Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ndryshimet ne SHISH, terhiqet qeveria

Publikuar me : 12.02.2010 Ne : Politike - 365 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Per te gjetur nje zgjidhje te pranueshme, diskutimi i projektligjit per SHISH-in ne komisione eshte shtyre


Ne komisionin e Sigurise ka mberritur amendamenti qe do te propozohet per te arnuar projektligjin per SHISH-in

TIRANE - Reagimi i opozites, por me shume presioni i faktorit nderkombetar i perfaqesuar edhe ne vendin tone ndaj qeverise per ndryshimet e propozuara ne ligjin per Sherbimin Informativ Shteteror duket se ka dhene efektin e vet.


Qeveria eshte terhequr nga tentativa e saj per te rritur influencen dhe kontrollin mbi sherbimin sekret dhe ne projektligjin e paraqitur per miratim ne Kuvend pritet te behen nje sere rregullimesh, me ane te te cilave do te synohet qe te qetesohen edhe partneret nderkombetar qe ne vite kane sponsorizuar jo pak per modernizimin dhe per te rritur profezionalizmin e ketij sherbimi.


Burime prane qeverise dhe komisionit parlamentar te Sigurise Kombetare kane bere te ditur se tashme ka mberritur ne Kuvend amendamenti qe do te propozohet per te arnuar projektligjin ne fjale, sipas rekomandimeve qe kane dhene edhe te huajt ne takimet e fundit qe kane zhvilluar me perfaqesues te qeverise.


Megjithese nuk konfirmohet se nga cilat prej pikave te projektligjit eshte terhequr shumica qeverisese, nga reagimi i perfaqesive te huaj dhe opozites duket se shqetesimi me i madh i tyre ka te beje pikerisht me ato pika ku dhe zgjerohen kompetencat e kreut te qeverise ndaj ketij sherbimi dhe konkretisht ndaj drejtorit te tij.


Keshtu, ne ligjin e pergatitur nga qeveria, dhe qe aktualisht ndodhet ne zyrat e kryesise se Kuvendit thuhet nder te tjera se drejtori qe udheheq punen e Sherbimit Informativ Shteteror, pervec raportit te zakonshem vjetor, duhet qe te raportoje perpara Kryeministrit ne cdo kohe dhe per cdo ceshtje, qe lidhet me veprimtarine e ketij institucioni.


Ndersa ne ligjin e vjeter, kryetari i Sherbimit Informativ Shteteror raportonte ne Keshillin e Ministrave, si dhe te Presidenti i Republikes per problemet, qe lidheshin me sigurine kombetare. "Drejtori i SHISH-it i paraqet Kryeministrit nje raport vjetor per punen e Sherbimit Informativ te Shtetit, si dhe i raporton atij, ne cdo kohe, dhe per cdo ceshtje, qe lidhet me veprimtarine e tij", - thuhet ne nenin 5 te ligjit te ndryshuar.


Kompetencat e kreut te qeverise mbi kete institucion shkojne edhe me tej, kur sherbimi shqiptar mund te kerkoje te hetoje mbi sherbimet e huaja. Sherbimit Informativ Shteteror nuk i lejohet te mbledhe informacion mbi sherbimet e inteligjences se vendeve te tjera, pa marre me pare miratimin e Kryeministrit.


Gjithashtu, po ne ndryshimet e kryera ne kete ligj, Kryeministri eshte ai qe jep miratimin ose jo nese Sherbimi Informativ i Shtetit mund te vendose marredhenie bashkepunimi me vendet e tjera per realizimin e objektivave te tij.


Amendamentet sa me siper, sipas diplomateve te huaj, rrezikojne te cenojne profesionalizimin e sherbimit sekret dhe ta vene ate nen nje ndikim te paster politik. Keshtu, per te gjitha keto ndryshime te paraqitura ne projektligj qeveria duket se ka reflektuar dhe gjate diskutimit te tij ne komisione pritet te behen propozimet konkrete, te cilat do te paraqiten nga deputete te ndryshem si amendime personale.


