Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Kronike
Ndertimet pa leje, bashkia perplaset me ministrine

Publikuar me : 11.03.2010 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 252 here.
'

VLORE/ Policia bashkiake ka urdheruar nderprerjen e punimeve per nje mini-mol per jahtet qeveritare


VLORE - Nje ndertim i nisur nga ana e Ministrise se Mbrojtjes per nje mini-mol qe do tiu sherbeje rezidencave qeveritare ne afersi te tunelit ne Vlore, ka sjelle ne nje perplasje mes ketij institucioni dhe Bashkise se Vlores.


Kjo per faktin se ne momentin qe kane filluar punimet, eshte edhe pezullimi nga ana e vendoreve, duke e cilesuar ate si nje ndertim pa leje. Mesohet se ndertimi i molit ka nisur diten e marte, gjate kohes se te ciles jane hedhur bazamentet e betonit mbajtes te molit.


Por nderkohe, mengjesin e djeshem, ne vendin ku po zhvilloheshin punimet eshte paraqitur policia bashkiake, e cila iu ka kerkuar punonjesve qe ndertonin te nderpresin punimet pasi per nje veper te tille nuk kishte asnje leje nga ana e Bashkise se Vlores.


Sipas burimeve zyrtare nga bashkia e qytetit bregdetar, hapesira ne te cilen do te ndertohet mini-moli eshte prone e Ministrise se Mbrojtjes, ndersa per ndertimin e nisur askush nuk ka marre leje nga autoritetet vendore, dhe si i tille ndertimi konsiderohet pa leje.


Kreu i Bashkise se Vlores ka urdheruar nderprerjen e ndertimit pa leje me nderhyrjen e policise bashkiake, ndersa ende nuk ka asnje reagim zyrtar nga pala tjeter.


Aktualisht, ndertimi eshte nderprere per nje moment te dyte, ndersa kreu i Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika, tha per mediat se asnje ndertim pa leje nuk do te lejohet ne territorin e bashkise dhe se kesaj ceshtjeje do ti qendroje mbi koke me qellim moslejimin e shkeljes se ligjit.


Vendoret shprehen se pezullimi do te vijoje deri ne momentin qe do te merret leja nga ana e bashkise, sipas te gjitha procedurave, dhe me pas mund te vijojne me ndertimet. "Nuk kemi te bejme me nje konflikt mes dy institucioneve, por thjesht me nje kerkese per respektimin e te gjitha procedurave", -shprehen burimet nga Bashkia e Vlores.


Aktualisht ndertimi i molit, qe mendohet se do te sherbeje per ankorimin e jahteve per llogari te rezidencave qeveritare aty prane, nuk do te vijoje deri ne momentin qe ceshtja mes vendorit dhe Ministrise se Mbrojtjes do te zgjidhet.

'




Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 1 komente per kete artikull !
Ne daten 25.04.2010  nga Arber Zanaj .
po ne vlonjatet se duam salen ne plazhin e vlores,prandaj prisni dhe nja 2 vjet sa te rezohet,ne plazhin e vlores vetem politikan socialista duam!
 

Vlereso kete artikull :

9.3/10 (3 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit