Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Misioni emancipues i zonjes Pack

Publikuar me : 12.04.2010 Ne : Politike - 199 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Pak dite me pare, disa media te djathta publikuan nje interviste te zonjes Doris Pack, ne te cilen eurodeputetja fliste per krizen politike ne Shqiperi.


Ishte kjo nje interviste qe te habiste me shkeljen e cdo norme dhe rregulli te etikes, korrektesise politike e diplomacise; nje interviste ne te cilen zonja Pack dukej qarte se as nuk e kishte vene ujin ne zjarr te krijonte pershtypjen e nje qendrimi te ekuilibruar e objektiv ndaj krizes, por si gjithnje, i ishte sulur me shpate ne dore opozites se majte, duke ngritur njekohesisht ne qiell qeverine Berisha.


Pra, me pak fjale, ishte nje interviste tipike alla-Doris, qe me teper se produkti i nje eurodeputeteje, dukej si pjelle e ndonje bashkepunimi mes ajkes se gazetareve te 55-es e Rilindjes Demokratike, dhe ndonje socialisti qe ka pare te verteten si per shembull Ylli Manjani.


Keshtu, sipas zonjes Pack, ne Shqiperi kemi nje qeveri shembullore, por qe fatkeqesisht ka perballe nje opozite plangprishese, grinjare e te papjekur, qe nen diktaturen mizore te Edi Rames, qe po ua merr frymen dalengadale, mes nje mije e nje vuajtjeve, te ngrateve deputete socialiste.


Zonja Pack shprehej e tromaksur sesi socialistet mund ta lene diktatorin Rama te veproje sic po vepron, dhe nuk ngurroi ta quaje refuzimin e socialisteve per te pranuar komisionin hetimor te miratuar ne menyre te njeanshme nga mazhoranca - te kritikuar nga OSBE, SHBA, Presidenca Spanjolle e BE dhe vete Komisioneri per Zgjerim Fule - si nje sjellje prej kalamajsh, ndersa sharroi ti shkelte syrin as majtistit Ilir Meta qe, sipas zonjes Pack, po sillet sic i ka hije nje te majti, sigurisht ashtu sic e kupton ajo nje te majte.


Nuk eshte ketu vendi per te analizuar permbajtjen e intervistes se kesaj zonje, qe tanime fatmiresisht eshte vec nje ish-kryetare e Delegacionit per Europen Juglindore. (Ne fund te fundit, a ska thene dikur te njejtat gjera qe po thote sot per Edi Ramen e socialistet, edhe per Nanon, Meten e Majkon?) Pyetjet qe shtrohen jane te tjera. Per shembull, ce shtyn zonjen Pack te mbaje qendrime te tilla?


A mos valle ajo mendon se keto fjale do te kene ndonje ndikim ne situaten politike ne vend? Nuk e besoj. Nder vite, zonja Pack e ka treguar aq qarte se ne cane qendron sa tanime si zor qe ndokush ne Shqiperi te mendoje seriozisht se ajo shpreh dicka me shume se qendrimin e nje militanteje gjermane te Sali Berishes.


Nderhyrjet e nderkombetareve ne politiken shqiptare kane nje vlere per sa kohe perceptohen nga shqiptaret si te matura, te balancuara, te udhehequra nga parimet e nga deshira e mire per te ndihmuar ne zhvillimin demokratik te vendit.


Te jete puna per militantizem, kete e ben shume me mire vete Sali Berisha & co. E perse duhet marre seriozisht zonja Pack atehere, ne nje moment qe ajo dhe disa personazhe te tjere groteske si ajo, sjane asgje me shume sesa misherimi i demit qe i ka bere Shqiperise nder vite gjykimi i situates politike permes syzeve te nje militantizmi dogmatik? Mos valle thjesht e vetem sepse ajo shan e shfryn ne anglisht apo gjermanisht?!


Natyrisht, cdo shpjegim i shkaqeve te kesaj sjelljeje te zonjes Pack eshte i destinuar te mbetet deri diku nje spekulim, per faktin e thjeshte se zonja Pack si zor te pranoje ndonjehere te ulet ne divanin e ndonje psikologu per te diskutuar mbi pse-qysh-tek-et e qendrimeve te saj militante kundrejt politikes shqiptare. Por, ne fund te fundit, perse te mos spekulojme pak?


Nje shpjegim i mundshem per sjelljen jo vetem te zonjes Pack, por edhe te ndonje personazhi tjeter si zoti Grossruck, mund te jete se zonja eurodeputete eshte thjesht nje djathtiste ekstreme, dogmatike e ideologjike, deri diku don kishoteske, qe i ka mbetur sahati tek lufta kunder komunizmit dhe refuzon te pranoje se e majta e sotme shqiptare ska lidhje me komunizmin.


Ndoshta, duke qene se ne arenen nderkombetare ne pergjithesi, e ate europiane ne vecanti, kesaj zonje nuk iu dha kurre mundesia te luaje ndonje rol me rendesi ne rrezimin e diktaturave komuniste, ajo pa ne Shqiperine e fillimviteve 1990 e vazhdim, mundesine per te bere emer si nje luftetare e rrepte kunder komunizmit, packa se kjo ne rastin shqiptar nenkuptonte mbeshtetjen e nje njeriu qe me shume se gjithkush tjeter perfaqeson vazhdimesine e mentalitetit autoritarist te diktatures.


Nje shpjegim tjeter i mundshem eshte i nje natyre karakteriale. Personalisht, zonja Pack me kujton shume nje ish-komshijen time, me pak a shume te njejten moshe me te, te cilen nje martese e shkuar keq e ka bere idhnake, grinjare dhe ne pergjithesi te padurueshme.


Vuan nga nje ndjenje protagonizmi te tepruar dhe per sa kohe e begenis - dhe me besoni kjo eshte nje vuajtje me vete - mund te duket si mikja jote me e mire, por larg qofte ta injorosh apo kundershtosh, dhe dije se ke fituar nje armike per jete, e cila ka per borxh te te shaje anembane lagjes.


Natyrisht nuk e di, e as nuk me intereson ta di, historine personale te zonjes Pack, por ama verej tek ajo po te njejten ndjenje protagonizmi te semure e megalomanie qesharake e te lige si tek ish-komshija ime.


Dhe ta mendosh, ku tjeter vec Shqiperise i jepet zonjes Pack mundesia te vihet ne qender te vemendjes mediatike e te mbahet ne pellembe te dores nga ndonje qeveri e force politike, sic ndodh ne Shqiperine e Sali Berishes?


Sidoqofte, sado qe personalisht nuk ushqej kurrfare simpatie per zonjen Pack, me duhet me keqardhje te pranoj se misioni i saj ne Shqiperi, ne njefare menyre te pavullnetshme, ka pasur nje dimension emancipues. sepse me sjelljen e saj, me gjuhen militanteske e gjykimet manikeiste, na ka provuar se politikanet grinjare, te vegjel, mendjembyllur, grindavec, militante, dogmatike e megalomane nuk jane nje ekskluzivitet shqiptar. Ata ekzistojne dhe ne Europe.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit