Ne shtepine e poetit, ne Lezhe, ne 66-vjetorin e lindjes. Askush me mire se ai vete ne vargjet "Autoportreti", nuk flet per Ndoc Gjetjen. Ka ne proces vellimin me poezi te zgjedhura nga krijimtaria 40-vjecare
Lezhe / Çfare bindjesh ka Ndoc Gjetja? Qe "njeriun ne jete e ben te lumtur vetem Njeriu." Per cfare ka antipati? Per "burrat me grada, grate me shume tule dhe miun". Nga se ka frike ai? Nga "shendoshja e trurit, uji, zjarri dhe turma."
Askush me mire se ai vete ne keto vargje marre nga "Autoportreti", nuk flet per Ndoc Gjetjen. I perkasin vellimit te fundit me poezi "Dhjata ime" i vitit 1998. Prej atehere asgje e re nga ai.
Po e sjellim ne vemendjen e lexuesve "Autoportretin" me rastin e 66-vjetorit te lindjes se poetit qe e kaloi si cdo vit ne shtepine e tij te thjeshte dhe te ngushte (me sakte do ishte te thuhej e varfer, e mjere) ne lagjen "Skenderbeg" te qytetit te Lezhes.
Ai eshte lindur me 9 mars 1944 ne fshatin Berdice te Shkodres, por ne Lezhe u vendos me familjen qe kur ishte 7 vjec.
Shtegtoi drejt Tiranes ne kohen kur krijimtaria e tij u be e njohur, ne vitin 1971 kishte botuar vellimin e pare poetik "Rrezatim", pastaj erdhen gjashte te tjere: "Shqiponja rreh krahet" (1975), "Qendresa" (1977), "E perditshme" (1982), "Çaste" (1984), "Poezi" (1987), "Kthimet" (1991) dhe "Dhjata ime" (1998).
Dikur do te thoshte: "Edhe pse kam botuar shtate vellime me poezi, une e konsideroj veten autor i nje libri te vetem, qe do te hartohej duke perzgjedhur poezite me te mira qe kam arritur te krijoj."
U bene vite qe Gjetja e premton kete vellim me poezi te zgjedhura. Nuk dihet nese e ka vertet ne duar librin apo e premton qe edhe ai vete ta besoje se poezia vazhdon jeton tek ai, se ai vazhdon jeton, se jeta vazhdon.
Gjetjen e kane cilesuar "poet humanist". Me siguri e kane ndjere kete permase shume qe e kane lexuar kete poet qe rri pa zhurme dhe me dinjitet ne rendin e poezise bashkekohore shqipe.
Gazeta "Shekulli" u ndodh ne kete 66-vjetor ne shtepine e tij, per te shkeputur pak caste nga perditshmeria e Gjetjes. Per cdo ditelindje pret tek kjo strehe vizita nga miq, po edhe nga autoritete lokale. Sekretari i Pergjithshem i Prefektures se Lezhes, Kastriot Kodheli duke i uruar jetegjatesi shprehu falenderime per ate qe Ndoc Gjetja ka bere per Lezhen dhe lezhjanet me penen dhe humanizmin e tij.
Bashkekohes me poetet Rudolf Marku, Prec Zogaj, Agim Isaku etj., Gjetja eshte prezantuar dikur si poet i te ashtuquajturit "grup i poeteve lezhjane", packa se kontributi i tij ne kulture eshte edhe me konkret dhe i prekshem. Mjafton te kujtojme revisten e famshme per kohen "Skena dhe ekrani" dhe ke thene Ndoc Gjetja. Nje reviste te atyre standardeve nuk e kemi as sot njezet vjet pas renies se izolimit.
Ai ka qene 13 vjet kryeredaktor i "Skenes" dhe eshte i vetedijshem se bashke me poezine, eshte nje nga dy gjerat me te rendesishme qe ka bere si kontribut ne shoqeri. Mbyllja e revistes e nxori te papune dhe shenoi shtegtimin nga Tirana, tashme ne kthim drejt Lezhes me 1995 ku jeton sot e kesaj dite.
Vdekja e te birit me 1997, ishte goditje fatale per Ndoc Gjetjen. Pat treguar dikur se kur gezimet dhe dhimbjet jane te medha nuk mundet te shkruaje njeriu nje varg per njeriun e dashur. Nuk ka mundur ti kushtoje nje poezi te birit. Te pakten te botuar deri tani nuk ka, po askush nuk e di cfare fshihet dhe ruhet ne doreshkrimet e tij.
Ne diten e 66-vjetorit te lindjes Gjetja thote se "frymezimet poetike vijne ne formen e gacave te ndezura te mbuluara me hi. Une ne kete moshe kam me teper hi qe me pervelon se sa gaca te mbuluara me hi."
AUTOPORTRET
Vendbanimi:
Ne Lezhe me trup dhe mendjen emigrante ne yje.
Profesioni:
Thures endrrash dhe mbrojtes besnik i tyre.
Gjendja sociale:
Mbetje teknologjike e administrates shteterore
Se nuk diti tu jape perkuljet e duhura eproreve.
Gjatesia:
E mjaftueshme per te arritur nje dite mollen e ndaluar.
Pesha:
Sa vetja, sa endrra, sa fjala e thene dhe e shkruar.
Shenja te vecanta:
Nje pentagram rrudhash me nota trishtimi ne balle
Dhe nje mjeker e thinjur nga moslejim kaq vite i saj.
Syte:
Kafe me nuanca te turbullta pasionesh te djegura.
Ngjyra:
E erret per fshehjen e skuqjes nga faje te lehta.
Titujt:
I dekoruar Njeri qysh ne diten e lindjes nga Nena.
Bindjet:
Njeriun ne jete e ben te lumtur vetem Njeriu.
Antipatite:
Burrat me Grada, grate me shume tule dhe miu.
Simpatite:
Jezusi nga Nazareti, Don Kishoti i Mances dhe Buda.
Frikerat:
Shendoshja e trurit, uji, zjarri dhe turma.
Besimi:
Ne kryqin e tij qe e mban perdite ne shpine.
Pasuria:
Drita e mendjes me te cilen fitoi varferine.