Ish-Presidenti i Republikes, Rexhep Meidani, shprehet se greva e urise eshte e tepert dhe me pasoja
TIRANE - Ish-Presidenti i Republikes, Rexhep Meidani, mbeshtet kerkesen e opozites per transparence dhe hapjen e kutive te votimit, por nuk eshte dakord me greven e urise. Gjate nje ligjerate te mbajtur ne Prishtine perpara studenteve te nje universiteti privat, Meidani ka deklaruar se greva e urise eshte tepert.
Per rastin konkret mendoj se eshte me shume sesa nevoja qe ky proces transparence te gjente pergjigjen e duhur qofte permes dinamikes, qofte permes nderhyrjes se institucioneve te tjera apo rritjes se ndjeshmerise qytetare.
Keto elemente jane realizuar pergjithesisht. Ky element i fundit ne mendimin tim eshte i tepert dhe mund te sjelle shqetesime relativisht serioze per zhvillimet demokratike dhe per stabilitetin politik dhe ekonomik ne Shqiperi, - tha ai. Ne te njejten kohe, ish-Presidenti Meidani nuk mbeshtet qendrimin qe po mban PD-ja ndaj kerkeses se opozites per transparence. Ne gjykimin tim eshte spekuluar me terma kushtetuese.
Kushtetuta si parim kryesor ka transparencen dhe kjo eshte parimi qe duhet te dominoje ne vendimmarrjen politike, - tha Meidani. Ai rikujtoi se se bashku me ish-Presidentin Alfred Moisiu, eshte deklaruar qe ne fillim ne favor te hapjes se kutive te votimit dhe transparences se procesit zgjedhor.
Ne nje interviste te dhene pak kohe me pare, ish-Presidenti Rexhep Meidani eshte shprehur solidar nga ana humane me grevistet, por ka shtuar se ne te gjithe koherat ka qene dhe mbetet kunder greves se urise qe, ne cdo rast, sipas tij, i zgjatur ne kohe, mund te shoqerohet me demtime shendetesore, pse jo dhe me shume se aq.