Mirdite- Nje 62-vjecar ka humbur ne nje fshat te Mirdites ne rrethana ende te pasqaruara nga ekspertiza e policise, por sipas te afermeve i vetevrare pa dashje ne kohen qe pastronte armen e gjahut.
Ngjarja ndodhi ne fshatin Trojez te komunes Kthelle, nga ku mesohet se ka gjetur vdekjen ne oret e vona te mbremjes se djeshme 62-vjecari Zef Doda.
Sipas thenieve te te afermeve 62 vjecari ka qene duke pastruar ciften, e cila i eshte shkrepur padashje dhe kjo ka sjelle plagosjen e rende te tij. Ata e kane marre me te shpejte dhe e kane derguar ne urgjencen e spitalit Rreshen, por plaget kane qene te renda dhe hemoragjia e vazhdueshme i ka shkaktuar vdekjen pa mundur ta dergojne deri tek spitali ndaj ka gjetur vdekjen gjate rruges.
Mesohet se Zef Doda, ishte baba i 5 femijeve. Nderkohe nga ana e policise eshte ngritur grupi hetimor, i cili po kqyr vendin e ngjarjes, ne shtepine ku ai banonte dhe ku ka gjetur dhe vdekjen pa dhene detaje te nje versioni perfundimtar te kesaj vdekjeje me arme zjarri, pasi ajo po heton dhe ne pista te tjera te dyshuara.