Çmendim kane kryeprokurorja e Republikes, zonja Ina Rama, prokuroret e tjere te Prokurorise se Pergjithshme, apo te krimeve te renda ne lidhje me akuzat per vjedhje miliardash midis opozites dhe qeverise?
Mos valle nenqeshin me ironi me nivelin e mjere ku ka rene kjo lufte hidh e prit, ku qeveria i kerkon shefit te opozites na thuaj numrin e kontratave qe ke me Lepurin, kurse opozita i drejton gishtin akuzues nje anetareje te kabinetit, duke e pyetur a quhet Namik bashkeshorti juaj!?
Apo nuk nenqeshin, por e ndjekin thjesht si sport kete fare beteje, ashtu sic bejne shumica e njerezve, qe besojne ate qe u pelqen? Apo mendojne se ka dicka, por ata skane pse perzihen, perderisa kur zihen atllaret shqelmat i hane gomaret dhe kjo e partiakeve te partive kundershtare nuk eshte nje lufte per ligjin, por per pushtetin?
Nuk mund ta dime mendimin e prokuroreve. Me perjashtim te prokuroreve te gatshem qe nuk merren me copa kaq te medha, sic jane milionat e miliardat e ministrave dhe politikaneve te akuzuar, te tjeret jane me pushime. Por, edhe po te mos ishte vere dhe te ishin ne pune kryeprokurorja dhe prokuroret tane, veshtire se do ta merrnim vesh mendimin e tyre.
Prokuroria mungon tashme ne kete perplasje verbale te pashembullt te qeverise dhe opozites per korrupsionin. Prandaj ska as dysheme, as tavan kjo lufte. Prandaj eshte ne hapa. Prandaj zhvillohet pa rregulla, me ctu dale perpara apo ctu futet ne dore deputeteve te perfshire ne vijen e pare. Mungon prokuroria. Mungon pikerisht ajo qe duhej te vinte e para pikat mbi i ne pikepamje institucionale.
Mungon ajo qe ka tagrin dhe mjetet per hetuar dhe per ti treguar publikut te verteten e korrupsionit ne nivelet e larta. Nje deputet apo nje deputete nuk kane kohe per te mesuar me shume se nje prokuror per nje ceshtje te caktuar korruptive.
Dhe kryesorja, deputeti apo deputetja e kane zakon ti fusin ne nje thes grurin dhe egjren, te verteten dhe genjeshtren, ligjoren dhe antiligjoren! Kurse njeriu i ligjit i ndan keto gjera. Ate qe ka bere per te verteten e zgjedhjeve te vitit 2009, nje prokuror i thjeshte me hetimin e kutise se Ruzhdijes nuk e kane bere tere konferencat e shtypit te opozites te marra se bashku.
Por me nje lule svjen pranvera. Pas goditjeve qe ka marre per hetimin e rruges Rreshen-Kalimash, per Gerdecin dhe per te flamosuren kuti te Ruzhdijes, prokuroria duket sikur ka bere hapa prapa, duke i ndare hesapet me politiken apo, me sakte, duke e konsideruar politiken vijen e kuqe ku ligji nuk shkel, nuk nderhyn. Veprimi i prokurorise nuk shtrihet ne nivelin e politikes se larte. Ky eshte nje moment fatzi per shtetin e se drejtes, per drejtesine dhe antikorrupsionin ne Shqiperi.
Me alibine se politikanet keshtu e kane zakon, prokuroria jo vetem nuk ndermerr vete asnje hetim serioz, por tani ben te paditurin edhe per akuzat qe shqiptohen ne tribunat e parlamentit, te partive dhe mediave.
Eshte e vertete se politikanet ekzagjerojne, por profesionistet nuk e kane te veshtire te kuptojne se cfare eshte zhurme, pasion dhe inat politik dhe cfare eshte nje e dhene e bazuar per te nisur nje hetim. E keqja e le gjithnje nje vjege jashte ku mund te kapet hetimi.
Por per fat te keq ne prokurori shohim me shume puthadore te qeverise dhe politikes, se sa profesioniste trima dhe idealiste kurajoze qe dine edhe te sakrifikojne per ligjin. Pa sakrifica nuk mund te imagjinohet sprapsja e korrupsionit dhe vendosja e sundimit te ligjit.
Kemi arritur ne nje pike kritike kur korrupsioni i madh nuk preket, kurse korrupsioni i vogel eshte, si me thene, gjoja qe ngre policia apo ndonje institucion tjeter per prokurorine, ku ky korrupsion do te lere ndonje pende per te dale i lare.
Progres raporti i BE-se ka bere vitin e kaluar nje pohim te tmerrshem duke nenvizuar se ne Shqiperi po perhapet kultura e pandeshkushmerise.
Qeveria Berisha duhej te ishte pergjigjur me nje pakete urgjente per te luftuar kete gjendje qe gjen justifikim ne xhungel por jo ne shtetin e se drejtes. Ne vend te paketes, kemi pasur nje pershkallezim te se keqes. Sot mund te flasim per kulturen e pahetueshmerise dhe te pagjykueshmerise.
Berisha qe identifikohet me pushtetin e sotem, rrezikon te marre si damke te pushtetit te tij kulturen e pagjykueshmerise dhe pandeshkueshmerise, sic pat marre qeveria Meta e viteve 2000 damken e ngritjes se korrupsionit ne sistem, apo sic mori qeveria Nano qe e pasoi, damken e kapjes se shtetit.
Te jetuarit ne kulturen e pagjykueshmerise dhe pandeshkueshmerise eshte shkaterrimtare dhe pa te ardhme, njelloj sic eshte manipulimi i zgjedhjeve qe zhduk gjykimin e popullit.
Çduhet bere? Nuk eshte e lehte te jepen receta. Situata eshte shume e renduar. Dikur kemi shpresuar te shembulli personal dhe te virtyti i drejtuesit te larte. Kjo shprese ka humbur, sepse nuk ka kush e jep kete shembull.
Vete formula e qeverise se sotme nuk mund te prodhoje ndershmeri, sepse eshte e ngritur mbi aktin korruktiv te trafikimit te votave. Por koha e masave te reja, deri radikale ka trokitur. Madje, edhe per ata qe e kane dashur te frikesuar e te zgerlaqur prokurorine dhe qe po shohim me panik frytin e vepres se tyre rrenuese.
Ne shkrimin e meparshem Heshtja, mbrojtja me e keqe treguam se Antikorrupsioni si beteje llafesh eshte me shume nje mashtrim propagandistik se sa nje lufte reale. Ne mbeshtetje te ketij pohimi sollem faktin boterisht te njohur se megjithese Shqiperia eshte e para ne luften me fjale, ajo prapeseprape eshte nje nga vendet me te korruptuara te kontinentit. Qindra akuza jane thene e jane lene me mes, duke u thjeshtuar me njera-tjetren.
Te akuzuarit me te medhenj kane bere perpara ne karriere, duke i dhene jete parimit me i akuzuari, me i miri, pra duke e shnderruar Antikorrusionin nga nje mjet per te shkulur te keqen, ne nje instrument qe promovon ate qe akuzohet! Te akuzuarit e medhenj kane bere karriere te suksesshme se bashku me akuzuesit e medhenj.
Ne vendin ku sundon kultura e pandeshkueshmerise, kush akuzon me shume, ai eshte me i miri, me trimi, me i parapelqyeri! Ai do te promovohet me perparesi, pavaresisht se mund te jete imbecil ne pikepamje te formimit.
Inteligjenca do tia kishte njohur meritat dhe do te ishte sprapsur me nderim para kesaj trimerie sikur kjo trimeri te kishte ndikuar sadopak ne shkuljen e se keqes se korrupsionit. Por, kur shohim se krahet e korrupsionit shumohen e ngulen me thelle, atehere kemi arsye te plote te pohojme se kjo nuk eshte me nje trimeri, por me e pakta nje budallallek.
Ja pse duhet ripare me themel kjo lloj lufte sterile qe zhvillohet ne Shqiperi kunder korrupsionit. Nuk mund te vazhdohet duke hapur vrima ne uje, apo duke rrahur ujet ne havan. Fjala magjike qe do ti jepte jete dhe kuptim ne kete periudhe kesaj lufte eshte e verteta.
Pra, nxjerrja e se vertetes, ndarja e se vertetes nga e paverteta, nga e ekzagjeruara, nga ajo qe nuk eshte korrupsion ne kuptimin leksikor dhe ligjor te fjales.
Akuzat ne hava shtojne konfuzionin dhe jane nje dhurate nga qielli per hajdutet e vertete. Te korruptuarit e kane te lehte te mbrohen, te fshihen, te kundersulmoje apo te heshtin pa e care koken, kur akuza vjen e perzier me tonelata dheu.
Kurse kur akuza vjen e qeruar dhe argumentuar, asnje lloj alibie nuk vlen. E verteta eshte si dielli qe nuk mund te mbulohet me shoshe. Ajo eshte vepruese ne plane te tjera, edhe nese ia keput gjumit prokuroria.
Besoj se opozita e sotme eshte aq e interesuar per te luftuar korrupsioni, sa te jete ajo qe te jape shembullin e nje reflektimi te gjere per keto ceshtje. Opozita duhet te dale nga spiralja e luftes sterile ku e terheq shumica dhe ku e shtyn rutina.
Opozita i ka mundesite te mos jete spontane dhe as thjesht e apasionuar ne luften e saj, por konkrete, e mbeshtetur ne fakte te verifikuara dhe ne referenca te sakta ligjore e morale qe provojne se ku eshte shkelur ligji dhe ku eshte shkelur moraliteti.
Keto dy aspekte nuk jane kurdohere e njejta gje. Aty ku mendon se eshte shkelur ligji, opozita e ka per detyre te vere ne levizje prokurorine dhe te ngulmoje qe minimumi te fitojme kulturen e hetueshmerise. Por si alternative pushteti, opozita ka detyrimin pergatise edhe pergjigjen e madhe se si do te ngrihet ky vend i vogel nga humnera e pandeshkueshmerise.