Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Mish ne hell

Publikuar me : 21.06.2010 Ne : Kulture - 219 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Arkitekture / Nga kioskezim ndertimet buze rruges dhe autostrades. Tri faza neper te cilat kaloi zhvillimi i pakontrolluar urban ne Shqiperi ne njezet vjet. A ka shanse per korrigjime?


Me rastin e mbylljes se Institutit te Urbanistikes, dua te marr ne analize fazat dhe karakteristikat kryesore te ndryshimeve urbane ne kete periudhe.

Ne rastin e zhvillimeve te pakontrolluara, mund te analizohen lehte faktoret psiko-sociale qe behen shkak te ketyre ndryshimeve. Si ne asnje vend tjeter, ne patem disa dukuri te vecanta specifike pergjate 20 viteve te tranzicionit.


Mendoj se jane te qarta 3 faza te cilat edhe ishin te ndara por edhe jane te mbivendosura.


1. Shtesat e banesave ekzistuese dhe kioskat.
2. Pushtimet e territoreve te tera dhe ndertimet pa leje qe tani quhen zona informale.
3. Ndryshimi i struktures urbane dhe krijimi i nje indi te ri anes autostradave apo rrugeve kombetare.


Mbas nje ndrydhjeje dhe izolimi 50-vjecar ideja e pare qe u konceptua ishte IKJA jashte vendit, kurse per ata qe mbeten, zgjerimi i banimit.


Dhe filloi nje ethe e vertete kush e kush te zere ballkonin, te mbylle lozhen, te zvogeloje ose te zmadhoje dritaren apo porten, te ndertoje mbi tarrace apo te ktheje dhomen ne katin perdhe ne dyqan.


Pra, ne fillim u zbatua tjetersimi i siperfaqes se banimit ku ishte pronar. Pastaj filluan ndertimet ne hapesirat midis pallateve. Nuk merrej leje per asgje. Kjo ishte koha kur linden dhe u shtuan KIOSKAT.


Pasi u vendos pa leje kioska e pare, filluan te mbijne si pucrra ne gjithe Tiranen. Prej ketej, semundja u perhap ne gjithe Shqiperine.


Pas kioskave, neper trotuare filluan ndertimet e renda ne Parkun Rinia dhe pergjate Lanes.


Ne 11 Shtator 1994 botoj ne Gazeten Drita kryeartikullin Imazhi i qytetit barake ku marr ne analize kete fenomen urban ne Tirane dhe bej thirrje per ta ndaluar.


Shperfytyrimi ngjau ne pesevjecarin 1992-1997. Ky ishte pesevjecari i kioskave qe vazhdoi deri ne vitin 2000 kur kryetari i ri i Bashkise Edi Rama mori aksionin legjendar te prishjes se tyre. Shumica jane prishur por gjurma e thelle qe kane lene ne subkoshiencen e popullit vazhdon akoma.


Filozofia e kioskezimit qe eshte simbol i rrembimit, shemtise, investimit te perkohshem me humbje, krijimit te mbetjeve te patretshme nga natyra, mosrespektimi e ligjit, shfaqet ne qindra e qindra objekte pa leje.


Ajo do te vazhdoje te rishfaqet edhe me vone. Keto ndertime abuzive jane dokumenti me i sakte i nje historie te pashkruar ende. Vetemburrja, vetegjyqesia, grabitja, pushtimi i territoreve, jane mendesi orientale.


Europa gjate mesjetes dhe Rilindjes vuri ne baze te zhvillimit te saj respektimin e ligjit dhe konceptin e shenjterise se PRONES PUBLIKE. Kjo nuk njihej ne Orientin ku ne vegjetuam per 500 vjet.


Pasojat u ndjene menjehere mbas leshimit nga shtrengesa komuniste.
Krahas me zgjerimet dhe kioskezimin filloi pushtimi i objekteve publike (konvikte, fabrika, depo, cerdhe, etj.) Menjehere shpertheu nje pushtim territoresh i papare ne asnje vend ne kohet moderne.


Farke - Sauk - Dajt - Babru - Paskuqan - Kamze - Valias, ne kete territor gjigant u krijua nje patkua qe e rrethoi kryeqytetin. Jane afro 200.000 ndertime pa leje.
Ne Durres ato u shtrine ne zonen e plazhit dhe ne kenete.


Te tilla zona informale jane krijuar ne cdo qytet sidomos ne Tirane, Durres, Shkoder, Lezhe, Vlore, Berat, Sarande, Pogradec. Me pak te demtuara jane Korca, Erseka, Permeti. Ky aks eshte me pak i demtuari si nga ana urbane po ashtu edhe ekologjike sepse nuk pati dyndje.

Ne dhjetevjecarin e fundit 2000-2010 ndodhi nje fenomen shume i rende dhe kjo eshte shtrirja e ndertimeve pergjate akseve kryesore rrugore. Ajo qe per mijevjecare kishte qene nje banim strategjik (ndertimi i vecuar larg e larg neper male, qe siguronte nje autonomi fisnore) u permbys kokeposhte.


Te gjithe ndertojne buze rruges, qofshin keto autostrada (aq me mire) apo rruge nacionale. Shtepi, dyqane, depo, magazina, oficina, punishte, kafene, kantiere inertesh dhe parafabrikatesh, varreza, vila, paliate, fusha per stivosje druri, varreza makinash, hotele, rezidenca, stalla, fusha sportive, restorante, kioska, benzinata... cdo gje e ke anesh rruges.


Dhe nuk respektojne as distancat minimale te largesise nga rruga.
Jane mbi 130 nderprerje te paligjshme te rrjetit hekurudhor. Kjo ka sjelle tjetersimin e tere indit te banimit. Nuk kemi me fshatra, komuna, dhe qytete por vetem nje qytetofshat te zgjatuar.


Shikoni


Shkoder - Lezhe - Lac - Fushe-Kruje - Kamze. Pastaj Fushe Labinot - Elbasan - Peqin - Rrogozhine - Kavaje - Golem - Durres - Vorre - Tirane. Pastaj Pogradec - Plloce - Sovjan - Maliq - Korce. Pastaj Lushnje - Berat. Pastaj Vlore - Orikum. Pastaj Sarande - Ksamil, etj., etj..


Tere Shqiperia eshte ne rruge. Kjo eshte katastrofa me e madhe urbane dhe ekologjike. Jane shpenzime te pallogaritshme dhe humbje ne energjine elektrike, ujesjellesa, kabllot telefonike dhe internetin, kanalizimet e ujerave te zeza.


Ky eshte shkaku i carjeve dhe rreshqitjeve te qindra banesave gjate dimrit. Veshtiresohet funksionimi normal i sherbimit mjekesor, civil, postar, i zjarrfikeseve, i ruajtjes se rendit, etj., etj.


Ajo qe eshte nder me kryesoret te gjitha keto ndertime jane bere mbi tokat e bukes, mbi parcelat me pjellore. Jane me qindra mije hektare te humbur kur ne jemi nje vend me pak toke buke.


Ne gjithe boten jetesa afer autostradave apo rrugeve konsiderohet e demshme dhe e padeshirueshme. Bile jane caktuar norma edhe masa per te eliminuar ose pakesuar efektet negative te zhurmave (kjo arrihet me ndertimin e mureve mbrojtes me panele gjate gjithe autostradave).


Jemi i vetmi vend ne Europe qe beme (vazhdojme pa asnje ndalim) kete gabim te rende urban. Kjo eshte e pakorrigjueshme per disa qindra vjet.


Ne rrugen Elbasan - Librazhd pashe te shkruar me sprej mbi nje tabele rrugore qe tregonte kthese MISH NE HELL. E vertete. Gjate rruges jane disa lokale qe kane mish te pjekur ne hell. Ata te ofrojne vetem kete. Se nuk dine gje tjeter.


Para nje jave ndala dhe hengra. Ishte vertet i shijshem. Por kjo eshte menyra me e hershme e gatimit te kafsheve te egra dhe me vone te buta.


Kur po vazhdoja rrugen per ne Korce, mendova se keshtu bere me gjithe territorin e kemi futur ne hell dhe po e pjekim, sigurisht per ta ngrene.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit