Kudo ne politiken dhe shoqerine Shqiptare tashme po flitet rreth pasurise marramendese qe Ministri i Ekonomise dhe antari i LSI, z. Dritan Prifti, arriti te grumbulloje vitin e kaluar.
Behet fjale per afro DY MILIARD e 300 MILION leke. Eshte intrigues fakti se si nje deputet-minister arrin qe permes nje investimi prej tridhjete mije eurosh te marri brenda nje viti e gjysem nje fitim prej MILIARDA lekesh.
Karriera politike e z. Prifti eshte e lidhur me se shumti me dy baronet aktual te politikes Shqiptare Ilir Meta dhe Sali Berisha. Karrieren e tij publike ai e filloi si drejtor i KESH ne nje kohe kur kryeminister i vendit ishte z. Ilir Meta.
Fill pas largimit nga KESH, ai u akuzua per abuzimin prej afro kater milione dollaresh Amerikane me fondet e KESH, por arriti ti shpetoj ndjekjes penale per shkak te gjendjes se keqe shendetsore, fal mbeshtetjes se kryeministrit te athershem Meta, dhe largimit nga posti i Kryeprokurorit te Z. Arben Rakipi.
Me ish-liderin socialist, Fatos Nano, ai ka pasur mardhenie te tensionuara, te cilat kulminuan me tentativat per ndjekje penale per Priftin dhe me akuzat e ketij te fundit per Nanon ne lidhje me pastrimin e NJE MILIARD dollareve Amerikane. Prifti iu bashkua Metes per te krijuar LSI.-ne ne vitin 2004.
Por me intriguese se pasuria miliardshe dhe aktiviteti politik i Z. Prifti eshte krijimi dhe aktiviteti i LSI-se ne politiken Shqiptare. LSI, nisur nga ajo cfare mendohet publikisht, u krijua si reagim perkundrejt politikave te papergjegjshme te Fatos Nanos ne krye te Partise Socialiste dhe si rrezultat i armiqesive politike qe ishin krijuar midis Nanos dhe grupimit te udhehequr nga Meta dhe Prifti gjate kohes kur keta te fundit posedonin postin e kryeministrit dhe drejtorit te KESH dhe kur Fatos Nano drejtonte PS-ne dhe kishte mbeshtetjen e Prokurorit te Pergjithshem, Arben Rakipi, dhe shume figurave te tjera te larta te partise.
Keto dy arsye nxjerrin ne drite edhe kompozicionin e LSI. Nje grupim iu largua PS-se per shkak te menaxhimit te papergjegjshem te Fatos Nanos kurse nje grupim tjeter u larguar per shkak te perplasjeve me Nanon per arsye dhe interesa te mirfillta pushteti dhe ekonomike.
Ne ndihme te kesaj strategjie intriguese dhe diabolike te Metes erdhen edhe sofizmat dhe sentimentalizmat e hedhura nga disa figura politike te majta dhe socialiste qe nje Zot e di se ku i kane lexuar dhe nga kush ekspert i shkencave politike i kane degjuar qe flasin capraz edhe sot e kesaj dite.
Ne ate kohe, deputeti Skender Gjinushi deklaronte se ndarja e LSI i bente mire dhe e forconte demokracine, te majten dhe socialistet. Sa qesharak tingellon sot ky sofizem, por edhe me qesharake do te tingellojne neser sofizmat dhe sentimentalizmat e sotme te hedhura nga disa figura te larta politike te Partise Socialiste.
Por le ti kthehemi LSI-se. Ajo u krijua me iniciativen e ish-kryeministrit Iliri Meta dhe deputetit Prifti dhe me mbeshtetjen e nje grupi deputetesh dhe socialistesh qe perfshinte Monika Kryemadhin, Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Pellumb Xhufin, Spartak Braho, Mustafa Muci, Limoz Dizdari, dhe Fatos Klosi.
Pas bashkimit te Ilir Metes dhe Dritan Priftit me Sali Berishe, nga LSI u larguan figurat nder me te spikatura socialiste dhe te LSI si Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Pellumb Xhufi, Fatos Klosi, dhe Mustafa Muci. Ndarja e grupimit te siperpermendur tregon ndarjen midis atij grupimi qe iu largua PS-se per arsye parimore (mbase edhe nen efektin e sofizmave) per shkak te keqmenaxhimit te saj nga Nano dhe grupimit qe iu largua PS-se per shkaqe dhe arsye te mirfillta pushteti dhe paraje.
Tashme mund te flasim me bindje se kjo LSI e ngelur pas ikjes se socialisteve si Brokaj, Xhufi dhe Legisi nuk eshte gje tjeter por nje grupim biznesi familjar qe nuk ka asgje te lidhur apo te perbashket jo vetem me socialistet por as edhe me politiken ne teresi.
Nuk ka asgje, agje socialiste tek LSI dhe nuk ka asgje politike per nje force politike, elektorati i se ciles perbehet vetem nga individe dhe familjar individesh te punesuar ne administrate shteterore.
Ndaj nuk duhet te ne habise martesa politike e Metes me Berishen dhe as pasuria prej miliarda lekesh e Dritan Priftit e bere fill pas marteses politike Berisha-Meta.
Si nje force pa identitet dhe pergjegjesi politike, LSI do te lidhej jo vetem me Sali Berishen por edhe me Fidel Kastron dhe Hugo Chavezin. Ajo do te gllaberonte jo vetem disa miliarda leke por do te ishte e gatshme ta vendoste politiken dhe ekonomine nen thundren e saj.
Per socialistet, e verteta eshte se LSI asnjehere nuk ka qene socialiste. Krijimi i LSI dhe martesa Berisha-Meta jane ngjarjet me intriguese dhe diabolike qe i jane ofruar ndonjehere politikes dhe opozites socialiste.
Keto ngjarje intriguese kane te bejne me sponsorizimin me te kamufluar dhe diabolik nga ana e Ilir Metes dhe Sali Berishes, ne vitin 2004, per krijimin e LSI-se, e cila kishte si qellim ardhjen e Metes ne krye te Partise Socialiste, e paraprire kjo dhe e shkaktuar nga ardhja ne pushtet e Sali Berishes pas rrezimit te Nanos dhe socialisteve ne zgjedhjet e 2005-es.
Sic e theksuam me larte, Ilir Meta dhe shpura e tij e perfaqesuar nga Dritan Prifti jane politikan biznesmen dhe tmerresisht te dashuruar pas parase dhe pushtetit. Si Berisha ashtu edhe Meta kerkonin me cdo kusht pushtetin per te avancuar interesat e tyre ekonomike qe ua kishte nderprere Fatos Nano.
Per kete qellim, duke shfrytezuar dhe qefmbetjet dhe sofizmat ne radhet e socialisteve te ndershem dhe keqmenaxhimin e PS nga Nano, Ilir Meta u shkeput nga PS duke e percare ate shume keq dhe me vetdije qe PS dhe socialistet do te humbisnin betejen e pare elektorale qe do te vinte.
Per ti sherbyer qellimit te tij, Meta filloi ta konsideronte veten e tij si radikal dhe nje person anti-Berishian. Kjo logo do te perdorej pas humbjes se socialisteve dhe te Nanon per ta kthyer Meten si nje shpetimtar ne krye te PS.
Dhe planet e Metes dhe Berishes ecen ashtu si keta te dy e kishin planifikuar. Ne zgjedhjet parlamentare te 2005-es Sali Berisha fiton zgjedhjet dhe merr pushtetin me afro 40perqind te votave ne menyren me qesharake te mundur.
Nje rrezultat i tille, gjendja e shokut, dhe pakenaqesit ne radhet e PS ben te mundur qe pozitat politike te Nanos te lekundeshin seriozisht dhe ky fundit te konsideronte seriozisht largimin e tij nga kreu i PS. Deri ketu skenari Berisha-Meta ecte ashtu si ishte i planifikuar.
Por pikerisht ne kete faze ndodh dicka e papritur dhe e paparashikuar si nga Meta ashtu edhe nga Berisha. Edi Rama, kryetari i Bashkise se Tiranes hyn vrullshem ne politiken socialiste dhe shqiptare duke marre postin e kreut te PS-se. Kjo gje shokoi dhe irritoi Meten dhe te tijet. Perseri per te realizuar ambicjet e tija politiko-ekonomike, Meta do te duhej te bashkpunonte me Berishen i cili tashme ishte bere kryeminister i vendit.
Nese dje problemi ishte rrezimi i Nanos, sot problemi real i Metes ishte rrezimi i Rames pothuajse me te njejten strategji. Ketu fillon sponsorizimi direkt politik dhe ekonomik i LSI nga Berisha dhe promovimi i Metes si nje politikan radikal anti-Berishian.
Dhe e gjithe kjo strategji synonte qe te rriste forcen e LSI duke ulur forcen elektorale te PS, e cila rrjedhimisht do te shkaktonte te njejten gje qe ndodhi ne 2005-en. Jo me kot edhe Drtitan Prifti dhe shume pjestare te LSI i filluan bizneset e tyre te majme nga vitet 2006-2007 e me vone.
Berisha gjithashtu e investoi LSI-ne politikisht dhe mediatikisht. LSI, ne menyre te paprecedent gezonte nje mbeshtetje shume te fuqishme ne media dhe ne oponionberjen politike.
Tezat radikale anti-Berishiane, pakenaqesite brenda PS, dhe propaganda anti-Rama e promovuar kudo si nga media dhe nga politika Berisha-Meta beri qe shume analiste me bindje te majta ti largoheshin PS dhe ti bashkoheshin LSI.
Zgjedhjet e 28 Qershorit dhe martesa Berisha-Meta ben publike nje lidhje qe nuk kishte aspak lidhje me politiken apointeresat e popullit dhe elektoratit te majte. Shume u fol per paaftesi te Rames per te krijuar kualicion me Meten dhe Priftin.
Keto jane perralla me mbret! Cilido te ishte rrezultati i ketij kualicioni, pas zgjedhjeve, Rama do te duhej te pranonte ose Meten kryeminister ose te vihej perballe faktit qe Meta te ndertonte nje kualicion me Berishen.
Ndaj nuk eshte surprize qe Meta pranoi nje kualicion paszgjedhor me Berishen kryeminister dhe nuk pranoj nje kualicion parazgjedhor me socialistet dhe Ramen kryeminister.
Socialistet dhe te majtet duhet te kuptojne se cfare eshte luajtur dhe po luhet ne kurrizin e tyre nga dyshja Berisha-Meta dhe lakejve si Prifti per te permbushur babezine e tyre per pushtet absolut politik dhe ekonomik. Zgjedhjet e vitit 2005 dhe 2009 e vertetojne kete gje. Edhe Fatos Nano, qe sot i eshte bashkuar dyshes Berisha-Meta, ne realitet, eshte viktime e marveshjeve midis kesaj dysheje.
Qe nga fillimi, Nano kerkonte ndjekje penale per Priftin per shperdorim dhe vjedhje te fondit prej kater million dollar te KESH-it te qeverise me kryeminister Ilir Meten, Prifti dhe Meta denoncojne Nanon per pastrim te nje milliard dollareve nga qeveria e mevonshme Nano, Meta dhe Prifti i bejne gropen politikisht Nanos ne dem te socialisteve duke bere pakt me Berishen, Meta dhe Prifti tentojne ti bejne gropen politikisht edhe Rames por deshtojne, edhe pse Rama, e majta dhe socialistet vuajne sot pasojat.
Fundi, Dritan Prifti pasurohet befas brenda nje viti me DY MILIARD E 300 MILION leke. Por Prifti, e thene ndryshe, Prifti i Saliut nuk duhet te konsiderohet si fenomen i lokalizuar.
Ai duhet te konceptohet si simboli i LSI-se dhe produkt i marteses politike Berisha-Meta. Elektorati socialist dhe populli duhet te kuptojne se fenomeni Prifti dhe grupimi LSI nuk kane asgje te perbashket me politiken dhe interesat e elektoratit dhe popullit. Prifti dhe LSI jane nje biznesmene qe prodhojne MILIARDA per hesapet dhe klikat e tyre.