Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ndihma ekonomike, do te largohen nga skema 20 mije familje

Publikuar me : 28.11.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 499 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Drejtori i Inspektimit te Pagesave ne SHSSH, Strazmiri, pohon se do te rritet NE-ja me 10 %. Numri i perfituesve do te ulet

Mijera familje do te perjashtohen nga skema e ndihmes ekonomike. Por, nga ana tjeter, ndihma ekonomike (NE-ja), do te perfitoje rritje. Madje, qe ne fillim te vitit 2009, rritja do te filloje me 10 % me shume nga sa eshte momentalisht. Kete deklaroi per gazeten, drejtori i Inspektimit te Pagesave prane Sherbimit Social Shteteror, Leonard Strazimiri, i cili theksoi se ne vitin 2009, fondi per NE-ne do te shkoje 4.2 miliarde leke.

Spastrimi

Aktualisht, ne skemen e ndihmes ekonomike, trajtohen rreth 93662 familje, ku me ndihme te plote trajtohen rreth 33714 familje dhe me ndihme te pjesshme 59948 familje. Por, nga kjo skeme, pritet te kete spastrime me mijera familje. *Ecuria e skemes se ndihmes ekonomike, parashikohet te vije ne ulje, pra, numri i familjeve perfituese, do te pesoje ulje. Kjo eshte e parashikuar dhe ne strategjine sektoriale te mberritjes sociale, te miratuar me vendim qeverie ne muajin janar te ketij viti*,- thekson Strazimiri, duke shpjeguar se ne kete vendim parashikohen dhe hapat qe do te ndiqen per reduktimin e kesaj skeme, deri ne vitin 2013. Sipas drejtorit, mendohet qe numri i familjeve perfituese ne skemen e ndihmes ekonomike, te shkoje ne 70000 familje dhe masa e ndihmes ekonomike per familje, te tentoje arritjen e treguesit te nivelit te varferise (2$ ne dite per person). Nderkohe, ai shpjegon se ndihma ekonomike eshte e plote, kur familjet perfituese nuk kane te ardhura, dhe e pjesshme, kur familjet pretenduese kane te ardhura te pamjaftueshme.

Perfitimi

Familjet qe trajtohen me ndihme ekonomike, do te perfitojne rritje me 10 %, por vetem ato qe e perfitojne brenda kritereve, pasi familjet abuzuese do te perjashtohen. Sipas Strazimirit, Ministria e Punes ka propozuar qe familjet e varfra te ndihmohen me nje shtese financiare prej150 milione lekesh, ne fondin e ndihmes ekonomike. Programi i ndihmes ekonomike, sipas tij, mbeshtet me pagese mujore familjet pa te ardhura, ose me te ardhura te pamjaftueshme. Keshtu, perfitues do te jene jetimet e papune, mbi 25 vjec, jetimet e moshes 18-25 vjec, te cilet nuk jane te vendosur ne institucionet e sherbimeve shoqerore, ose nen kujdestari,prinderit e femijeve te lindur trinjak e me shume. *Ndihma ekonomike jepet 40% ne zonat urbane dhe rreth 60% ne zonat rurale. Alokimi i fondeve te ndihmes ekonomike, behet mbi bazen e treguesve statistikore, qe dergohen nga njesite e qeverisjes vendore. Keto te fundit paraqesin nevojat e tyre per fonde, duke u mbeshtetur ne strukturen e familjeve perfituese, si dhe ne te ardhurat qe siguron familja nga toka dhe veprimtarite e tjera prodhuese*,- shpjegon Strazimiri.

93662 familje trajtohen, aktualisht, me ndihme ekonomike ne vendin tone

70000 familje do te jene ne skeme, deri ne vitin 2013, ne vendin tone


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit