Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Sport
Ndėrmjetėsimi i IOC sheshon konfliktin KOKSH-MTKRS

Publikuar me : 31.10.2009 Origjina : Gazeta Shqip Lexuar : 637 here.

Me ne fund eshte arritur te sheshohen problemet qe çuan ne nje konflikt te hapur mes Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar. Por nje gje e tille u konkretizua pikerisht dje, fale ndermjetesimit te Komitetit Olimpik Nderkombetar (IOC), qe ishte njekohesisht edhe organizatori i ketij takimi. Lajmi eshte bere i njohur dje nga zyra e shtypit e institucionit me te larte qeveritar per sportin. Me ftese te presidentit te Komitetit Olimpik Nderkombetar, Zhak Rozhe, ministri shqiptar i Sporteve, Ferdinand Xhaferri, zhvilloi dje nje takim pune ne mjediset e selise se ketij komiteti, ne Lozane te Zvicres, ku ishin te ftuar dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Agim Fagu dhe sekretari i Pergjithshem, Stavri Bello. Ne takim ndodhej dhe Pere Miro, drejtor per marredheniet me Komitetet Olimpike Kombetare ne KON. Gjate diskutimit mbi zhvillimet e fundit, ministri Xhaferri i siguroi drejtuesit e larte te IOC per predispoziten e shtetit shqiptar per ofrimin e zgjidhjeve me optimale ne frymen e paqes dhe solidaritetit olimpik, duke vene ne plan te pare interesin dhe perfitimin e sportit dhe sportisteve shqiptare dhe imazhin e tyre ne arenen nderkombetare. Ne kete menyre, MTKRS pranon te njohe zgjedhjet e KOKSH-it e premton "nje fryme te re bashkepunimi" me organizata ombrelle te federatave sportive.

A. Manallari

 



 





Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 0 komente per kete artikull !

Vlereso kete artikull :

1.9/10 (7 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit