Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nafta bie 40 dollare, tregu shqiptar nuk reagon

Publikuar me : 08.12.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 413 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga korriku cmimi i naftes eshte ulur me 100$, ndersa ne tregun e pakices kjo eshte reflektua me 4-5 leke/liter

Nafta eshte treguar me 40$/fucia vetem ne dhjetor 2004, atehere ne Shqiperi shitej me 85-90 leke/liter

Cmimi i naftes ra ne fund te javes ne 40 dollare per fuci, nivel te cilin nuk e kishte prekur qe nga 10 dhjetori i vitit 2004. Nafta bruto ne SHBA ra me 2.85 dollare per fuci, duke u fiksuar ne 40.81 dollare/fuci. Ndersa brenti ne Londer arriti ne 39.74 dollare per fuci. Renia eshte shume e theksuar, pasi vetem ne korrik te ketij viti nje fuci tregtohej me 147 dollare. Ulja e cmimit te naftes diten e premte ne tregjet nderkombetare ka sjelle nje reagim te shpejte ne te gjithe boten.

Por ritmet e uljes ne Shqiperi, qe nga korriku jane shume te ngadalta. Qe nga muaji korrik cmimi i naftes ne tregjet nderkombetare eshte ulur me me shume se 100 dollare per fuci, ndersa cmimi per liter i naftes ne tregun e pakices ne vendin tone eshte ulur me 4-5 leke. Ne dhjetor te vitit 2004, kur ne tregjet nderkombetare cmimi i naftes ishte 40 dollare/fuci, aq sa ka arritur keto dite dhe kur kursi i kembimit me dollarin varionte ne 92-95 leke, afersisht sa sot, nje liter nafte kushtonte rreth 90 leke per liter.

Ndersa cmimi per liter i naftes, ne tregun shqiptar sot varion nga 123-130 leke per liter, pra deri ne 4 leke per liter me shume.Autoriteti i Konkurrences ka nisur nje hetim per te verifikuar nese ne treg ekziston ndonje kartel i mundshem per fiksimin e cmimeve. Rritja e cmimeve te karburanteve ka bere qe vlera e importeve te ketyre te fundit, gjate vitit 2008, te shenoje nje rritje te konsiderueshme vjetore prej rreth 50%.

Sipas raportit te Bankes se Shqiperise, shpenzimet per karburante gjate nente muajve te pare te vitit ishin rreth 210 milione euro nga 140 milione euro, qe ishte per te njejten periudhe te vitit 2007. Rritja e vleres se importeve te karburanteve ka ardhur pothuajse plotesisht per shkak te rritjes se cmimit, pasi sasia e importeve te karburanteve eshte rritur me vetem 2% ndaj vitit te kaluar.

Tregjet nderkombetare

Renia e theksuar e tij erdhi si reagim i raportit qe permbante te dhenat mbi numrin ne rritje te papunesise ne Shtetet e Bashkuara. Gjate nentorit u shenuan 533 mije te papune, e konsideruar kjo si performanca me e ulet qe nga viti 1974. Ulja e cmimit te naftes eshte interpretuar mire ne tregjet e kembimit te aksioneve, te cilat pesuan nje rritje, pasi investitoret jane te sigurt se cmimet e uleta te naftes do te nxisin nje rritje te shpenzimeve te konsumit dhe ulje te kostove te biznesit.

Kina dhe India, dy ndikuesit me te medhenj te rritjes se cmimit te naftes, per shkak te kerkesave gjithnje e ne rritje, nisen nje ulje cmimesh ne tregun e brendshem, per here te pare gjate ketyre dy viteve, duke ulur fitimet e rafinerive per te stimuluar rritjen e ekonomive te tyre te dobesuara. Agjencia nderkombetare e Energjise uli parashikimin e saj per rritjen vjetore te kerkeses ne 1.2 per qind, nga 1.6 qe e kishte shpallur me pare.

Renia e shpejte e cmimeve te naftes ka nxitur anetaret e OPEC-ut per marrjen e nje vendimi te shpejte, ne mbledhjen e parashikuar me 17 te ketij muaji ne Algjeri. Presidenti i organizates se Vendeve anetare te Eksportimit te Naftes, *Chakib Khelil*, tha per televizionin shteteror te Algjerise se grupi i prodhimit te naftes duhet te ule sasine e prodhimit ne nivele te konsiderueshme, nese cmimet mbeten ne keto nivele. Karteli ka rene dakord per te ulur oferten me dy milione fuci ne dite per te mbajtur lart cmimet.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit