Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Miratohet ligji, AKKP mund te ndryshoje vendimet e pronave

Publikuar me : 23.07.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 138 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Debate te ashpra ne Parlament, mazhoranca rivoton ligjin qe rrezoi dy muaj me pare Gjykata Kushtetuese


TIRANE - Kuvendi votoi mbreme ne seance plenare mes debatesh ndryshimet ne ligjin Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones, nje pjese e te cilit ishte hedhur poshte nga Gjykata Kushtetuese.


Me vendimin nr. 27, Kushtetuesja shpalli ne kundershtim me ligjin themeltar te shtetit te drejten e kreut te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Prones per te hedhur poshte vendime te marra ne fillim te viteve 90-te nga Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit te Prones.


Pas hedhjes poshte te neneve 15 dhe 16 te ligjit, mazhoranca me nismen e deputetit Enkelejd Alibeaj, propozoi draftin e miratuar mbreme mes debatesh te forta midis deputeteve.


Sipas deputeteve socialiste, projektligji ne fjale ishte i njejte me ate qe hodhi poshte Gjykata Kushtetuese, duke paralajmeruar edhe ridergimin e ketij ligji per verifikim te kushtetutshmerise ne gjykate. Nga ana tjeter, sipas te djathteve, ky ligj rregullon me se miri problemin e prones ne vend, duke shmangur padrejtesite e ndodhura gjate 20 viteve te fundit.


Ne thelb drafti i miratuar mbreme, parashikon te njejten procedure ne shqyrtimin e ankimeve per pronat, me ndryshimin se ne fund eshte gjykata ajo qe merr vendimin perfundimtar.


Per te marre ne shqyrtim nje vendim te meparshem per pronat, fillimisht duhet te plotesohet nje nga kushtet e percaktuara ne ligj, sic jane, dalja e fakteve te reja shkresore qe kane rendesi per ceshtjen, te cilat nuk diheshin ne momentin e marrjes se vendimit te meparshem; vertetimi se aktet shkresore mbi te cilat eshte marre vendimi i meparshem nuk jane te verteta ose zyrtaret qe kane leshuar ato jane denuar me pas penalisht; vendimi permban nje akt material te gabuar; zyrtaret qe kane marre pjese ne vendim jane denuar per vepra penale, te cilat kane ndikuar ne marrjen e tij dhe vendimit te jete bazuar mbi nje vendim tjeter, i cili me pas eshte ndryshuar.


Pasi te kete verifikuar keto pika, AKKP merr vendimin per marrjen ose jo ne shqyrtim te ankeses. Referuar fjales se Ministrit te Drejtesise, Bujar Nishani, nese dikush eshte i pakenaqur nga vendimi i marre nga AKKP-ja mund ta dergoje ceshtjen ne gjykate.


Krahas pronareve, te cilet mund te jene cenuar nga vendimet e meparshme te ish-KKKP-ve, ankese ndaj Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave mund te beje edhe Avokatura e Shtetit. Brenda 30 diteve nga dorezimi i kerkeses, AKKP analizon te gjithe dokumentacionin e derguar dhe i kthen pergjigje kerkuesit nese ajo merret apo jo per shqyrtim.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit