Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ndihmes sekretari amerikan: *Shtrirja e EULEX,hap perpara*

Publikuar me : 27.11.2008 Ne : Rajoni - 376 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ndihmessekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, tha se vendimi i Keshillit te Sigurimit te OKB-se per shtrirjen e EULEX-it ne gjithe Kosoven eshte nje goditje per ata qe duan ndarjen e saj dhe eshte nje hap per te konsoliduar nje Kosove te bashkuar.

Ai tha se EULEX-i do te veproje sipas Rezolutes 1244, qe eshte e paanshme ndaj statusit, por efekti i vendosjes se misionit, sipas tij, do te jete konsolidimi i institucioneve te Kosoves.

Misioni i EULEX-it, tha ai, do te veproje ne nje Kosove te pavarur, te pandare dhe sovrane.

Zoti Fried tha se Kosoves i eshte njohur e drejta sovrane qe ta kundershtoje gjashtepikeshin e OKB-se dhe shtoi se cdo marreveshje ne te ardhmen duhet te negociohet, te diskutohet dhe te konsultohet me qeverine e Kosoves.

Ndihmessekretari amerikan i Shtetit e vleresoi si shume te suksesshme dhe te rendesishme mbledhjen e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, ku u miratua nje Deklarate Presidenciale, me te cilen mundesohet vendosja e misionit evropian per drejtesi dhe polici.

Ne fillim te bisedes, te cilen e zhvilloi korrespondenti i BBC-se, Arber Vllahiu, Ndihmessekretari i Shtetit, Daniel Fried, flet fillimisht per rendesine e deklarates se Keshillit te Sigurimit te OKB-se.

Daniel Fried: Vendimi i sotem i KS-se eshte nje dite e mire per Kosoven. Eshte nje dite qe i hap rrugen vendosjes se EULEX-it, te misionit evropian per rendin dhe ligjin ne gjithe Kosoven, ne nje Kosove te pandare, te pavarur dhe sovrane.

Kjo do te hape rrugen per zvogelimin e rendesishem te UNMIK-ut dhe kjo eshte, natyrisht, pjese e procesit qe ne e kishim parapare, kur Kosova u be e pavarur.

Misioni i EULEX-it do te ndihmoje autoritetet kosovare per te krijuar nje sistem unitar dhe te vetem te rendit dhe te ligjit ne gjithe vendin dhe ne fakt eshte qe te perforcoje sovranitetin ne Kosove dhe kjo do te ndihmoje zhvillimin e te ardhmes evropiane te Kosoves.

EULEX-i do te perfshije edhe SHBA-ne. Ne asnjehere nuk kemi marre pjese ne nje mision te BE-se si ky. Ne po marrim pjese ne EULEX per shkak te rendesise se misionit dhe per shkak te perkushtimit tone ndaj Kosoves.

Kjo ka kerkuar shume pune, ka shume ceshtje te veshtira te diskutuara dhe te negociuara.

Por raporti i Sekretarit te Pergjithshem, megjithate, e beri te qarte se plani per bartjen nga UNMIK-u tek EULEX-i dhe te gjitha marreveshjet e tjera do te kryhen ne konsultime te vazhdueshme dhe ne koordinim me Kosoven.

Asgje nuk do te behet, ne aspekte praktike, pa nje pajtim te qeverise se Kosoves.

Une e pershendes ate qe ka bere qeveria e Kosoves, me deklaraten e saj katerpikeshe, me te cilen e beri te qarte se e mirepret vendosjen e EULEX-it qe na hapi rrugen te ecim perpara.

Dhe SHBA-ja, se bashku me miqte e saj, do te vazhdoje te punoje ne Kosove, per te pare se ky shtet shumekombesh ka nje te ardhme te sigurt ne Evrope dhe se te gjitha grupet etnike kane nje te ardhme te sigurt ne Kosove. Kjo eshte nje dite e mire.

Ishte nje proces i veshtire dhe do te kete edhe gjera te tjera te veshtira perpara, por eshte nje dite per te pergezuar qeverine e Kosoves qe ka punuar me sukses per te pare se vendosja e EULEX-it mund te dakordohet per te nisur punen nen kushte te mira.

Ishte nje jave e veshtire, pas disa javesh diplomacie, por nje jave e mire.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjerman

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjermanKancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia. “Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »


» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit