Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ne "Rusine moderne"

Publikuar me : 03.09.2010 Ne : Sociale - 152 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Pyetje Ne cfare lloj shoqerie nje 68-vjecar do te denohej me burg per shkak se ne menyre paqesore e ka mbajtur flamurin e vendit te vet ne nje parakalim me rastin e Dites se Flamurit?


Pergjigje Ne Rusine e Vladimir Putinit, nese njeriu qellon te jete dikush, te cilin Putini, ish-president, kryeminister aktual dhe si duket sundimtar i perjetshem, ndodh te mos e doje.


Javen e kaluar nje gjykate ne Moske e denoi Lev Ponomarovin, 68-vjec, aktivist i njohur per te drejtat e njeriut, dhe Mihail Shnajder, organizator i levizjes opozitare Solidariteti, me tri dite burg per pjesemarrje ne nje tubim te palejuar nga autoritetet.


Kushtetuta e Rusise e garanton lirine e tubimit, por ne epoken e Putinit per cdo tubim duhet te kerkohet leje dhe, zakonisht, lejet u mohohen atyre qe e vene ne pikepyetje regjimin ne pushtet.


Dimitri Medvedev, te cilin Putini e la si trashegimtar kur i skadoi mandati i tij, kishte premtuar besnikeri ndaj sundimit te ligjit dhe disa ruse moren zemer javen e kaluar, kur ai pezulloi prerjen e nje pylli afer Moskes, ku zyrtaret shpresonin te ndertonin autostrade.
Njerezit ne afersi dhe aktivistet per mbrojtjen e mjedisit qe perpiqeshin ta mbronin pyllin, hasen ne murin e heshtjes te zyrtaret.


Çeshte me e keqja, botuesi i nje gazete u rrah aq shume sa mbeti invalid i perjetshem, keshtu qe veprimi i presidentit u pershendet si sukses i rralle per shoqerine civile ruse.


Ne te shumten e rasteve, historia e dhjetevjecarit te kaluar ne Rusi eshte shoqeruar me kufizime te rrepta te aktiviteteve politike dhe te shprehjes.


Se fundmi, Freedom House raportoi se viti qe shkoi ne Rusi kaloi ne shenje te abuzimeve zgjedhore, renie te lirise se religjionit, kontroll me te madh te shtetit ne prezantimin e historise, korrupsion ne rritje ne polici, si dhe perdorim te vazhdueshem te terrorit politik kunder viktimave, perfshire gazetaret dhe aktivistet per te drejtat e njeriut.
Ndoshta burgosja e dy disidenteve me nga tri dite burg nuk duket shume e madhe.


Por, ajo eshte nje paralajmerim tjeter per cdo rus se shkelja, sado e vogel, perben rrezik.
Shtepia e Bardhe leshoi nje deklarate te shkurter duke thene se ishte e zhgenjyer se disa autoritete te Rusise vazhdojne tua mohojne qytetareve ruse te drejtat e tyre kushtetuese.


Shprehja, disa autoritete te Rusise, e pasqyron shpresen e vazhdueshme se jo te gjithe ne strukturen e pushtetit ne Moske i ndajne pikepamjet e z. Putin. Por, deri tash ka pak prova qe e mbeshtesin nje optimizem te tille.


Radio Free Europe emeton programe ne shqip ne gjithe hapesiren e Kosoves prej vitit 2001


E perditshmja Washington Post, e themeluar nw 1877 eshte gazeta me e vjeter ne SHBA

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularet

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 79 here.
Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularetTë gjitha llojet e çizmeve me thekë janë të ndaluara në shkolla. Ky është ultimatumi më i fundit, si një masë ndëshkuese ndaj nxënësve të cilët përpiqen të thyejnë regullat mësimore, duke fshehur telefonat e tyre celularë. Kjo nuk është thjeshtë një dëshirë e dikujt, por ka lindur si një nevojë emergjente në shkollat e Filadelfias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku studentët e shkollave të mesme, kanë fshehur nën këpucët e tyre të mëdha, celularët...Lexo te gjithe artikullin »


» Krijohet domatja e zeze
» Moti, sot pritet debore edhe ne Tirane
» Personaliteti, si ta krijosh te femija
» Vret nusen se lindi vajze
» Qumesht per kujtese me te forte
» “Per ju dashamires te veres”
» Keta njerez na sfiduan te gjitheve!
» Nena me AIDS lind femije
» Instinkti qe te shpeton jeten, femija vret gjarprin duke e kafshuar
» “Disipline” bashkiake te plehrat e Sharres

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit