Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ministrat e Jashtem te NATO-s: Urgjent EULEX ne Kosove

Publikuar me : 03.12.2008 Ne : Rajoni - 371 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ministrat e jashtem te NATO-s kane kerkuar dislokimin e shpejte te misionit EULEX ne tere territorin e Kosoves. Ne nje takim te mbajtur sot ne Bruksel, ata kane kerkuar nga Serbia dhe pushteti ne Kosove qe te bashkepunojne me te gjithe aktoret relevante gjate dhe pas bartjes se kompetencave.

Pas takimit te shefave te Aleances veri-atlantike theksohet se *ne Kosove do te mbetet prania e fuqishme e KFOR-it, ne baze te Rezolutes 1244, dhe se ai do te bashkepunoje pergjate tere Kosoves me Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe akteret tjere nderkombetare *per nje Kosove stabile, demokratike, multietnike dhe te qete*.

"Vendosja e shpejte e EULEX-it ne tere territorin e Kosove eshte prioritet urgjent dhe ne kete kontekst e verejme deklaraten presidenciale te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara lidhur me perkrahjen per rikonfigurimin e UNMIK-ut*, thuhet me tej ne konkluzionet pas takimit te ministrave te NATO-s.

Ministrat po ashtu kane potencuar se, *fuqishem inkurajojne pushtetin ne Kosove dhe Serbine qe ne plotesi te bashkepunojne me te gjithe akteret relevante gjate dhe pas procesit te bartjes se kompetencave*.

Ata presin qe te gjitha palet te ndihmojne qe te parandalohet cfaredo dhune, keshtu qe kane potencuar domosdoshmerine e *bashkepunimit te ngushte me te gjithe akteret nderkombetare, sikur edhe me pushtetin ne Kosove*.

Ministrat po ashtu kane pershendetur perpjekjet e Prishtines zyrtare per ti plotesuar standardet, sidomos ato per sundimin e ligjit, mbrojtjen e pakicave dhe etnive, objektet historike dhe kulturore si dhe ato per luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit.

Ministrat po ashtu kane theksuar se NATO-ja eshte e gatshme qe ta luaje rolin e saj ne ndryshimin e aranzhmaneve te ardhshme te sigurise dhe qe, ne kuader te detyrave te reja te NATO-s, te vazhdoje te punoje ne shformimin e TMK-se dhe krijimin e FSK-se*, thuhet ne perfundimet e takimit te ministrave te NATO-s.

Nderkohe mesohet se nje njesi e policise speciale polake ka mberritur ne Kosove per t'iu bashkuar misionit te EULEX. Ushtaraket polake u priten nga Njesia e Specializuar Shumekombeshe ne Prishtine, ku ata do te vendosen. Ata u priten nga komandanti i MSU-se, kolonel de Quarto dhe shefi i EULEX per grupin e kontrollit te turmave dhe trazirave koloneli Jervolino.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjerman

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjermanKancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia. “Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »


» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit