|
Misha Gleni, konsulent i disa qeverive perendimore
Publikuar me : 10.08.2008 Ne :
Rajoni - 360 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Kush eshte publicisti i njohur qe zbuloi prapaskenat e krimit ballkanik
Misha Gleni eshte nje gazetar dhe historian i njohur. Si gazetar i mediumeve britanike te njohura, "Guardian" dhe BBC per Evropen Qendrore, ai ka dhene informacione per renien e komunizmit dhe lufterat ne ish-Jugosllavi. Laureat i shume çmimeve, midis te cileve edhe i çmimit "Sony" per kontributin ne gazetarine elektronike, per informimet mbi Jugosllavine e atehershme, ai ka shkruar tre libra per Evropen Lindore dhe Ballkanin (ne gjuhen serbe jane botuar ne botimin "Samizdat B92" - "Renia e Jugosllavise" dhe "Ballkani mes viteve 1804 dhe 1999"). Po ashtu, ai ka sherbyer si konsulent i qeverive te disa shteteve evropiane dhe te SHBA-se lidhur me çeshtjet politike te rajonit. Gjate kohes se krizes dhe shperberjes se bashkesise shteterore jugosllave, ai ka sherbyer si gazetar i sherbimit boteror te BBC-se nga Evropa Qendrore. Libri "Renia e Jugosllavise" i dha atij reputacionin e nje njohesi kompetent te problematikes se komplikuar te rajonit ballkanik. Libri i tij per Ballkanin, ne te njejten kohe perben, krahas perpjekjes qe botes dhe mjediseve jashteballkanike t‘ua afroje dhe t‘ua shpjegoje me mire Ballkanin ne nje kontekst te gjere, nje kontribut mjaft te vlefshem per studimin e Ballkanit, te shteteve qe e perbejne dhe te popujve qe jetojne atje. Gjate tre vjeteve, z. Gleni ka drejtuar nje OJQ dhe ka kontribuar me projekte per rindertimin e Serbise, Maqedonise dhe te Kosoves. Tani ai jeton ne Londer. Libri i Misha Glenit, "MekMafia - kriminaliteti pa kufi" do te dale ne qarkullim ne botimin e "Samizdat B92" ne fund te muajit gusht.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Rajoni - Lexuar : 26 here.
Kancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia.
“Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »
|
» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|