Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Mungojne drejtuesit e autoambulancave, incidente paciente-bluza te bardha

Publikuar me : 10.02.2010 Ne : Shendeti - 408 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

SHKODER/ Nje 34-vjecar, i cili ka pritur per disa kohe qe se emes ti jepej ndihma mjekesore, grindet me mjeket


SHKODER - Largimi nga puna i drejtuesve te autoambulancave ne Shkoder ka sjelle mangesi ne sherbimin shendetesor ndaj qytetareve dhe per pasoje dhe incidente.


Mesditen e se martes, nje 34-vjecar nga Shkodra, pasi ka kerkuar sherbim mjekesor me autoambulance, pasi kishte nje pjesetar te familjes te semure, ka reaguar, duke thyer xhamin e deres se poliklinikes se qytetit te Shkodres.


Sic pohojne dhe personeli mjekesor, 34-vjecari E. Shurbani eshte paraqitur ne poliklinike tek urgjenca dhe ka kerkuar ndihme mjekesore per nenen e semure.


Sipas infermieres Paulina Kira, mjet nuk kishte, pasi ai qe eshte ne sherbim, ka qene ne dy raste te tjera vizitash mjekesore urgjente. Pasi ka pritur minuta te tera, 34-vjecari ka shkuar ne spitalin e Shkodres, pasi, sic pohon infermierja Kira, i eshte thene se atje mund te gjente mjet.


Pasi ka shkuar ne spital dhe ka kerkuar nje autoambulance se bashku me personelin e ndihmes mjekesore, edhe atje eshte perballur me mungesen e mjetit, pasi nga reforma e fundit e Ministrise se Shendetesise jane larguar 11 drejtues autoambulancash dhe per pasoje ka dhe mungese mjetesh.

Ne keto kushte, 34-vjecari eshte rikthyer ne poliklinike dhe pasi perseri nuk e ka gjetur mjet per ti ardhur ne ndihme nenes se tij, ka reaguar, duke share dhe rene me grusht xhamit te deres kryesore te institucionit, i cili eshte thyer.


Personeli i sherbimit ka lajmeruar policine, e cila ka bere shoqerimin e 34-vjecarit E.Shurbani. Sipas mjekut te urgjences, Gazmir Kraja, ndonese 34-vjecari kerkonte ndihme, mundesite nuk kane qene, pasi mjeti i vetem ishte ne te tjera raste ndihme, ndersa reagimi i tij i dhunshem tregon per pasigurine ne te cilen punon personeli mjekesor.


Nje vendim i Ministrise se Shendetesise i dates 31 dhjetor 2009, largoi nga puna 11 shofere te autoambulancave te spitalit rajonal te Shkodres.


Por, sipas drejtuesve te institucioneve shendetesore ne Shkoder, reduktimi ne kete mase i numrit te ambulancave po sjell edhe boshlleqe ne sherbimin ndaj qytetareve shkodrane.


Edhe vete drejtori i spitalit, Namik Kamberi, pati deklaruar se ky vendim cenon sherbimin e ofruar per qytetaret, duke pasur parasysh se Shkodra eshte nje nga qytetet me siperfaqen me te madhe te shtrirjes se sherbimit dhe se reduktimi eshte ne masen 60perqind, dhe jo 45perqind sic eshte kerkuar me vendimin perkates.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit