Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ne kerkim te Tit Pompon Atikut

Publikuar me : 27.02.2010 Ne : Sociale - 278 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Richard Hodges reflekton mbi punen shumevjecare te tij dhe te ekipit te tij ne Butrint; mbi kerkimin e vendbanimit te nje prej figurave me te shquara qe lidhen me Butrintin, milionerin e shekullit te pare para Krishtit, Tit Pompon Atikun.


Me ndodh shpesh te reflektoj mbi castet me te paharrueshme te viteve qe shkojne dhe duke i risjelle ne mend kujtimet rindertoj njeri pas tjetrit imazhet plot kenaqesi sekuence pas sekuence. Shume syresh i perkasin albumit te ekspeditave arkeologjike, por nder to spikat dukshem njera: Butrinti.


Per gjate gjithe viteve qe kemi punuar ne Butrint, ne kemi jetuar nen hijen e Tit Pompon Atikut, nje milioner i shekullit te pare para Krishtit qe ka pasur nje prone prane qytetit antik.


Robert Harris tek Lustrumi, roman i tij me i fundit, nje thriller qe ze fill ne Romen republikane, e pershkruan Atikun si nje njeri zemermire qe kenaqej me shume duke lexuar nen diellin epirot se sa duke u angazhuar ne qarqet e rrezikshme te politikes ne shoqerine e Ciceronit ne Rome. Nga letrat voluminoze qe Atiku i dergonte Ciceronit - i cili dikur kish qene mik shtepie ne pronen e tij te famshme - mesojme per biblioteken e tij te pafund, si edhe per bukurite e kopshteve te tij. Ja dy shembuj qe lartesojne qytetin:


"Me lejo te te them se Antiumi eshte Butrinti i Romes, ashtu sic eshte Butrinti yt per Kerkyren"
Leter e Ciceronit derguar Atikusit (4.8), prill/maj 56 para Krishtit.


"Ti u tregove me i mencur se une kur more nje shtepi ne Butrint. Megjithate, mund te te siguroj se nuk ka pothuajse asgje per te dalluar mes atij qyteti dhe komunitetit te Antiumit"
Leter e Ciceronit derguar Atikut (2.6), prill 59 para Krishtit


Atiku "lord" i Butrintit


Ne vitet e fundit te jetes se vet Atiku u beri qendrese dhe luftoi kunder oborrtareve romake, duke sfiduar me guxim Jul Cezarin ne politiken e tij per vendosjen e veteraneve ne Butrint (cka rrezikonte te shkaterronte kete idil epirot). Me sakte, familja e tij e drejtoi Butrintin gjate viteve te fundit te republikes dhe viteve te para te periudhes perandorake.


Ne te vertete, Agripa, dhendri i tij, ishte arkitekti i fitores apokaliptike te Oktavianit ndaj Mark Antonit dhe Kleopatres ne Aktium (sot Nikopolis), rreth njeqind milje pergjate bregut, ne jug te Butrintit.


Lidhje te tilla, na shtyjne te hamendesojme se, e shtyne Virgjilin, poet i oborrit, ta fuste Butrintin ne epiken e tij per Enean dhe, duke vepruar keshtu, ta lidhte Butrintin me themelimin e Romes dhe ne menyre natyrore, me ringjalljen e saj nen mecenatin, perandorin e pare August (dikur i quajtur Oktavian).
Dikush mund te thote se ne ate kohe, Atiku ishte Butrinti.


Tani eshte e veshtire ta perfytyrosh kete. Qysh prej koheve te Otomaneve hinterlandi shqiptar i Butrintit ka jetuar ne nje mugetire, i zene ne kurthin e nje zone te harruar kufitare. Ne kushte te tilla, perpjekja per te perfytyruar nje vile me permasa elegante mes vjetersirave te zena ndryshk te kooperativave komuniste ndrydh edhe fantazine pjellore te nje arkeologu.


Me duhet gjithashtu te shtoj se greket e kane lokalizuar prej kohesh vilen ne jug te kufirit, ne tokat e harlisura te lumit qe tani quhet Tiamis, i cili shtrihet ne veri te portit te trageteve te Igumenices. Une nuk jam i ndikuar nga ky interpretim grek, ndonese eshte e njohur qe Atiku qe zoteronte prona tjera ne kete krahine.


Ne kete pike duhet te pranoj nje lloj paragjykimi te vecante qe me ndergjegje apo pa ndergjegje me shtyn te besoj tek kjo vile si ne nje vend mrekullish. Projekti yne ne Butrint u krijua nga dy lorde, Rothcilld dhe Seinsberi, magjepsja e te cileve per qendren arkeologjike aty prane e ka prejardhjen tek pushimet ne vilen e famshme te Lord Rothcildit ne Korfuzin prane. Ne nje fare menyre, mund te them se Jakob Rothcildi eshte Atiku im, dhe se Xhon Sainsberi eshte per pasoje Ciceroni.


Kurre me pare nuk kisha qene ne shoqerine e ndonje lordi kur u takova me keta dy zoterinj per here te pare ne vitin 1993. Titujt e tyre, bashke me nderimin per ta, vertiteshin hirplote mbi ne gjate takimit tone te pare. Ndjehesha i shtangur me emocion, sikur te kisha prekur historine. Por asgje sme pergatiti per ne Kanonas, vilen e Lordit Rothcild.


I sapo mberritur nga Italia, nje nate korriku te lagesht e plot yje, me motoskaf cava me shpejtesi gjirin e Korfuzit dhe iu ngjita ngushticave te zhytura ne erresire. Zbrita ne nje skele dhe ne erresire ndoqa nje shteg qe gjarperonte pergjate korijesh me ullinj deri tek nje vile e ulet, zbukuruar me lule.


Duke u endur ne dhomen e madhe te ndenjes, syte mu ngulen momentalisht mbi tapicerine e pikturave dhe akuareleve, ku Lordi Rothcild jepte nje darke per miqte e ftuar. Ketu, duke sfiduar hapur vapen ngjitese te korrikut dhe mushkonjat kercenuese, Jakobi, miqte e tij dhe une medituam mbi thesaret dhe aventurat qe fshiheshin pas dy miljeve qe na ndanin me Butrintin. Jakobi, me biblioteken e tij, me dashurine e pafund dhe romantike per antikitetin e historine dhe sigurisht me nje pasuri qe padyshim veshtire se gjen krahasim, eshte natyrisht Atiku i rilindur.


Pas kesaj mbremjeje te shkelqyer, ne mes te ketij mjedisi te lavdishem, mes mysafiresh te nderuar qe i japin gjalleri gostise, pavaresisht erresires se mbrapshte dhe te koklavitur te se kaluares te Shqiperise komuniste, nuk eshte e veshtire te perfytyrosh nje titullar romak qe kishte lulezuar ne kete kend madheshtor te Mesdheut.


Ne kerkim te Atikut


Duhet ta pranoj se ne nje moment te punes sone, besova qe une me kolegun tim Will Bowden e kishim gjetur vilen e Atikut. Diaporiti, sic quhet ai vend, qendron ne skajin juglindor te liqenit te Butrintit, tridhjete minuta me varke nga Butrinti. Gjate viteve 2000-2003, Willi germoi shtresa te gjera te viles, duke zbuluar zanafillen e saj helenistike dhe duke krijuar nje renditje te posacme per fazat e saj perandorake dhe vecanerisht te antikitetit te vone.


Por, te them te verteten, po aq sa deshiroja te besoja se Atiku kishte qene nje here e nje kohe aty, po aq edhe dyshoja. Mbi te gjitha, pyesja veten a do ti kishte duruar valle Atiku ererat e mesdites qe zgjonin perbindeshin ne liqen dhe qe na mundonin pameshirshem me tallazet qe gati i permbysnin varkat tona kur ktheheshim nga cdo dite germimet?


Tashme, nje vule tulle e shekullit te pare na kishte bere ne te supozonim kunder deshires se vila i perkiste nje klienti te shquar te njeriut te madh.


Keshtu, meqe varianti i Diaporit ra poshte, nisa te mendoj qe Atiku kishte jetuar ne nje pike me afer me Korfuzin - te cilin ai e vizitonte - buze nje lumi dhe me me lehtesira lidhjeje me Butrintin.


Mbledhja e te gjithe ketyre fakteve te thjeshta se bashku, na coi ne fshatin Mursi.
Mursia bashkekohore eshte ngritur ne fillim te shekullit te njezet, kur u braktis pararendesja e saj ne kullotat e larta te malit te Milese.


Ne ditet e sotme, ajo na shfaqet si misherim i fshatit komunist; nje shkolle e mesme e nje shesh fshati ndertuar pa shije, nje mori shtepish te crregullta qe kane zaptuar token dhe te gjitha te grumbulluara si ne nje vathe pertej nje rezervuari te madh qe ushqehet nga perrua gurgullues qe del nga faqja e malit.


Nje keqyrje me e kujdesshme na zbulon qe fshati i hershem epirot me banesa derrase zinte nje kurriz te rrepiret mali qe shikonte mbi lumin e Pavles dhe pertej zabeleve me agrume qe shtrihet mbi fushen nen uje qe ndan Mursine nga Butrinti kater milje larg. Nje mengjes morem ne interviste te zotet e nje shtepie epirote, duke gjerbur raki te kristalte ne nje kopsht te madh, te fshehur nga fshati dhe realiteti i tij i trishte.


Ata kishin degjuar se shume kohe me pare dy kolona mermeri ishin zbuluar prane burimit poshte shtepise se tyre. Ne e inspektuam zonen rreth burimit, si edhe gerryerjet ne pjerresiren mbi te dhe pastaj u endem rreth e rrotull korijeve te harlisura dhe eremira, por nuk gjetem asnje copez te dhene qe mund te na conte te Atiku.


Fakt intrigues per Mursine


Perfundimisht gjurmuam dy kolonat. Gjate dimrit e 2008-2009, me nje terren me te qarte, beme nje survejim sistematik te lugines mes Mursise dhe qytetit te zhdukur helenistik qe lidhet me Kestrinen e lashte mbi malin e Shqiponjes ne lindje.


Asgje nuk mund te identifikohej ne lugine; bujqesia e industrializuar e epokes komuniste kishte prishur gjithcka. Por me lart, ne faqet jugore te lugines, u gjeten gjurme te pagabueshme te disa fermave te rendesishme. Pastaj ishte Mursia vete.


Ne skajin lindor te fshatit, pothuajse nje milje nga lumi, u gjet nje perqendrim copezash karakteristike qeramike shperndare ne nje zone prej pothuajse 5 hektaresh. Copezat e rralla te periudhes republikane te vone te gjetura mes ketij zbulimi te papritur padyshim qe na tregojne fort dicka.


Atikusi ka qene ketu, i mahnitur nga katedra ime ne Amerike i dergova e-maile gjithe ekipit tim, ndersa punonin nen nje drite te luhatshme te internet kafese se improvizuar ne fshatin fqinj me Mursine.


Nje te diel te qershori te vitit te shkuar e vizituam Mursine se bashku. Dukej si nje parade, te gjithe veteranet e fushates se Butrintit, shumica e te cileve ishte fshikellire nga ujerat shkumezuese te liqenit te Butrintit pas germimesh ditore ne Diaporit.


Madje, kishte edhe te tjere, qe ishin burgosur per nje kohe te shkurter si spiune te imperializmit kur per here te pare inspektuan rreth e rrotull Butrintit ne fillim te viteve nentedhjete.


Ne skajin lindor te Mursise ndodhet nje shkolle e shemtuar fshati, si nje katallan i rregjuar dhe pa ngjyre. Rreth saj ndodhet nje shesh lojerash i zymte, qe hijeshohej ne dy skajet e saj nga shtyllat e shtrembra te dy portave futbolli.


Ne te gjithe u shperndame, disa me me entuziazem, disa pak si te ndrojtur. Se shpejti gjetem me shume copeza qeramike. Me sakte, ishte e kollajte te ndillje shpirtin e ketij vendi. I vendosur ne maje te nje kreshte te ulet, puhia e pasdites se Adriatikut e bekonte dhe freskonte ate vend.


Nga lindja, lugina e gjere qe perfundonte tek Mali i Shqiponjes e ka qene dikur nje parajse, vaditej nga ujerat perhere te ftohta qe vijne nga kullotat e lartesive pertej. Ne jug, e ndare nga nje kreshte qe mund te kapercehej permes nje kalimi te ngushte, shtrihej deti Jon dhe udha me e shkurter per ne qytetin e Korfuzit, nje metropol ne kohen e Atikut.


U endem permes fushash te braktisura, intervistuam shume vendas, mermeritem mendimet tona me veten, beme fotografi per te kujtuar viziten tone dhe u larguam duke ditur se Atiku ka qene aty. Megjithate, ta provosh kete duhet te jete tmerresisht e veshtire.


Nje dite me vone kalova ne Greqi pertej Malit te Shqiponjes, gjeta nje shofer te urte taksie dhe nxitova pergjate ballit farfurites te detit drejt pikes ku kalimi i ngushte e nxirrte Mursine ne drejtim te Korfuzit.


Aty, pertej stacioneve te rritjes se peshkut ndodhej nje port i braktisur - gjiri i Kato Aetos - per te cilin, tashme, isha i sigurt se dikur i perkiste Atikut dhe qe padyshim kish mirepritur edhe Ciceronin. Ketu, duke veshtruar ngulazi Korfuzin mendja me shkoi tek vizita ime e pare ne vilen e Lordit Rothild perballe Butrintit.


Jam i sigurt se ne dy mijevjecare kohe, vila e tij lavdiplote perseri do te tregoje begati dhe nje fryme qe kerkon te zgjatet deri tek ngjyra blu pertej, por a do te percillet ende trazimi dhe romanca qe na udhehoqi ne ne Butrint?


Si edhe, a do ti rezistoje korrespondenca jone permes postes elektronike, proves se kohes, per tiu perngjare letrave ne vargje, qe u shkembyen nga keto treva mes Atikut dhe Ciceronit?


* Profesor Richard Hodges eshte drejtori shkencor i Fondacionit Butrinti, fondacion i themeluar nga Lordet britanike, Rothcild dhe Seinsberi, qe ne vitin 1993. Aktualisht, ai mban vendin e drejtorit te Muzeut te Arkeologjise dhe Antropologjise prane Universitetit te Pensilvanise ne Filadelfia, SHBA.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularet

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 79 here.
Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularetTë gjitha llojet e çizmeve me thekë janë të ndaluara në shkolla. Ky është ultimatumi më i fundit, si një masë ndëshkuese ndaj nxënësve të cilët përpiqen të thyejnë regullat mësimore, duke fshehur telefonat e tyre celularë. Kjo nuk është thjeshtë një dëshirë e dikujt, por ka lindur si një nevojë emergjente në shkollat e Filadelfias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku studentët e shkollave të mesme, kanë fshehur nën këpucët e tyre të mëdha, celularët...Lexo te gjithe artikullin »


» Krijohet domatja e zeze
» Moti, sot pritet debore edhe ne Tirane
» Personaliteti, si ta krijosh te femija
» Vret nusen se lindi vajze
» Qumesht per kujtese me te forte
» “Per ju dashamires te veres”
» Keta njerez na sfiduan te gjitheve!
» Nena me AIDS lind femije
» Instinkti qe te shpeton jeten, femija vret gjarprin duke e kafshuar
» “Disipline” bashkiake te plehrat e Sharres

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit