Anetaret e asamblese i kane dhene OK paketes se paraqitur nga grupi i punes, por duke e pasuruar ate edhe me disa propozime te tjera te propozuara dje nga anetaret
TIRANE - Draft-statuti i Partise Socialiste ka kaluar proven e pare. Asambleja Kombetare e Partise Socialiste ka miratuar dje me vote unanime paketen e propozimeve te pergatitura nga grupi i punes per ndryshimet ne statut, nepermjet te cilave synohet ti jepet nje dinamike tjeter menyres se funksionimit te partise ne baze.
Pas afro 3 ore diskutime, anetaret e asamblese i kane dhene OK paketes se paraqitura nga grupi i punes, por duke e pasuruar ate edhe me disa propozime te tjera te ardhura dje nga salla.
Nderkohe qe, ashtu sic edhe ishte paralajmeruar me pare, paketa tjeter ajo e ndryshimeve ne programin politik te partise nuk i eshte nenshtruar procesit te votimit, pasi eshte rene dakord qe ajo me pare ti nenshtrohet nje debati te gjere edhe ne baze, por edhe me grupet e interesit.
Parimet e pergjithshme
Partia Socialiste percakton parime dhe rregulla te reja per menyren e organizimit dhe funksionimit te saj, duke miratuar dje ne Asamble projekt-statutin e ri, i cili ne thelb perbene nje nderhyrje rrenjesore ne strukturat lokale te partise, por pa lene pas as percaktimin e disa parimeve te pergjithshme qe e afrojne kete force me partite e tjera te internacionales dhe PSE-se.
Gjate debatit te zhvilluar ne mbledhjen e ketij forumi te larte mesohet se ne pergjithesi ndryshimet e propozuara jane mbeshtetur pavaresisht disa dallimeve qe kishin disa anetare te ndryshem ne lidhje me pika te vecanta te tij, sic ishte edhe ajo e oponences kolektive, sic njihen ndryshe fraksionet.
Por, pavaresisht ketyre verejtjeve, drafti i paraqitur per miratim ka kaluar thuajse pa u ndryshuar me perjashtim te disa pikave te tjera qe u propozuan gjate kesaj mbledhje. Keshtu qe ne krye te kesaj pakete sanksionohet nje term i ri perkufizues, ku PS-ja konsiderohet si nje parti e majte demokratike, qe ka ne themel te veprimtarise se saj parimin e lirise, drejtesise sociale, barazise se shanseve te barabarta dhe solidaritetin njerezor.
Me tej, ne statutin e ri qe pritet te miratohet edhe ne Kongres synohet qe te evidentohet fakti se PS-ja eshte nje parti elektorale dhe funksionale dhe ku harmonizohet demokracia direkte (pra parimi nje anetar nje vote) me demokracine perfaqesuese.
Po tek kapitulli i parimeve te pergjithshme behet nje nderhyrje tjeter, me qellim disiplinimin e sjelljes se anetareve te partise, duke theksuar se pas votimit te vendimit, zbatohet vullneti i shumices. Per sa i perket disiplinimit te sjelljes se anetareve te partise, ne kete pakete eshte perfshire se cdo anetar perjashtohet kur merr pjese ne manifestime qe bien ndesh me qendrimin politik te partise.
Nje nga propozimet e pakta te bere ne salle dhe qe ka gjetur mbeshtetjen e anetareve te asamblese ka qene ai i bere nga Artan Lame, sipas te cilit, vendet e mbetura vakante ne Asamble dhe Kryesi duhet te plotesohen me anetare qe kane qene ne pozicionet vijuese te listave gjate votimit te ketyre dy forumeve.
Organizimi ne baze
Ndryshimet me rrenjesore qe propozohen jane ato qe perfshijne organizimin e partise lokale. Me keto ndryshime, socialistet i rikthehen serish skemes se vjeter te organizimit, ku rivendoset zgjedhja e drejtuesve nepermjet perfaqesuesve te anetaresise, ndersa rikrijohet si nje strukture teper e rendesishme edhe Partia Socialiste e Rrethit.
Keshtu Asambleja Socialiste e bashkise dhe komunes, si dhe ajo e rrethit do te zgjedhin kryetarin e tyre respektiv, duke hequr dore nga parimi Nje anetar nje vote, i perdorur deri me tani nga kjo force politike. Kryetari i PS-se se komunes, bashkise ose rrethit zgjidhet me votim te fshehte dhe kandidatura alternative, ndersa kandidaturat paraprakisht duhet te marrin edhe pelqimin e kryesise se PS-se.
Nderkohe qe mandati i tyre percaktohet 4 vjet ata mund te largohen nga kjo detyre ne rastet kur partia humbet ne zgjedhje ose merr nje numer me te paket votash se sa jane zgjedhjet pararendese.
Kryetari i PS-se se rrethit eshte gjithashtu automatikisht dhe anetar i Asamblese Kombetare te PS-se. Krijohet gjithashtu dhe Keshilli Koordinues i Partise ne Qark, ku bejne pjese drejtuesit e partise te te gjitha rretheve pjese perberese e tij, drejtuesi politike i qarkut, si dhe deputetet e dale prej tij.
Nderkohe, mesohet se ka rene dje ne mbledhjen e asamblese propozimi i deputetit Bashkim Fino per ta organizuar partine ne baze KZAZ-je. Tashme paketa e ndryshimeve statutore pritet te votohet ne Kongresin e partise qe do te mbahet ne daten 18 prill.
Kryetari i PS-se, Edi Rama, deklaroi dje se nuk ka rruge tjeter vec protestes. Me 30 prill protesta e madhe ne Tirane
***********************
Asambleja e PS-se vendos Çdo dite nje proteste
Me zgjedhje si ne Ruzhdie ska asnje mundesi te kete demokraci, drejtesi, ekonomi si ne Europe
TIRANE - Asambleja Kombetare e Partise Socialiste i ka hapur driten jeshile zhvillimit te protestave cdo dite, ne te gjithe Shqiperine, per te kulmuar me 30 prill ne Tirane. Kryetari i PS-se, Edi Rama, ka deklaruar dje gjate mbledhjes se Asamblese se cdo dite do te zhvillohet nje proteste per te mberritur me 30 prill ne bulevardin e Tiranes, me qellim hapjen e kutive, largimin e qeverise, ndalimin e rrenimit ekonomik.
Sot, plot 8 muaj pasi Partia Socialiste filloi aksionin e saj, mes mjegulles se dendur dhe agresionit dhe diversionit te pushtetit ka dale e qarte si drita e diellit se ne kutite e mbyllura me pahir, fshihet krimi i tjetersimit te rezultatit te zgjedhjeve.
Sot e dine jo vetem ata qe e kane kryer ate krim, por e kane marre vesh te gjithe, se ne 28 qershor Partia Socialiste i fitoi zgjedhjet dhe nuk u zgjodh dot vetem se zgjedhjet u moren peng, duke mbushur kutite si ne Ruzhdie. Sot eshte bindje per te gjithe se Shqiperia nuk qeveriset nga ata qe ka zgjedhur, por nga ata qe nuk e lane popullin te zgjedhe dhe me keq akoma sot shqiptaret paguajne nga xhepi i tyre cmimin e ketij krimi, duke humbur vende pune, duke humbur fuqi blerese, duke humbur pavaresi ekonomike ne nje tunel borxhesh qe tanime po prekin edhe brezin e ardhshem, - tha dje Rama. Kryetari i opozites theksoi se shqiptaret vazhdojne te kuptojne se tek zgjedhjet e vjedhura gjenden sot rrenjet e te gjitha problemeve qe, sipas tij, mbajne peng te ardhmen.
Me zgjedhje si ne Ruzhdie ska asnje mundesi te kete demokraci, drejtesi, ekonomi si ne Europe, prandaj hapja e kutive te Ruzhdieve dhe garantimi i popullit shqiptar qe ato qe ndodhen ne 28 qershor nuk do te perseriten me kurre perben nje kusht themelor per te dale jo vetem nga kriza e demokracise, por edhe nga kriza e ekonomise, - tha Rama.
Ai shtoi Te bashkuar mund ti japim fundin qe meriton ketij pushteti qe, pasi fundosi zgjedhjet, po fundos edhe ekonomine, duke i lene njerezit perdite e me te papune, perdite e me te pashprese .
Eshte edhe me shume se dje dita per te gjithe bujqit, fermeret e peshkataret, ushtaraket e liruar, minatoret ne aktivitet a ne pension, komuniteteve te prekura nga padrejtesite mbi pronat, shoqatat e organizmat e shoqerise civile, te gjithe ata qe nuk gjejne shteg ne xhunglen ku shkelen te drejtat dhe lirite kushtetuese per kedo qe nuk eshte pjese e familjes ne pushtet, te rimarrin ne dore fatin e tyre si njerez qe ne mes te Europes nuk mund te vidhen, as ne lirine e tyre per te zgjedhur dhe as ne te drejtat e tyre per te jetuar si te barabarte para ligjit.
Protestat e perditshme jane mbeshtetur dje nga te gjithe anetaret e Asamblese. Asambleja Kombetare e Partise Socialiste ne unanimitet mori vendimin per te organizuar gjithe strukturen e partise, per te mbeshtetur protesten e madhe, qe do te zhvillohet ne 30 prill ne Tirane, duke riftuar edhe njehere te gjithe qytetaret shqiptare te behen pjese e kesaj proteste, e cila do te jete nje proteste ne vazhdim per te rrezuar qeverine e Sali Berishes dhe per ti dhene hapesire te gjithe qytetareve shqiptare per te qene pjese e kesaj proteste, - tha dje pas mbledhjes se Asamblese, deputeti i PS-se, Blendi Klosi.
Asambleja Kombetare rrezoi me vote propozimin e deputetit Ben Blushi
Asambleja, vetem tri vota pro fraksioneve
TIRANE - Fraksionet, apo sic njihet ndryshe oponenca kolektive, ka rene edhe ne Asamblene Kombetare. Megjithese u rrezua nje here ne grupin e punes qe pergatiti ndryshimet statutore, propozimi per institucionalizimin e mendimit ndryshe ne Partine Socialiste eshte ribere edhe nje here dje ne mbledhjen e Asamblese Kombetare.
Kesaj radhe nuk ka qene Maqo Lakrori, por Ben Blushi, ai qe ka argumentuar se nevoja per te krijuar kushtet e nje bashkejetese afatgjate bene te nevojshme qe PS-ja te lejoje qe te organizohet mendimi ndryshe brenda radheve te saj. Ne statut jane reflektuar disa nga propozimet e bera prej nesh per sa i perket organizimit te partise ne baze rrethi, ndryshime qe natyrisht erdhen si pasoje e eksperiences se meparshme.
Por, doja te evidentoja edhe nje pike tjeter te ciles ne i kemi meshuar fort dhe qe besojme se eshte e nevojshme qe te perfshihet, pra institucionalizimi i mendimit ndryshe, - mesohet te jete shprehur Blushi gjate mbledhjes se djeshme te Asamblese Kombetare.
Nje propozim ky qe nga drejtuesi i seances, Gramoz Ruci, eshte hedhur ne votim, pavaresisht se Blushi ka kerkuar qe te vendose Kongresi. Nga votimi, ka rezultuar se propozimi i tij per sa i perket oponences kolektive ka marre vetem 3 vota pro, ndersa gjithe anetaret e tjere te Asamblese kane votuar kunder.
Nderkohe, mesohet se Blushi ka kembengulur qe disa nga propozimet kryesore te kesaj pakete perfshi edhe ate te oponences kolektive te votohen ne Kongres, por jo ne menyre te hapur, por me kuti. Perderisa ne kerkojme kutite nga Berisha duhet te vendosim kutite edhe ne parti.
Ne duhet patjeter te ndajme parimet dhe te vendosim kutine, - ka thene Blushi. Pervec Blushit ne mbledhjen e djeshme jane bere edhe nje sere ndryshimesh te tjera nga anetare te tjere te Asamblese, shumica e te cileve nuk jane marre parasysh. Keshtu, Asambleja ka rrezuar po me vote propozimin e Bashkim Finos qe PS-ja per tiu pershtatur filozofise se saj elektorale te organizohet ne baze zonash zgjedhore apo KZAZ-she.
