Sipas Metes, pavaresisht thirrjeve te nderkombetareve, opozita nuk po angazhohet per reformimin e sistemit elektoral
TIRANE - Ministri i Jashtem dhe njekohesisht zevendeskryeministri Ilir Meta ka kerkuar dje qe opozita te behet pjese e reformimit te Kodit Zgjedhor, pasi me qendrimin e deritanishem ajo po tenton aplikimin e nje politike bllokuese dhe destruktive per proceset integruese te vendit. Meta vuri ne dukje se pavaresisht apelit te nderkombetareve se kryerja e reformes zgjedhore do ti jepte fund problemeve te zgjedhjeve te kaluara.
Edhe vete fakti qe per fat te keq Partia Socialiste nuk angazhohet per reformen zgjedhore, e cila tashme, sipas te gjithe partnereve nderkombetare, do ti jape zgjidhje perfundimtare shqetesimeve lidhur me transparencen e proceseve ne te kaluaren, tregon qe edhe nje here synohet permes nje politike bllokuese, bojkotuese dhe pa e tepruar do te thosha destruktive, demtohen proceset integruese, demtohet funksionimi i institucioneve, - tha dje Meta.
Duke qene se ndryshimet ne Kodin Zgjedhor kerkojne nje shumice te cilesuar per tu miratuar ne Kuvend, Meta ka insistuar qe opozita te kontribuoje me votat e saj, ndersa per sa i perket ligjeve qe kerkojne nje shumice te thjeshte, Meta nenvizoi se miratimi i tyre mund te behet edhe me votat e mazhorances. Absolutisht, qe ky konsensus duhej te jepej me kohe, pasi mendoj se opozita nuk eshte se po i jep konsensusin qeverise per kete ceshtje.
Opozita e ka per detyre, pasi keto jane ceshtje qe kane te bejne me integrimin europian te vendit. Per qeverine keto nuk jane te domosdoshme per funksionimin e saj, pasi dihet qe qeveria me 71 deputete, fale dhe ndryshimeve kushtetuese qe bene ne 21 prill, qe ne i kemi kundershtuar, eshte shume solide per funksionimin e saj, - u shpreh ai.