Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Mirupafshim Butrint, mire se erdhet ne Kandaharin e Talibaneve

Publikuar me : 01.07.2010 Ne : Shendeti - 180 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Thone se cdo vend ka ne krye qeverine qe meriton. I meritojne shqiptaret talibanet? Duke udhetuar me makine ndane pyllit te hoteleve te zbrazeta dhe gjysme te ndertuara ne Sarande, pergjate rruges se re per ne Butrint, miqte e mi amerikane me pyeten se pse me pelqente te merresha me arkeologji ne Shqiperi.


Nuk kisha kohe tu pergjigjesha; kishim arritur ne Ksamil. Ketu, me qindra shtepi te shkaterruara, gjysma te demtuara, te mbetura si permendore te nje casti marrezie te qeverise. Mund te jene ndertime te paligjshme, por ti shkaterrosh ato ne kulmin e sezonit turistik veror dhe ne nje kohe krize boterore ekonomike, tregon gjithcka duhet te dini per orientimin bashkekohor te vendit.


Nje nga bashkudhetaret e mi amerikane tha thjesht Duket si Kandahar ketu. Kaq mjaftonte te thuhej. Bukuria sublime e ketij vendi eshte kthyer tashme ne teme talljeje nderkombetare. Shaka tragjike Nje vend i administruar nga talibanet...? Sjellim nder mend vandalizmin mbi statujat madheshtore budiste ne Afganistan...


Rruga qe tani dhunon ullishtat e Parkut Kombetar te Butrintit te ngjall thjesht neveri. Eshte e veshtire te pershkruash mentalitetin e Ministrise vendase te Kultures qe ka lejuar kete shkaterrim. Te gjithe qe kane gisht ne kete vandalizem, do te kene nje vend te caktuar ne nje liste te gjate emrash te keqij per Shqiperine. Miqte e mi e pelqyen oazin e Butrintit, te ruajtur deri me sot nga e keqja me e madhe, por nuk kishin asnje lloj ambicieje per tu kthyer. Spo permend ketu mundesine zero per tia rekomanduar Shqiperine miqve te tyre.


2010 - Fillon tatepjeta turistike e Butrintit


Brenda Butrintit formulova nje liste te plote te gjendjes se monumenteve atje - Nuk vazhdon me konservimi i kushtueshem i Pallatit te Trikonkes - Eshte hequr skena e drunjte ne teater dhe nuk eshte pastruar uji - Jane zbardhur e vjetruar tabelat moderne dhe te kushtueshme te informacionit, dhuruar nga Fondacioni Butrinti - Dritat ne muze nuk jane me funksionale (jane djegur llambat) dhe gjurmet e minjve te kujtojne nje nga problemet e administrimit - Tryezat ne kafenene e akropolit jane mbuluar me xhama te thyer.


Kafeneja, sigurisht, eshte e mbyllur.
Ndersa Fondacioni Butrinti vazhdon nje program konservimi dhe administrimi te zones pyjore ne Butrint, nje brigade zanatcinjsh vendas vazhdojne me zell punen e vet, duke mbrojtur kete qender te brishte arkeologjike poshte cadres se zones pyjore.


Te pakten te huajt treguakan kujdes - thane bashkudhetaret e mi. Une u pertypa, duke e ditur se edhe vendasit kujdesen.


Ca me keq, mbi ngushticen e Korfuzit, ne kalane e Ali Pashes qe ruan grykederdhjen e kanalit te Vivarit - nje fortese e studiuar (dhe e botuar vitin e shkuar ne revisten nderkombetare te Antikitetit) nga nje ekip i Universitetit te Granades, Spanje, gati po e humbet nje nga te kater kullat e saj.


Ne strukturen e saj eshte shfaqur nje e care e thelle, qe zmadhohet rrezikshem. Ky ledh mbrojtes, i ngritur nga pashai i madh per te penguar britaniket te lundronin drejt Butrintit, eshte nje nga perlat e trashegimise kulturore boterore te UNESKOS. Çfare bejne autoritetet e parkut per tu mbrojtur nga ky makth?


Çfare ka bere Ministria e Kultures? Mund ta merrni me mend? Si mundet qe qeveria shqiptare tregon aq pak kujdes per kalane, Butrintin apo madje edhe vete UNESCO-n? Butrinti pati vitin e shkuar me shume se 50.000 turiste, apo 75,000 po ti besosh perllogaritjeve te Fondacionit Butrinti.


Duke e shumezuar kete shifer me pagesen prej 5 eurosh per hyrje, te ardhurat e Parkut kapin nje shume prej 250,000 apo 350,000 eurosh ne vit. Duke e ditur se pagat e stafit kapin nje shume prej 25,000 eurosh, ku shkon pjesa qe mbetet? Sigurisht, jo ne Butrint.


Ajo shkon ne mbeshtetje te qeverise shqiptare qe ka lejuar ndertimin e nje rruge te re ne park dhe hedhjes ne ere te ndertimeve pa leje. Padyshim qe keto te ardhura paguajne rrugendertuesit ne menyre qe Butrinti me pas te rrethohet nga vilat e miqve te qeverise.
Bashkudhetaret e mi amerikane psheretine te lehtesuar kur mberriten ne Greqi dhe vazhduan ta quajne Butrintin, Kandahar, me pas udhetuan per ne Turqi dhe qe aty ne Gjeorgji dhe Armeni. Nje here ne Shqiperine e Talibaneve, - thane ata, - eshte mjaft.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit