Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
NJE VERE E GJATE DHE E THATE

Publikuar me : 05.09.2010 Ne : Kuriozitete - 161 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Pjesa me e madhe e njerezve qe takoj, nuk e kane shijuar edhe aq kete vere. Nje stres i pakapshem, i veshur me pluhur, vape e zhurme na mundon vazhdimisht, dhe smarrim vesh nese po merzitemi kot apo plot.
Tani qe iku vapa me Paul van Dyk-un, eshte koha per te bere nje rezyme te veres qe kaluam.


Moda e re e DJ-ve
Kete vere u pa nje gare e shfrenuar se cili night club do te sillte me shume DJ, ne Tirane a ne plazh. Madje, edhe atyre qe kane klube barishtesh, ku hahet mish ne hell, u hipi qejfi te ftonin ndonje DJ me emer, per te mos ngelur prapa te tjereve.
Kryesonte DJ Tiesto e Paul Van Dyk, qe me perjashtim te nja 200 qejflinjve, pjesa tjeter e popullsise, perfshi edhe mua, nuk besoj se jane ne gjendje ti dallojne nga Sandy Riviera per sa i perket stilit te DJ-llikut. DJ-i me fame mund te vinte edhe nje miksim te parapergatitur e askush skishte per ta marre vesh. D.m.th., se e vuri remiksin DJ Gimi apo e vuri DJ Molella, ata njerezit super tape, veshtire se e marrin vesh...
Krahasuar me vendet e tjera te rajonit apo dhe te Europes, ne kishim argetimin kulturor me te pasur ne DJ, por me te varfrin ne larmi e ne kulture. Sepse, DJ-te qe vijne per koncerte, jane argetim, por jo medoemos aktivitete kulturore. Te mblidhesh ne Dhermi per te bere bar, per te prishur lek e per te pare femra me bikini deri ne 8 te mengjesit, e per te mos marre vesh cfare ndodhi ngaqe ishe tape, eshte goxha qejf, por jo aktivitet kulturor.


Tirana, per nga larmia e aktiviteteve kulturore nuk krahasohet ne vere as me nje qytet si Ohri, e larg qofte me metropolet europiane. E vetmja gje qe ndodh jane DJ-te.
Megjithate, secili ka te drejten te zgjedhe drogen..., pardon, jeten kulturore qe i pelqen.
Çeshtja nuk eshte as tek kultura, e as tek gara mes bareve. A kane mundesi ta marrin edhe per kamerier Sandy Riveren per ti rritur namin klubit? Bravo!
Çeshtja eshte kostoja e ketyre DJ-ve e mbuluar me sponsore, qe ne rruge private kam mesuar se kushtojne dhjetera-mijera dollare. Dhe lind pyetja, sa e drejte eshte qe kompanite e medha te investojne nga parate e mbledhura nga konsumatoret shqiptare per DJ te huaj, te cilet marrin dhjetera-mijera euro qe te hipin 2 ore ne maje te derrasave te nje beach bar-i? Sa e moralshme eshte qe fitimet e mbledhura nga harxhet e njerezve te thjeshte te shkojne per te argetuar 1 mije te rinj te bere thumb e dru ne Dhermi?


Ndoshta, ato para, meqenese qenka e thene te investohen ne art, mund te investohen me me mend tek artistet e rinj, qe jane plot me projekte ne koke e qe perplasen sa andej ketej per te marre 1/10 e asaj qe mori nje DJ per 2 ore te vene nje shfaqje teatri.
Ose, nese teatri nuk konsiderohet edhe aq trendi, ka plot projekte te tjera. Me e pakta do te ishte te investohen ne DJ shqiptare, dhe ka prej tyre qe mund te luajne po aq mire sa Tiesto me shoke.


Rreziku i vetem eshte se ca qindra snobeve te Tiranes, do tu duket vetja qe jane vertete ne Dhermi, ndersa vdesin te shtiren sikur jane ne nje vend ekskluziv e luksoz.



Moda e vjeter e dasmave

Nga ana tjeter, DJ-te shqiptare, e pane te arsyeshme qe ta nxirrnin buken e gojes ne evenimente me pak mondane. Nga e hena deri ne te premten, lagjet e Tiranes bucisnin nga dasmore te eksituar e nga ajo lloj muzike qe ta shton deshiren te emigrosh ne Kurdistan.

DJ-te shkonin ne nje dasme ne dreke, ne nje tjeter ne darke e ne tjeter akoma te nesermen, duke luajtur te njejtat kenge e duke prodhuar te njejten zhurme. Dasmat konkurronin njera-tjetren me foni stadiumi.
Policia e njoftuar nga te kater anet per prishje te qetesise publike, nuk reagonte dhe ngrinte supet... Po kane dasme.


Moda e heshtjes

Ti sheh TV me ze te larte per te mbytur zhurmen e perbindshme qe vjen nga jashte. Por, sado qe sheh TV, duket se pervec aksidenteve, dhe akuzave per korrupsion nga te kater anet - gjera qe skane te bejne me ty qe po sheh TV - asgje nuk ndodh.
Ne fakt, kane ndodhur gjera, por qe nuk jane thene.
Kjo vere, nuk ka qene fare pa ngjarje, por ja qe ata qe drejtojne kete vend dhe informacionin e tij e kane pare te arsyeshme te mos i thone. Opozita dhe pozita kane qene me pushime, pastaj, pse duhet ti thone te gjitha? Do ti thone vetem po tu duhet kohe me vone.


Akuzat e ndersjella per korrupsion, a nuk kane qene aty prej kohesh? Pse po dalin vetem tani? Te dyja palet kane hapur thesin e kercenojne Ou? E the, ee? Shih pra, cdo te nxjerr nga thesi kunder teje!


Mullinjte me ere qe bluajne lajme, u kujdesen qe publiku te marre dozen e duhur te valiumit, me lajme e emisione qe te pergjumin vemendjen.


Televizionet tona i mbushnin edicionet e lajmeve me voks-pope per shalqinjte e reren, dhe oret e drekes me ritransmetime emisionesh. Emisione qe jane te pagelltitshem edhe kur jepen live, jo me te ritransmetuar pas shume muajsh ne menyre monotone, si ajo kenga e shemtuar qe, pasi e ke degjuar nja 100 here, fillon ta kendosh me vete se te behet krimb ne koke.


Kjo eshte menyra sesi media e manipulon publikun.
Kjo eshte ajo qe do shnderrohemi se shpejti. Nje komb i mpire, i paafte te reagoje e te kuptoje. Nje komb, ne trurin e kalbur te te cilit leviz vetem nje krimb.
Ka gjera qe kane ndodhur e nuk jane thene. Media nuk ka raportuar. As une sjua them! Do tju duket, sikur ka ndodhur nje aksident me shume, ne lajme.


Moda e targave ZYCFMSFGDFTZTZJH
Ne lajme, pjesa me e madhe e aksidenteve qe degjoj ndodhin me makina emigrantesh. Kane ardhur ne Shqiperi, vetem per pak jave dhe sillen si te jene te zgjidhur prej hekurash.


Makinat me targa LA ose KR, qe tradicionalisht mbajne lart namin per abuzimin me te drejten qe kushdo mund te kete nje makine, u ndjene te turperuara para shkeljeve, agresivitetit dhe abuzimeve te vazhdueshme te makinave me targa te huaja ne rruge.
A nuk duhej te ishin emigrantet ata qe sjellin nje cope perendimi? Ata qe sjellin qytetari dhe qetesi? Ne fakt, ata kishin ardhur vetem per te gjetur nuse, per tu ankuar ne vox-pope e per te shfryre ndrydhjen qe u shkakton qytetaria e imponuar ne Europe. Duket sikur vijne ne Shqiperi per tu ndjere mire, per tu ndjere te lire, per te kaluar me te kuqe sa here tu doje qejfi, e per tu ndjere te pandeshkueshem.
Kur te kthehen ne vendet perkatese, i pret vuajtja e qyteterimit, ecja e qete e brenda rregullave. Te shkretet! I dhunojne andej. I detyrojne te jene qytetare. Rrofte Shqiperia, ku mund te bejne cte duan!


Ne fund te gushtit, makinat me targat TZJTNFVBSDCVSDCB largohen, duke u ankuar per Shqiperine, dhe per rruget e pasigurta dhe per plazhin qe ste ofron asgje.


Moda e vjeter e RERES

Bregdeti ka arritur deri te fshatrat e Tepelenes. Te pakten per cmimet. Ishin te njejtat ne nje fshat tepelenas, si te ishe ne bregdet.


Çmimet e ekzagjeruara, patatinat qe kushtojne ne dyqanin e fshatit me shume se ne dyqanet ne qender te Tiranes, snobet qe vijne me taka te larta ne rere, motoret qe te cajne ballin, muzika qe te hap koken. Ky ishte plazhi sivjet. Njesoj si vjet. Edhe si parvjet. Me nje ndryshim. Çmimet, dhe luksi i shtuar.


Kishte plazhe publike ku ti nuk ndjeheshe publik, se duhej te paguaje e nuk te linin te ngulje cadren tende.


Kishte vende ku cadrat e plazhit paguheshin me euro me cmime si ne Bora-Bora.
Dhe te mendosh qe plazhi ishte po ai... njerezit po ata..., vetem se pronarit i duhen ca me shume leke per te bere pushimet e veta ne Barcelone.
Ne cadra nuk bisedoje dot, sepse kamerieret e bere dru tere naten, degjojne hauz qe ne 9 te mengjesit.


Dhe plazhi ishte po ai... njerezit po ata..., vetem se qejfi tentonte te ishte me luksoz.
Gjerat me te mira ne bote jane falas, kane thene. Por, jo per ne. Ne na duket nje gje e mire vetem nese na e shesin shtrenjte. D.m.th., nese ne marrim ate qe tjetri ska ta paguaje. Qejfi jone eshte me te dukur.


Me pate ku isha? Isha aty, te vendi me i shtrenjte! Me pate ku isha? Aty, tek DJ Tiesto. Si ishte DJ Tiesto? Nuk e di! Me duket se ishte ai qe luajti i fundit... apo mos ishte ai i parafundit?


Kete vit, plazhet tona qene gjysme te boshatisura, dhe nje popull i zgjuar kupton qe dicka po shkon mbrapsht. Thashe nje komb i zgjuar, jo ne. Ne jemi kombi me krimb ne koke!


Megjithate, e gjitha ka nje ane te mire. Nuk do na kape depresioni i pas pushimeve.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit