Elbasan - Eshte cilesuar nje nder lajmet me te mira hapja e deges Teknologji Informacioni dhe Komunikimi ne shkollen e Mesme Profesionale Sali Çeka te qytetit te Elbasanit.
Kete vit jane drejt plotesimit dy klasa ne kete dege, por ne nje kohe kur pritej nje salle moderne kompjuteresh e pajisur me gjithe teknologjine e duhur, e vetmja salle e kesaj shkolle le mjaft per te deshiruar.
Linja e internetit nuk eshte ne cdo kompjuter, shpejtesia e tyre eshte mjaft e ngadalte dhe shume prej njesive jane te fillimviteve 2000, duke e bere mjaft te veshtire zhvillimin e mesimit.
Mesuesi i Informatikes thote se interneti nuk eshte ne cdo kompjuter, pasi qe te pajisen disa prej tyre kerkojne pjese dhe shkolla nuk vetemenaxhon fonde qe te gjente zgjidhje per keto aparatura. Me keto shqetesime dhe te tjera eshte njohur kreu i Bashkise, Qazim Sejdini, i cili ka zgjedhur kete shkolle per ti uruar te gjithe nxenesve fillimin e vitit shkollor.
Sejdini tha se zgjedhja e kesaj shkolle ka lidhje me prioritetin qe duhet te kene shkollat profesionale ne tregun e punes. Tashme, tha ai, kerkohen profesioniste te zote dhe vetem shkolla te mira me personel te kualifikuar mund ti arrijne. Sejdini premtoi mbeshtetje per aktivitetet e kesaj shkolle gjate vitit shkollor.
Shkodra, me me shume gjimnaziste
Mbi 33 000 nxenes te arsimit parauniversitar i jane drejtuar dyerve te 130 shkollave ne rrethin e Shkodres. E vecanta e ketij fillim viti shkollor eshte se nxenesit qe kane mbaruar arsimin e detyrueshem 9 vjecar i jane drejtuar shkollave te mesme me shume se cdo vit tjeter. Ne dy gjimnazet e qytetit te Shkodres, ate 28 Nentori dhe Jordan Misja, jane hapur nga 9 klasa paralele ne vitin e pare.
Sipas kreut te drejtorise arsimore rajonale ne Shkoder, Artrida Ferketi, ka pasur rritje edhe te numrit te nxenesve qe jane regjistruar ne 8 shkollat e mesme te arsimit profesional ne kete rreth.
Permiresimi i cilesise se kurrikules ne kete nivel arsimor, permiresimi i infrastruktures dhe marketingu i bere nga stafet drejtuese te ketyre shkollave ne fund te vitit mesimor te kaluar, duke komunikuar me nxenesit e klasave te 9-ta, ka bere qe nxenesit e nivelit mesatar te ketyre klasave ti drejtohen kete shtator shkollave profesionale, ka thene Ferketi.
Nxenesit qe i jane drejtuar shkollave te arsimit profesional jane terhequr dhe nga dege te tilla, sic eshte ajo e turizmit ne shkollen teknologjike qe duke u nisur nga mundesite e shumta turistike qe te afron Shkodra, shihet me interes nga nxenesit e prinderit e tyre, pasi dhe tregu i punes eshte me i mundshem.