OPERACIONI/ Shtate vete jane arrestuar nga policia, teksa deklarohet se edhe persona te tjere jane perfshire ne veprimtarine e ketij grupi. Blute sekuestruan edhe tete automjete te vjedhura
SHKODER - Arme, silenciator, lende narkotike, municione, makina te vjedhura etj., jane sekuestruar nga policia e Shkodres ne kuader te operacionit te koduar Çarku i Hapur, i zhvilluar ne oret e para te se enjtes. Shtate vete jane vene ne pranga per disa akuza, ndersa behet e ditur se vazhdon puna per identifikimin e kapjen e te tjere personave qe dyshohet te jene pjesetare te ketij rrjeti me aktivitet kriminal.
Operacioni i policise eshte zhvilluar ne bashkepunim me Departamentin Kunder Krimeve te Renda dhe Krimit te Organizuar, duke bere te mundur zbulimin, goditjen dhe dokumentimin e veprimtarise se kundraligjshme te nje grupi te strukturuar kriminal te cilet kane kryer vepra penale ne tendencat e trafikimit te armeve, lendeve narkotike dhe mjeteve motorike. Veprimtaria e ketij grupi kriminal eshte perfshire ne Qarqet Shkoder, Lezhe, Tirane dhe Durres.
Ne kuader te ketij operacioni, ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Shkoder dhe forcat e Repartit FNSH-se Shkoder u be e mundur kapja dhe arrestimi ne flagrance i shtate anetareve te ketij grupi kriminal Real Zefi, 20 vjec, Kushtrim Kraja, 22 vjec, Valmir Vukaj, 21 vjec, Irvin Temali, 21 vjec, banore te Shkodres, Amarildo Ndreka, 21 vjec, H.M. i mitur, banore te Lezhes dhe Ridvan Keci, 23 vjec, banues ne Milot.
Nga kontrollet e ushtruara prej policise ne banesat e ketyre shtetasve, u be e mundur gjetja dhe sekuestrimi i disa provave materiale, materiale te cilat dyshohet te jene perdorur nga ky grup.
Jane gjetur e sekuestruar 9 cope pistoleta, 1 automatik, 1 silenciator, 3 arka metalike me municione, 200 cope fisheke, te modeleve te ndyshme, 1 bajonete, 1 kg lende narkotike, heroine, e mbeshtjelle ne qese, nje sasi farerash te lendeve narkotike, kanabis sativa; 4 kg lende narkotike kanabis sativa; 8 automjete te vjedhura; 1 motor, 3 pale celesa adoptues per hapje automjetesh; targa te falsifikuar automjetesh; 3 maska; 6 aparate celulare dhe nje peshore elektronike.
Akuzat e ngritura per keta shtetas, sipas policies, jane grup i strukturuar kriminal, trafikim dhe mbajtje te lendeve narkotike, trafikim te armeve dhe municioneve luftarake, prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake, si dhe vjedhje e mjeteve motorike, kryer ne bashkepunim.
Sipas burimeve nga policia behet e ditur se automjetet e vjedhura dhe te gjetura ne banesat e ketyre shtetasve shiteshin me pjese. Te gjitha vjedhjet ishin denoncuar nga pronaret e automjeteve, teksa celesat adoptues per hapjen e tyre ishin edhe nje prove per fajesine e autoreve. Nderkohe, nuk dihet se si vepronte ky grup ne drejtim te trafikut te armeve dhe droges, pasi nga ana e policise u deklarua vetem se per kete po hetohej ende.