Asambleja nuk ka marre parasysh edhe dy propozimet e deputetit Alfred Dalipi, sipas te cilave, anetaret e kryesise dhe sekretaret te zgjidhen me 50 plus 1 perqind te votave te asamblese dhe qe komisioneret ne zgjedhje te zgjidhen nga kreu i partise se njesise vendore ne bashkepunim me kryetarin e PS-se Rrethit dhe kandidatit perkates.
Ndryshimet ne statut
Parti e majte demokratike qe ka ne themel te veprimtarise se saj parimin e lirise, drejtesise sociale, barazise se shanseve te barabarta dhe solidaritetin njerezor.
PS-ja e ushtron veprimtarine e saj ne respekt te plote te Kushtetutes dhe te ligjeve te tjera me fuqi ne Republiken e Shqiperise.
Partia Socialiste eshte parti elektorale dhe funksionale.
PS ne veprimtarine e saj harmonizon demokracine direkte me demokracine perfaqesuese.
Iniciativa e personale e anetarit te partise, e shprehur ne emer te PS-se duhet te jete ne perputhje me programin dhe statutin e saj.
Per cdo detyre perfaqesuese politike ne PS dhe ne emer te saj, zhvillohet proces konkurrimi transparent dhe i bazuar ne kritere te njohura.
Merren masa disiplinore ndaj anetarit te partise qe ben pjese ne parti te tjera politike shqiptare, si dhe merr pjese ne manifestime qe bien ndesh me qendrimin politike te partise.
Organizata socialiste zhvillon mbledhjen zgjedhore pas cdo fushate per zgjedhjet e pergjithshme dhe per pushtetin vendor, por jo per nje periudhe me te gjate se dy vjet.
Asambleja Socialiste e bashkise/komunes eshte organi me i larte politik i partise ne bashki dhe komune.
Asambleja Socialiste e bashkise/komunes zgjedh me votim te fshehte kryetarin dhe sekretariatin e partise.
Kryetari PS-se i bashkise/komunes zgjidhet nga AS e bashkise/komunes me votim te fshehte dhe kandidatura alternative.
Kandidaturat per kryetar te partise se bashkise/komunes propozohen nga OS perkatese dhe miratohen nga kryesia.
Mandati i kryetarit te bashkise/komunes si rregull eshte 4 vjet, por ai mund te nderpritet ne rastet kur partia humbet ne zgjedhje ose merr nje numer me te paket votash sesa ne zgjedhjet pararendese.
AS e Rrethit eshte organi me i larte vendimmarres i partise ne rreth. Ne perberje te saj bejne pjese delegatet e kongresit te rrethit perkates, kryetaret e bashkive dhe komunave perfaqesues te partise, kryetaret e keshillave te bashkive dhe komunave dhe kryetaret e FRESSH dhe FGS-se.
Kryetari i PS-se se Rrethit zgjidhet me votim te fshehte nga mbledhja e zgjeruar e AS-se se Rrethit. Ai eshte anetare i Asamblese Kombetare.
Keshilli Koordinues i Qarkut eshte struktura kryesore koordinuese e veprimtarise se partise ne nivel qarku. Ai perbehet nga drejtuesi politik i partise per qarkun, deputetet e tij, kryetaret e partise te rretheve qe jane pjese e qarkut.
Kongresi zgjedh me votim te fshehte kandidaturat alternative te AK-se dhe KGS-se(Komisioni i Garancive Statutore). Delegatet e kongresit mund te propozojne kandidatura shtese ne listen e kandidaturave. Kandidaturat shtese perfshihen ne listat perkatese nese miratohen nga 50 plus nje e delegateve te kongresit.
Sekretaret jane automatikisht anetare te Kryesise se PSSH-se.
Kryesia ngarkon cdo anetare te kryesise me nje detyre konkrete ne nivel qendror, si dhe per drejtimin politike ne shkalle qarku, detyra per te cilat raportohet ne kryesi dhe periodikisht informohet AK.
Propozimet ne Asamble
Ylli Manjani E mora fjalen per te thene se dorezoj sot detyren e kryetarit te komisionit te ligjeve te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste. Kjo pasi partia qe kishte marre flamurin e kampionit te demokracise ne vend, sot eshte jo me thjesht si te gjitha partite e tjera Shqiptare, por parti qe eshte vetem nje hap larg nga modelet e partive qe prodhuan autokratet e shekullit te shkuar.
Artan Lame Vendet qe mbeten bosh ne asamble nga largimet apo nga mospjesemarrja ne mbledhjet e saj te zevendesohen me ata qe kane qene ne liste gjate konkurrimit kur edhe u zgjodh kjo strukture, por nuk jane futur ne asamble se nuk kane marre votat e duhur. Deri tani statuti percakton se vendet qe ngelen bosh ne asamble i lind e drejta kryesise qe te kooptoje anetare te rinj. (u pranua)
Ben Blushi Disa nga pikat kryesore te paketes se ndryshimeve ne statut te votohen ne kongres me kuti dhe jo me te ngritur doren. Perderisa ne kerkojme kutite nga Berisha duhet te vendosim kutite edhe ne parti.
Ne duhet patjeter te ndajme parimet dhe te vendosim kutine (nuk u pranua). Shoh qe ne statut jane reflektuar disa nga propozimet e bera prej nesh per sa i perket organizimit te partise ne baze rrethi.
Por, doja te evidentoja edhe nje pike tjeter, te ciles ne i kemi meshuar fort dhe qe besojme se eshte e nevojshme qe te perfshihet, pra institucionalizimi i mendimit ndryshe. (Nuk u miratua, vetem 3 vota pro)
Alfred Dalipi Anetaret e kryesise dhe sekretaret te zgjidhen me 50 plus 1 perqind te votave te asamblese. Eshte e nevojshme qe strukturat drejtuese te PS-se te kene perfaqesim me te mire dhe me mbeshtetje te gjere.
Nuk eshte normale qe nje sekretar partie per shkak te percaktimit te statutit te zgjidhet ne kete post me nje minimum votash nga asambleja (Nuk u miratua). Komisioneret po akuzohen tani per zgjedhjet e shkuara, ata ne zgjedhjet e ardhshme te zgjidhen nga kryetari i PS-se i njesise vendore ne bashkepunim me kryetarin e PS-se se rrethit dhe kandidatin per deputete apo per kryetar komune dhe bashkie sipas rastit (Nuk u miratua).
Bashkim Fino Une dua te ngre dhe nje here nje kerkese timen qe e kam bere edhe ne mbledhjen e grupit te punes. Ne themi ne krye te kesaj pakete ndryshimesh qe PS eshte nje parti elektorale ndaj mendoj se per tiu pershtatur nje filozofie te tille duhet qe edhe organizimi partiak te ishte mbi bazen e zonave elektorale, pra KZAZ-ve. Dua te propozoj qe ne statut ne kapitullin e organizimit te partise ne baze te perfshihet dhe nje pike qe partia te organizohet edhe ne baze KZAZ-je. (Nuk u miratua)
Damian Gjiknuri Besoj se organizimi i partise ne baze rrethi ashtu sic edhe propozohet tani eshte i parakohshem per sa kohe ne nuk e dime ende se cili do jete menyra e organizimit apo sistemi i ardhshem elektoral. Nje ndryshim i sistemit do ta nxirrte nje organizim te tille jashte loje, ndaj duhet lene qe kjo te percaktohet ne nje kohe tjeter. (Nuk u pranua)
Saimir Tahiri Ne parim jam dakord qe te garantohet minoranca, edhe mendimi ndryshe, megjithese minoranca eshte e garantuar ne statutin aktual. Por, oponenca kolektive qe propozohet jo vetem qe se mbron mendimin ndryshe, por e kthen qellim ne vetvete, per hir te perfaqesimit ne organet e partise dhe pushtetit. Sic propozohet ne oponence, 2000 anetare e cojne partine ne nje proces zgjedhor total.
e konsolidohet institucioni i votes ne parti. Te vendoset votim me kandidatura alternative per te gjitha forumet e zgjedhura te partise dhe te konsolidohet institucioni i meritokracise, sepse komisionet e partise kane mbi 2 vjet qe nuk mblidhen, ka anetare asambleje qe kane mbi 6 muaj qe nuk vijne ne mbledhje, ka keshilltare te zgjedhur vendore qe nuk bejne detyre dhe ka anetare partie fiktive.