i destinacionit te disa zonave dhe eshte thene se nuk do te ngrihet asnje ndertese ndersa me pas jane ndertuar pallate gjigante.
Ne kete Keshill nuk do te vine me kurre zona per ndryshim destinacioni, pa pasur te percaktuar katet. I sjellin ketu per ndryshim destinacioni e me pas cmenden, me ndertime 30-35 kate. Kjo praktike nuk do te mund te ekzistoje me.
Çdo kerkese qe do ti behet KRRTRSH-se per ndryshim destinacioni do te paraqese me transparence te gjithe ndertimet, katet, siperfaqet, gjelberimin, sepse e theksoj, ka ndodhur qe i kane sjelle ketu per te nderruar destinacionin dhe pastaj kane vendosur mbi to male betoni, gje per te cilen ky keshill nuk ka mundur te qendroje indiferent dhe nuk do te qendroje indiferent.
Per cdo kerkese qe do te vije, Sekretaria Teknike do te kerkoje qe ne fillim te dihet se ku synojne, pasi i sjellin me zero ndertim per ndryshim destinacioni dhe me pas dalin malet e betonit 35 kateshe, - tha Berisha.
Prej ditesh gelojne akuzat dhe kunderakuzat midis deputeteve te Partise Demokratike dhe Bashkise se Tiranes per projektin tek liqeni artificial. Ne menyre te perseritur, PD ka akuzuar kreun e Bashkise se Tiranes Edi Rama per afera korruptive ne lidhje me projektin ne fjale.
Gjelberimi, Berisha sugjeron Ullirin
TIRANE- Zonat te cilat jane parashikuar te kthehen ne resorte kane te projektuara ndertimin edhe te nje hapesire te konsiderueshme siperfaqesh te gjelbra. Ne lidhje me kete, projektuesit kane marre dje nje sugjerim edhe nga Kryeministri Sali Berisha, i cili u ka kerkuar atyre qe ne rastet kur parashikohet mbjellja e pemeve dekorative, te merret parasysh qe ato te jene ullinj.
Kete, sugjerim Berisha e ka bere per projektin e ndertimit te resortit te Hamallajt, por edhe ne studimet urbanistike te Farkes dhe Kasharit.
Ne mbledhjen e djeshme, KRRTRSH miratoi gjithsej nente projekte, ne te cilat bejne pjese, ndertimi i nje terminali per anijet turistike ne Sarande, porti i peshkimit ne Durres, qendra turistike ne Valbone, studimet urbanistike ne komunat Kashar dhe Farke, rruga paralele ne superstraden Tirane- Durres, etj.