Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ne pritje te Akuzes

Publikuar me : 02.09.2010 Ne : Kuriozitete - 135 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Prokuroria e Tiranes ka marre disa deshmi gojore dhe eshte ne pritje te marrjes se materialeve shkresore mbi akuzat dhe personat e akuzuar nga krahet e politikes javet e fundit ne Tirane.


Ndersa dy deputete jane pyetur per akuzat rreth disa koncesioneve te dhena nga qeveria shqiptare vitet e fundit per HEC-et e vogla vendore, ne radhe per tu pyetur jane disa biznesmene te perfolur per mitdhenie ne Tirane.


Angazhimi i prokurorise ne verifikimin e akuzave te ngritura eshte i mirepritur nga opinioni publik, por edhe nga opozita e cila, per te qindten here, keto pese vitet e fundit ka formuluar shume akuza, ka identifikuar me emra figurat e perfshire ne korrupsion dhe ka ngulmuar qe ata te vihen perpara ligjit.


Nese behet nje parakalim i shkurter i rasteve te perfolura per korrupsion dhe figurave te implikuara ne te, ku pjesa derrmuese jane pushtetare vendore te dores se dyte, apo te trete dhe disa biznesmene, nuk eshte e veshtire te dallohet se akuza ka patur sukses vetem ne disa raste te iniciuara nga vete qeveria e kryeministrit aktual, duke bere koka turku te fushates antikorrupsion, vetem ndonje pushtetar vendor, apo edhe ndonje figure biznesi te lidhur me parti te tjera qe kane dale kunder partise qeverisese dhe kaq.


Ne rastin me te keq, sic mund te jete rasti i ketij lloji te biznesmenit, pas nje izolimi disamujor ne qeli dhe renie te akuzave, ai eshte rikthyer serish ne jeten ekonomike te vendit, dhe pa asnje penalizim ne ecurine e bizneseve, edhe kur ndodhej pas hekurave te burgut.


Pra akuza ne keto raste arriti ta thote pretencen e saj, por ajo u be e pavlefshme nga gjyqesori, nga shkalla e pare te ajo e larte. Dhe ky nuk mund te jete nje sukses per prokuroret.


Pergjate 4 viteve te fundit, Prokuroria e Pergjithshme mori disa here iniciativen per te ndeshkuar figura te larta zyrtare te perfolura te raste kulminante korruptimi. U harxhuan shume energji per te mbushur mijera flete te akt-akuzave per ngjarje tronditese korruptive ne vend.


Vetem per njerin personazh dytesor te masakres se Gerdecit, ekziston nje material ekspertimi mbi 4 mije faqe, ku jane hetuar edhe luget dhe pagesat e kartave telefonike qe zyrtari kishte bere gjate viteve te fundit para shperthimit te Gerdecit.


Ky zoteri, prej 17 marsit 2008 eshte ne qeli bashke me dy te tjere dhe ndoshta do te rrije edhe shume vite te tjere aty, bashke me biznesmenin privat qe ishte perdorur nga qeveria per te bere demontimin e municioneve. Mentoret dhe firmetaret e ketij biznesi jane jashte. Me se shumti jane ne qeveri.


Fale presionit te pashembellt te kryeministrit Berisha, ish-ministri I Mbrojtjes eshte prej nje viti serish minister kesaj radhe I Ambientit, ka serish imunitetin e deputetit dhe lufta e pare e prokurorise per tI hequr imunitetin u be nul.


Seancat e gjyqit maratone me 29 te pandehur, ku nuk perfshihet ministri, do te rifilloje pas pushimeve te gjata verore, per te zvarritur edhe me tutje neper séance gjyqesh krimin qeveritar, me kryefjale korrupsionin, qe u mori jeten 26 personave, plagosi 300 te tjere dhe shkaterroi mbi 4000 banesa dhe biznese.


Fund te shpejte dhe me te hidhur pati dosja tjeter korruptive per ndertimin e nje segmenti te rruges Durres-Kukes-Morin.


Si ne rastin e mesiperm, ish-ministri eshte serish minister, drejtoret e akuzuar jane po drejtore, madje edhe ne ato pozicione, kur ishin marre me cilesine e te pandehurit ne vitin 2007 dhe zyrtarisht Prokuroria e Pergjithshme I ka cilesuar te mbyllura hetimet dhe dosjen e ka arkivuar.


Ministri I kesaj dosje korruptive, tani perflitet si i perzgjedhuri i kryeministrit per te kandiduar per kryetar bashkie ne Tirane, ne zgjedhjet e ardhshme vendore, duke dhene mesazhin se kjo eshte figura qe perfaqeson modelin e qeverisjes qendrore dhe pse jo edhe te qeverisjes vendore.


Prokuroria ishte terhequr nga akuza e saj edhe pse ia saga e (mos)paraqitjes ne gjykate te ministrit ishte shfaqja me neveritese per postulalin Drejtesi e vonuar, drejtesi e mohuar, me cic-micet e avokateve dhe seancave te shtyra pambarim.


Akuza ne kete rast ka mbyllur nje dosje, qe vijon te kulloje korrupsion, sepse me cmimet e kostos se rruges cdo shqiptar do te paguaje nga 80 euro per aferen korruptive te shkuar dhe aktuale te PD-se dhe keto para po rrjedhin lume per nje rruge qe po prishet dhe po vret shqiptaret ende pa u mbaruar.


Ne dy rastet e mesiperme, Akuza pati kunder qeverine dhe u luftua fort prej saj per te mos kryer asnje hetim dhe ky ishte nje sukses i qeverise.


Kete radhe emra te akuzuar jane serish deputete dhe ministra te PD-se, figura qe erdhen nga KOP-i si rasti I ish-ministrit te rruges, apo direkt nga partite aleate si ish-ministri I Mbrojtjes. Opinioni publik, pas ketyre historive te trishtueshme te deshtimit te ligjit dhe drejtesise, nuk eshte aspak entuziast per rezultatet. Dhe jo vetem per historine e palavdishme te perballjes se Akuzes me qeverine.


Por edhe per komoditetin e mosndeshkimit qe qeveria I ka krijuar qeveritareve te vet per te bere korrupsion pa pyetur per prokuroret. Qeveria jo me kot ka bere ligjin qe lejon ministrin e Drejtesise, anetar i kabinetit qeveritar, qe te kontrolloje veprimtarine e prokuroreve.


Ky ligj eshte funksional edhe pse Gjykata Kushtetuese, duke u nisur nga konflikti mes parlamentit dhe prokurorit te pergjithshem kishte vendosur e zeza mbi te bardhe, si fjale te fundit per kushtetutshmerine ne vend, se parlamenti nuk ka te drejte ta kontrolloje prokuroret, dhe aq me pak kjo e drejte I takon nje anetari te Ekzekutivit sic eshte ministri i drejtesise.


Eshte ajo pike e dobet qe anashkaloi opozita asokohe dhe qe sot e ne vijim do te jape produktin ne fatin e akuzave qe ajo ngre per qeveritaret dhe biznesmenet e tyre.


Dhe pa iu dhene autoriteti qe u takon, pa u hequr intimidimin e perditshem qe qeveria ben ndaj tyre, prokuroret do te bejne vetem ato qe kane bere deri me sot, pa sukses real ne ndeshkimin e mamutheve te korrupsionit, ndersa publiku i lodhur nuk do te jete me ne pritje te Akuzes.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit