|
Miqesorja, yjet e Milanit *zbarkojne*ne Shqiperi
Publikuar me : 14.10.2008 Ne :
Sport - 450 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Milani me yjet e tij zbret sot ne Tirane. Kampionet e botes, te drejtuar nga trajneri Karlo Ançeloti, "zbarkojne" ne oren 11:30 ne aeroportin "Nene Tereza", pas 90 minutave udhetim nga Milano. Ronaldinjo, Maldini, Shevçenko, Inzagi, Sedorf, Nesta e shume lojtare te tjere do te qendrojne per afro 10 ore ne vendin tone, ku ne stadiumin "Qemal Stafa" do te luajne me Tiranen per trofeun "Taçi Oil". Pas mberritjes ne Rinas, kuqezinjte do te akomodohen menjehere ne hotel "Sheraton". Per nder te futbollisteve dhe te delegacionit zyrtar te klubit me 22 persona, qe kryesohet nga zv/presidenti Adriano Galiani, por ku spikasin edhe emra te njohur si Ariedo Braida, Filipo Gali, Mauro Tasoti e Leonardo, ne oren 13:30 do te zhvillohet edhe nje dreke zyrtare. Qendrimi i "Djajve" ne token shqiptare do te pasohet me nje takim zyrtar ne Kryeministri, me titullarin e ketij institucioni, z. Sali Berisha. Edhe pse nuk njihet si nje person "i dashuruar" me sportin (me saktesisht me futbollin ne veçanti, ku nuk eshte asnjehere i pranishem ne tribune, qofte edhe per ndeshjet e Kombetares), ne oren 15:00 Kryeministri do te prese ne zyren e tij yjet e klubit te Serise A. Perpara ndeshjes, rreth ores 16:30, administratori Galiani, trajneri Ançeloti dhe disa futbolliste (mes te cileve Maldini), do te dalin ne nje konference per shtyp se bashku me organizatorin e kesaj ndeshjeje, Rezart Taçin. Miqesorja e shumepritur me Tiranen starton ne oren 19:00, ne stadiumin "Qemal Stafa", por ne tribunat e impiantit me te madh ne vend festa pritet te filloje shume kohe me pare. Nuk do te mungoje as donacioni per bamiresi, ku nga shifra prej 1,7 milione eurosh qe kane perfituar per ardhjen ne kryeqytetin shqiptar, Milani do te dhuroje 100 mije euro per programin "Albania Reads" te UNICEF. Me kete fond synohet qe ne mbare vendin te ndertohen librari moderne ne te gjithe Shqiperine: objektivi eshte qe ne brezat e rinj te shperndahet kultura nepermjet librit. Fondet per bamiresi do te vazhdojne edhe ne mbremjen gala te parashikuar ne oret e vona te mbremjes: Milani do te largohet menjehere pas ndeshjes, por me fanellat e autografuara nga lojtaret do te organizohet nje ankand.
Mungesat - Nga kontingjenti i parashikuar per te udhetuar ne Tirane do te mungojne dy lojtare mjaft te rendesishem te Milanit, si Pirlo e Borrielo. Mesfushori eshte demtuar dhe ende nuk ka filluar te punoje me skuadren, ndersa udhetimi i sulmuesit u anulua per shkak te planit stervitor, per rikuperimin e tij sa me te shpejte. Nderkohe, ne dyshim eshte edhe zvicerani Senderos. E veçanta eshte se ne "Qemal Stafa", ne fushe, do te rikthehet ish-mbrojtesi i kombetares italiane, Alesandro Nesta: pas demtimit te gjate, 32-vjeçari pritet te aktivizohet per afro 25 minuta.
Biletat
Organizatoret: Tregut nuk do t‘i
mungojne as ne diten e ndeshjes
Biletat e ndeshjes Tirana-Milan, qe do te luhet sot ne mbremje ne impiantin "Qemal Stafa" per trofeun "Taçi Oil Albania Reads", nuk do t‘i mungojne tregut as sot. Organizatoret kane siguruar se pavaresisht interesimit dhe ritmit te larte te shitjeve, te gjithe tifozet e "vonuar", qe deri me tani nuk kane arritur te sigurojne nje vend ne stadium, mund te rikuperojne ne kohe. "Interesimi per kete emer te madh te futbollit boteror siç eshte Milani, ka qene mjaft i madh. Tifoze nga Shqiperia, por edhe nga Kosova apo shqiptaret e Maqedonise kane kerkuar te jene te pranishem ne kete feste qe sherben edhe per bamiresi", tha shefi i zyres se shtypit te "Taçi Oil", Aldrin Dalipi. "Ritmet e shitjeve kane qene mjaft te medha, megjithate biletat do te vazhdojne te jene ne treg edhe ne diten e ndeshjes. Te gjithe ata tifoze, qe per nje arsye apo nje tjeter ende nuk kane arritur t‘i blejne, do te kene mundesi te ndjekin nga afer yjet e Milanit. Kjo ndeshje eshte nje rast per te mos u humbur dhe interesimi i treguar nga sportdashesit e konfirmon kete fakt".
Masat e sigurise
Vjen Milani, blindohet kryeqyteti
Masa te rrepta te policise do te shoqerojne viziten e Milanit ne Tirane enkas me rastin e ndeshjes miqesore per turneun "Taçi Oil Albania Reads" ne oret e para te mbremjes se sotme. Me qellim te parandalimit te çdo incidenti, Policia e Tirane thekson se duke filluar nga ora 12:00 e dites se sotme e deri ne perfundim te ndeshjes do te mbyllen lokalet perreth stadiumit. Po ashtu nga ora 08:00 nuk do te lejohet parkimi i automjeteve ne ambientet perreth stadiumit "Qemal Stafa", sheshit "Italia", sheshit "Nene Tereza", si dhe pergjate bulevardit "Deshmoret e Kombit" nga Presidenca deri te hotel "Sheraton". Ne oren 15:00 do te kete ndalim qarkullimi perreth stadiumit, sheshit "Italia", sheshit "Nene Tereza", si dhe pergjate rruges "Leke Dukagjini", bulevardit "Deshmoret e Kombit" nga Presidenca deri te hotel "Sheraton", "Dervish Hima", deri ne perfundim te aktivitetit. Ndersa hyrja ne stadium fillon ne oren 17:00.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|