Nuk perjashtohet mundesia qe ne komision te paraqese propozime per ndryshime edhe vet SHISH. Nje gje te tille e ka bere te ditur para disa ditesh vet kreu i komisionit te Sigurise Kombetare, Leonard Demi, i cili ka pohuar se pritet dhenia e mendimit edhe prej drejtorit te ketij institucioni.


Pikerisht per te gjetur nje zgjidhje qe do te kenaqte shqetesimin e nderkombetareve, diskutimi i projektligjit ne komisione eshte shtyre. Ne shtesat e kryera ne ligjin e ndryshuar propozohet gjithashtu qe mandati i drejtorit te Sherbimit Informativ te behet 5 vjet dhe me te drejte riemerimi vetem nje here, nderkohe qe me pare nuk percaktohej afati i qendrimit ne krye te SHISH-it.


Nje pike kjo qe me sa duket nuk eshte mirepritur nga nderkombetaret, pasi drejtori aktual i SHISH-it, Bahri Shaqiri, gezon mbeshtetje mes nderkombetareve, te cilet e shohin me jo pak dyshim cdo tentative per shkarkimin apo zevendesimin e tij.

***************************

Ngritja e nje instituti per viktimat bazohet ne ligjin "Per pastertine figures" qe u rrezua nga Gjykata Kushtetuese

"Dosjet", Qeveria ngre institut kunder vendimit te Kushtetueses

TIRANE - Zbulimi i varrit masiv ne malin e Dajtit me eshtrat e 19 personave te ekzekutuar gjate sistemit komunist ka nisur te perdoret qartazi nga mazhoranca per qellime politike, jo vetem per te goditur kundershtarin, por edhe per te zhvendosur vemendjen nga kriza qe ka perfshire klasen politike shqiptare si pasoje e bojkotit qe i ka bere opozite Kuvendit.


Pikerisht ne kulmin e ketij debati, mazhoranca e djathte ka nxjerre nga sirtaret dy projektligje qe per te gjithe opinionin publik, por edhe per ate vet, thuajse ishin harruar dhe qe trajtojne, njeri krijimin e institutit te studimeve te krimeve dhe pasojave te komunizmit ne Shqiperi dhe nje i dyte qe ka te beje me krijimin e simboleve te perkujtimit te krimeve te kryera gjate atij sistemi.


Por, problemi nuk qendron ne faktin se keto dy projektligje jane futur ne kalendarin e punimeve te komisioneve parlamentare plot nje vit, pasi ato jane paraqitur nga qeveria (te dy projektligjet mbajne si date miratimi 14.01 2009 dhe date te protokollimit ne Kuvend 22.01.1009), por tek kundervenia qe i behet nepermjet draftit "Per krijimin e institutit te studimeve te krimeve dhe te pasojave te komunizmit ne Shqiperi" vleresimeve te dhena nga Komisioni i Venecias dhe te vendimit me te fundit te marre nga Gjykata Kushtetuese per rrezimin e ligjit te shumedebatuar "Per verifikimin e figures se zyrtareve te larte te administrates publike dhe te zgjedhurve".


Kjo pasi krijimi i nje instituti te tille qe parashikohet nga projektligji qe i propozohet Kuvendit per miratim, bazohet teresisht tek ligji "Per pastertine figures" apo i njohur ndryshe si ligji i dosjeve, i konsideruar nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetues.


Pikerisht ky ligj parashikonte ne dispozitat e tij edhe ngritjen e nje instituti te tille, per funksionimin e te cilit nje vit me pare qeveria hartoi dhe projektligjin qe tani rifutet ne rendin e punimeve te Kuvendit.


Por, per shkak te ankimimit qe i beri ne ate kohe opozita ligjit te lustracionit ne Gjykate Kushtetuese, shumica qeverisese u detyrua qe te ngrije procedurat e miratimit te projektligjit "Per krijimin e institutit te studimeve te krimeve te komunizmit".


Por tashme qe Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin e saj per ligjin baze, ate te dosjeve, mazhoranca ne kundershtim me kete verdikt, e ka futur ate per shqyrtim ne komisione. Kjo perben nje shkelje pasi edhe vet nenet e ketij drafti i referohet ligjit te rrezuar te dosjeve.


Keshtu, neni 7 i ketij projektligji nder te tjera parashikon qe anetare te bordit drejtues te institutit "nuk mund te zgjidhen ata persona qe jane objekt i lustracionit, sipas ligjit 22.12.2008 per pastertine e figures se funksionareve te larte te administrates publike dhe te te zgjedhurve".


Por nuk mjafton vetem referenca ligjore, pasi drafti i propozuar eshte i hartuar teresisht ne frymen e ligjit te dosjeve, duke filluar qe nga objekti i punes, perberja, verifikimi i dosjeve, publikimi i te dhenave te grumbulluara ne internet, botimi ne periodike te ndryshem etj.


Ne projektligj percaktohet se institute qe parashikohet te ngrihet do te jete nje institucion kerkimor, publik, i pavarur, i cili ka mision qe te studioje, te dokumentoje, te botoje dhe te beje te njohura per shoqerine e me gjere krimet dhe pasojat e komunizmit. Pra, misioni i ketij instituti bie ndesh me vendimmarrjen Gjykates, e cila ka vleresuar disa nga keto detyra si te papranueshme.


*********************

SHISH, Lutaj: Ndryshimet behen per te hequr Shaqirin

TIRANE - Partia Socialiste shprehet serish kunder ndryshimeve te propozuara se fundi nga qeveria per ligjin e Sherbimit Informativ Shteteror. Sipas deputetit te kesaj force politike, Piro Lutaj, ndryshimet e propozuara ne ligjin per SHISH-in, jane kryer me tendencen per te ndryshuar kryetarin aktual, Bahri Shaqiri.


Lutaj ve ne dukje se ne kete draft te ri, ndryshimet thelbesore kane te bejne me zgjerimin e kompetencave te ketij institucioni, qe mbledh te dhena per interes te Kryeministrit te vendit, si dhe ne raportimin para tij per cdo gje dhe ne cdo kohe.


"Thelbi i ndryshimit te ketij ligji, eshte thjesht ceshtja e ndryshimit te kryetarit te SHISH-it, i cili eshte aktualisht. Ndryshimi i ligjit ne fjale ka pesuar ndryshim fondamental. Ndryshimet konsistojne ne disa ndryshime thelbesore.


Se pari, mund te themi se jane zgjeruar kompetencat e SHISH-it per grumbullimin e te dhenave, qe i interesojne kryeministrit dhe per gjera qe kryeministri do ti kontrolloje ne cdo kohe", - tha Lutaj ne nje interviste per "A1" Tv.


Sipas deputetit te "selise roze", ndryshime te tilla qe lidhen me elementet e sigurise kombetare, sic eshte pergjimi i strukturave te ministrise se Financave, si edhe cenimi i kodit te procedures penale nepermjet ligjit per "Policine Gjyqesore" do te hasin gjithnje ne kundershtimin e opozites, per te mos lejuar, sipas tij, qe te cenohen te drejtat e qytetareve shqiptare.


"Ndryshimet e ligjit "Per SHISH", apo ndryshime te ligjeve te tjera qe kane te bejne me elemente te sigurise kombetare, sic eshte dhenia e te drejtes se pergjimit te strukturave te ministrise se Financave, nepermjet ndryshimit qe iu be Ligjit "Per pergjimet" ose cenimi i kodit te procedures penale, nepermjet ndryshimeve te pritshme te Ligjit "Per Policine Gjyqesore", do te jene objekt qendrese dhe kundershtie nga PS-ja ne vecanti, dhe opozita ne pergjithesi per te mos lejuar cenimin e te drejtave te qytetareve nga pushtetet e pakufizuara e te grabitura diten dhe naten nga mazhoranca e sotme", - u shpreh ai.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit