Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Milan konfirmon yjet ne *Qemal Stafa*

Publikuar me : 07.10.2008 Ne : Sport - 323 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Duke i pare pertej ekranit te televizorit, shqiptaret e kane enderruar shume ate moment, por nuk i kishin lejuar vetes luksin te besonin se nje gje e tille do te behej realitet. Megjithate, e shumepritura enderr do te realizohet pikerisht me 14 tetor. Milani i madh do te zbrese per here te pare ne stadiumin tone kombetar, vetem per te kenaqur deshirat e shqiptareve, te cilet mezi e presin ate moment. Per t‘i dhene edhe me shume peshe emocioneve, edhe me shume bukuri festes, ne barin e "Qemal Stafes", qe ate dite do te duket me i vogel se kurre, do te zbrese per here te pare ylli i momentit ne futbollin boteror, me i adhuruari dhe me spektakolari i koheve moderne, braziliani Ronaldinjo. Do te jete ai ylli i mbremjes se 14 tetorit. Kjo tashme eshte e garantuar. Milani ka publikuar listen zyrtare te lojtareve, qe do te kete te disponueshem per miqesoren festive me Tiranen, ndeshje e vlefshem per trofeun "Taçi Oil Albania Reads". Por, per ta bere edhe me te pakufishem entuziazmin e shqiptareve, perkrah Dinjos ne fushen e impiantit tone nderkombetar do te jete edhe beniamini i Milanit te 10 viteve te fundit, Shevçenko, i cili do te perjetoje per te dyten here emocionet e te luajturit ne Tirane. E ka shijuar nje gje te tille para tre vitesh, me 9 shkurt 2005. Dy "Topat e Arte" (Sheva ne 2004 dhe Dinjo ne 2005) pritet te argetojne pa mase tifozerine, qe pritet te mbushe stadiumin te enjten ne mbremje. Aty do te jete edhe Filipo Izaghi, golashenuesi me i mire i te gjitha koherave ne te gjitha kompeticionet e futbollit. Shijen e hidhur te golit te Pipos e ka provuar nje skuader shqiptare, pikerisht Teuta me 29 shtator 1995 ne nje ndeshje te vlefshme per ne Kupen e Kupave, ku luante per Parmen. Pas nje asisti te te madhit Zola, ai do te shenonte golin e, 2-0, ne minuten e 90 te takimit. Por nuk do te jene te vetmit yje. Ne listen zyrtare eshte edhe emri i ikones se vertete te imazhit te kuqezinjve italiane, pikerisht mbrojtesi Paolo Maldini. Njeriu me me shume ndeshje mbi shpatulla me bluzen e Milanit, por edhe ne Serine A, do te kujdeset qe te mos lere te shenojne Memellin, Xhafen me shoke. Per t‘i dhene me shume vlera kesaj mbremjeje, Milani do te marre me vete edhe kater kampionet te botes, ku perveç Ronaldinjo dhe Inzagit do te jene edhe mbrojtesi Aleksandro Nesta e fantazisti Andrea Pirlo. Per here te dyte pritet te luaj ne "Qemal Stafa" edhe futbollisti i vetem qe ka fituar tre tituj te Champions League me tre skuadra te ndryshme, Klarens Sedorf, i cili me 14 shtator 2007 mundi 1-0 kuqezinjte. Edhe i riu Marko Borrielo, golashenuesi i dyte i sezonit te kaluar te Serise A, do te kerkoje t‘i jape ngjyre festes se 14 tetorit. Ndersa skuadren kuqezi do ta plotesojne edhe lojtaret e tjeter te nje niveli te larte nderkombetar si Ambrosini, Dida, Flamini, Abbiati, Favalli, Sendeeros e Kaladze. Shqiptaret do te kene fatin te ndjekin nga afer pikerisht ata yje, te cilet i kane dhuruar gjithe globit kenaqesine e pazevendesueshme te bukurise dhe spektaklit te lojes me te dashur ne bote, futbollit.




Ja kush jane yjet e Milanit


· 2 "Topat e Arte": Shevçenko dhe Ronaldinjo

· 3 kampione bote: Nesta, Inzagi dhe Pirlo

· Lojtari i vetem ne bote qe ka fituar 3 here trofeun e Champions League me tre skuadra te ndryshme, me Ajaks, me Realin e Madridit dhe Milan: Klarens Sedorf

· Golashenuesi me i mire i te gjitha koherave ne te gjitha kompeticionet nderkombetare: Filipo Inzagi

· Lojtari me me shume ndeshje te luajtura me fanellen e Milanit dhe ne kampionatin italian, Seria A: Paolo Maldini

· Golashenuesi i dyte me i mire i sezonit te kaluar te Serise A: Marko Borrielo

· Dhe shume lojtare te tjere te nivelit te larte nderkombetar. Mbi te gjitha: Ambrozini, Dida, Flamini, Abbiati, Favalli, Senderos e Kaladze

. Trajneri Kalro Ançeloti, dy here fitues i Champion League (2002-‘03, 2006-‘07), fitues i Boterorit per klube (2007), kampion i Serise A 2003-‘04) fitues i Superkupes se Evropes (2003, 2007) dhe trajneri me i mire ne Evrope (2007)

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit