Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Mbyllet misioni ne Irak, Obama Tani mendojme per ekonomine

Publikuar me : 01.09.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 129 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Presidenti amerikan Barak Obama e ka shpallur te perfunduar misionin luftarak te Shteteve te Bashkuara ne Irak, i cili zgjati 7 vjet e gjysme.


Ne nje fjalim televiziv nga Shtepia e Bardhe, Obama tha se Shtetet e Bashkuara e kishin permbushur misionin e tyre ne Irak dhe tani ishte koha per rimekembjen e ekonomise amerikane.

Duke folur per paraardhesin e tij, zoti Obama tha se askush nuk mund ta vinte ne dyshim dashurine e presidentit Bush per vendin apo angazhimin e tij per sigurine, njofton korrespondenti i BBC-se per ceshtjet nderkombetare, Paul Adams.

Megjithate, zoti Obama tha se forca dhe ndikimi i Amerikes ne bote duhet mbeshtetur fuqimisht tek begatia brenda vendit.


Lufta ka kushtuar mbi nje trilion dollare, fonde te siguruara pergjithesisht permes borxhit te jashtem.


Presidenti tha se kjo kishte cuar ne uljen e investimeve ne vend dhe kishte kontribuar ne shifrat rekord te deficitit. Ai tha se rimekembja e ekonomise ishte pergjegjesia e tij qendrore.


Zoti Obama perseriti dy premtimet e tij terheqjen e gjithe forcave amerikane nga Iraku deri ne
fund te vitit te ardhshem dhe fillimin e terheqjes se trupave nga Afganistani ne korrik.



Me shume se shtate vjet pas pushtimit te Irakut, misioni luftarak i ushtrise se SHBA-se zyrtarisht mori fund te marten.

Presidenti Barack Obama kishte vendosur 31 korrikun si date te fundit. Megjithate ne Irak do te mbeten edhe rreth 50.000 ushtare amerikane, roli i te cileve eshte kufizuar ne trajnimin dhe keshillimin e trupave irakiane. Deri ne fund te vitit 2011 te gjitha njesite ushtarake amerikane kane per tu larguar nga vendi.



Nje nate historike. Pas mbi shtate vjet e gjysem trupat e fundit luftarake amerikane largohen nga Iraku. Erdhi fundi i luftes ne Irak! - njoftuan rreth ores 20 sipas kohes lokale amerikane njezeri te gjitha stacionet amerikane te lajmeve, te cilat bazoheshin ne informatat e reportereve nga vendi i ngjarjes. Pak minuta me vone edhe Ministria e Jashtme amerikane njoftoi zyrtarisht per perfundimin e luftes dhe foli per nje moment historik ne kohen qe brigada e fundit me rreth 2.000 ushtare po kalonte kufirin irakian me Kuvajtin. Ne kohen kur autoblindat amerikane arriten kufirin e siguruar me tela gjembore sipas deshmitareve okulare ushtaret dolen nga autoblindat, shpalosen flamurin amerikan dhe u grumbulluan per nje fotografi te perbashket.


Ushtaret largohen krenare


Sipas informatave te agjencise se lajmeve AP ishte vete deshira e ketyre ushtareve qe te largohen nga Iraku permes rruges se rrezikshme tokesore e jo thjesht permes rruges ajrore. Ata shprehen deshiren qe luftes se diskutueshme te filluar nga Xhorxh Bushi me 20 mars te vitit 2003 ti japin fund me koken e ngritur lart para gazetareve te grumbulluar per ta percjellur kete ngjarje. Me pare mendon se ke ardhur ketu njeri i formuar. Por pastaj e perjeton se sa shume te ndryshon kjo lufte, thote nje ushtar i divizionit te dyte te kembesorise ne momentin kur largohet nga Iraku.


Gruaja e tij nuk e dinte ende se burri i saj pas ca ditesh do te kthehet ne shtepi. Jo nuk e dija. Edhe pse para dy ditesh ne kemi folur me njeri-tjetrin, sqaron ajo per kanalin televiziv amerikan CNN.


Terheqja filloi me pare


Ne fakt terheqja e trupave te fundit luftarake nga Iraku ndodhi disa dite perpara. Deri me 31 gusht do te perfundoje misioni luftarak ne Irak, kete premtim e kishte perseritur para pak kohesh presidenti amerikan Barack Obama para veteraneve te luftes. Dhe kjo eshte pikerisht ajo cfare ne do ta bejme. Dhe ate me kohe ashtu sic kemi premtuar.


Me terheqjen e trupave luftarake nga Iraku presidenti Obama permbush nje premtim te rendesishem ne fushen e politikes se jashtme nga fushata elektorale domethene per ti dhene fund luftes ne Irak ne menyre te pergjegjshme. Kundershtimi i luftes ne Irak ishte ndryshimi i Obames nga parardhesi i tij Xhorxh Bushi dhe rivalja e tij ne fushaten e brendshme partiake Hillary Clinton, e cila e miratonte kete lufte. Dhe terheqja e perpiket e trupave luftarake nga Iraku eshte tani nje sinjal i rendesishem per presidentin amerikan para zgjedhjeve te ardhshme te Kongresit. Deri ne fund te ketij muaji ne do te kthejme nga Iraku ne shtepi 90 mije ushtare, ka theksuar presidenti Obama. Dhe ne menyre qe lajmi per suksesin te arrij edhe deri tek elektorati, Obama i shoqeruar nga duartrokitjet e veteraneve e perseriti se Une dergoje shume ushtare shtese ne Afganistan. Por une sjell me shume ushtare ne shtepi nga Iraku.


Lodhje nga lufterat


Obama e di shume mire se amerikanet jane te lodhur nga lufta. 56 mije ushtare amerikane do te vazhdojne te qendrojne ne Irak edhe pas ketij perfundimi zyrtar te luftes atje. Zyrtarisht, per te trajnuar ushtrine irakiane. Por de facto ne rast nevoje per te nderyhre menjehere ne lufte kunder kryengritesve.

Me 535 kryesisht civile te vrare muaji i fundit ishte me me se shumti viktima ne keto vitet e fundit. Pese muaj pas mbajtjes se zgjedhjeve ende nuk eshte formuar nje qeveri funksionale ne Irak. Dhe se fundi nje atentator kamikaz ne Bagdat shkaktoi vdekjen e 50 njerezve. Nderkohe qe thuhet se ushtari i fundit amerikan duhet te largohet nga Iraku me 1 dhjetor te vitit 2011.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit