Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Motrat e bamireses: Amaneti qe na la Nene Tereza

Publikuar me : 21.10.2008 Ne : Kuriozitete - 675 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Ne nje nga rrugicat e qendres se qytetit, ne fillim te rruges se Durresit, gjendet nje shtepi e madhe. Ështe e thjeshte, e paster dhe mbi te gjitha eshte e mbushur me shume dhembshuri dhe dashuri. Atje qytetaret me te varfer, te pastrehet, te semuret dhe te vetmuarit shkojne dhe ushqehen falas. Ndersa ata qe jane ne gjendje te mjerueshme jetojne aty, ne shtepine e motrave te Nene Terezes. Te gjithe e njohin si shtepia e motrave, nese pyet gjate rruges, te gjithe e dine deren e madhe te kesaj shtepie qe pret e percjell njerezit me shendet te dobet, ata qe nuk kane se ku te fusin koken dhe te vetmuarit. Aty, ata gjejne nje pjate te ngrohte, nje kujdestar qe i trajton semundjen dhe nje zemer qe i dhuron fjale te embla dhe shume dashuri, pavaresisht gjendjes se tyre, pamjes apo problemeve. Kur vajtem ne shtepine e motrave, gjetem deren te hapur, rreze drite qe dilnin prej saj dhe nje qetesi. Motrat ishin ne lutje. Ne diten e Lumturimit te Nene Terezes, atehere kur gjithe administrata ben pushim me kete rast, motrat nuk kane pergatitur asnje ceremoni, kane punuar si çdo dite tjeter. "Ceremonine, ku ishim te gjithe te pranishem per Nene Terezen e kemi zhvilluar me daten 5, date kur ajo humbi jeten", thone motrat. Teksa hapin deren, me durim dhe buzeqeshje presin te degjojne çfare ke per t‘i thene. Ato mbajne te veshur sarin e bardhe me vija blu, ashtu si Nene Tereza. Ato jane te thjeshta, buzeqeshin, flasin dhe degjojne me qetesi dhe durim.

Njera prej tyre nis e na tregon rregullat qe ka shtepia e motrave te Nene Terezes, qellimi i misionit te tyre ne vendin tone dhe kudo. Motra na rrefen si e ka njohur nenen e gjithe botes, çfare u ka mesuar ajo, vizitat ne Shqiperi dhe dashuria per shqiptaret.

"Ajo thoshte gjithmone qe shqiptaret jane te vuajtur, duhet te beni durim. Tani ata kane etje per çdo gje, por ju duhet te beni durim", thote motra, nje grua me sy te kalter e te shndritshem. Ajo qe ne vitin 1991 ndodhet ne Shqiperi, vendi yne ka qene misioni i saj i pare. "Nene Tereza vinte per vizite çdo vit, ajo kujdesej per te semuret, per nevojtaret, u lante rrobat, i ushqente dhe u qendronte prane. Shtepia jone ka rregulla dhe njeri prej tyre eshte qe rrobat nuk lahen ne lavatriçe, por me dore", tregon motra. Ashtu siç bente dhe Nene Tereza, ashtu vazhdojne te bejne edhe ato. Ushqejne, lajne, pastrojne, u blejne ilaçe te moshuarve, i çojne per te takuar te afermit, kur ata ndodhen larg, i çojne per analiza, per operacion, kryejne te gjitha keto pune duke menduar se ata jane prinderit e tyre, jane motrat, vellezerit, te afermit e tyre. Ashtu siç u thoshte dhe Nene Tereza, pas tyre fshihej Jezusi, kujdesi ndaj personave te vobekte, te verber, te semure, te papaster ishte e vetmja menyre per te takuar Jezusin. "Jeta jone dhe detyra qe kemi eshte te sherbejme. Shprehim dashurine qe kemi per Zotin, duke i sherbyer Jezusit nder me te varfrit", thote motra e Nene Terezes. Ajo ka kujtime te hershme me nenen e gjithe botes. Takimet me te kane qene te herepashershme dhe gjate vizitave te saj ne Shqiperi, ato kane sherbyer per nevojtaret ne krahe te Nene Terezes. Ajo i thoshte gjithmone: "Duke i sherbyer me te varferve, atyre qe jane ne gjendje te mjeruar, takojme Jezusin. Duke i sherbyer atyre i sherbejme Jezusit. Njeren nga vargjet e Bibles, qe motrat thone dhe qe Nene Tereza e perseriste me shpesh, ishte Mateu 25, 40: "Mbreti do t‘u pergjigjet: me te vertete po ju them se sa here keni bere kete gje per njerin nga keta vellezerit e mi te vegjel, ma keni bere mua". "Shqiptaret jane te vuajtur, por jane dhe shume bujar. Te ftojne ne shtepine e tyre, pavaresisht besimit te tyre. Ne Tirane jane ne gjendje te mire, por ne zona te tjera jane ne gjendje te veshtire", thote motra. Duke iu kthyer Nene Terezes, ajo na tregon nje album te madh me fotografi, te cilat jane kujtime vit pas viti, sa here ajo ka vizituar Shqiperine dhe ka qendruar me motrat e saj ne shtepine ku sot marrin ndihme te gjithe ata qe kane probleme ekonomike, shendetesore dhe vetmie.



Vakte, sherbim dhe kujdes falas, por rregulla te forta per te qendruar me motrat e Nene Terezes


Rregullat e shtepise se motrave, qe jetojne me te varfrit


Nje vakt te ngrohte dhe nje dreke me ushqime te gatuara nga motrat e Nene Terezes, mund ta kene te gjithe ata qe jane ne veshtiresi ekonomike. Kater here ne jave ne shtepine ku qendrojne dhjete motrat e Nene Terezes, te ardhura ne mision per t‘i sherbyer shqiptareve ne nevoje. Ndersa vetem 25 apo 30 persona mund te qendrojne e te jetojne ne kete shtepi. Kushti kryesor per te ngrene, per te fjetur, apo per te qendruar ne kete shtepi, eshte gjendja e veshtire. Shtepia ka vend vetem per ata qe jane njerez te vetmuar, nuk kane shtepi, nuk kane te aferm, prinder, femije, apo per ata qe nuk pranohen te mbahen prane te afermve apo ne spital. Per keta njerez kujdesen motrat. Nese jane te moshuar dhe marrin nje pension, ato ja administrojne ne menyre te tille qe personi ne fjale te arrije te bleje ilaçe apo te rimbursoje analizat e tij. Ne rast se nuk kane asnje mundesi, atehere per keta njerez kujdeset shtepia. Motrat u lajne atyre rrobat me dore, kujdesen per higjienen personale te atyre qe nuk jane ne gjendje ta bejne vete, ushqejne dhe veshin ata qe nuk jane ne gjendje te kryejne keto veprime. Motrat gatuajne, lajne dhe pastrojne ambientin, çojne per takime me mjekun sa here personat qe kane nevoje, i shoqerojne ata per vizita sa here kane mall dhe deshire te takojne te afermit qe ndodhen larg. Motrat shkojne dhe mbajne radhen per t‘i marre pensionin. Pavaresisht te gjitha puneve te shtepise, detyrimeve dhe sherbimeve, motrat shpenzojne nje kohe te mire ne lutje. Diten e nisin me lutje, me falenderime dhe me qetesi. Ështe kjo kohe e takimit me Zotin. Kjo eshte e nevojshme dhe e domosdoshme per motrat. Shtepia e tyre nuk eshte nje shtepi sherbimi social, ajo eshte shtepi e dashurise, e lutjeve, eshte shtepia e misionareve, shtepia e motrave te Nene Terezes.

Ne kete shtepi, rendesi te veçante i kushtohet edhe festimit te ditelindjeve. Ne nje kalendar qendrojne te shenuara te gjitha datat e lindjes se personave qe jetojne atje dhe ne ate dite festohet dhe urohet ai qe ka ditelindjen.
 

 



 


Komente
nga : vlera
Koment publikuar ne daten 13.08.2010
si ti sdo te kete nene SHQIPTARE

nga : Luljeta Sulaj
Koment publikuar ne daten 10.05.2010
Me vjen shume mire dhe kam shume respekt per misionin fisnik te motrave te nene terezes, ato jane me te vertete nje shembull i sakrifices nga e cila duhet te mesoje shoqeria jone. uroj qe aktiviteti dhe ndihme e tyre te shtrihet edhe per kategori te tjera sociale ne nevoje, urime.

nga : Keta
Koment publikuar ne daten 24.01.2010
Nene Tereza e ka bere boten e embel sepse ajo ka qene vet njeri i qete dhe i mire.

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit