Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Politike
Ne tryeze per "Berisha Ik"

Publikuar me : 11.02.2010 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 255 here.
'

Kur qeverisja me e fundit e socialisteve i trashi zullumet, populli e tha fjalen e vet. PS-ja e drejtuar nga Fatos Nano u detyrua te dale ne opozite, dhe ai me tej braktisi edhe partine per tu marre me qejfet e veta.


Kjo ndodhi ne fundveren 2005-se. Ne shtator, ne fuqi erdhi serish PD-ja dhe ish-presidenti autokratik, Sali Berisha, u be kryeminister. Me nje 100-ditesh ambicioz, qe do ta kishin zili edhe partite me progresive te socializmit demokratik. "Do te jene ditet me intensive te jetes sime" - kish deklaruar asokohe kryeministri.


Po per cfare? Programi qeverises katervjecar me premtime te bujshme, me politika sociale, qe nese do te kishin mundesine te implementoheshin do te hidhnin ne ere buxhete disa here me te medha se ai e qeverise shqiptare, ne fakt ishte shume joshes. Por, shume i bukur per te qene i vertete.


Mijera km rruge per tu shtruar, shtim buxhetesh per sektoret prioritare, mijera apartamente sociale per te pastrehet, skeme sociale per 30 per qind te popullsise qe rron nen minimin jetik te popullsise, punesim per cdo shqiptar te afte per pune si dhe thithje te resurseve qe ofron diaspora mbi 1 milioneshe e emigranteve shqiptare neper bote, hapje dhe demokratizimin te vendit, zhdukje te krimit te organizuar dhe korrupsionit. Ne fund ajo qe eshte mbajtur si logoja e qeverisjes se tij, "dieta" me shpenzimet per mbajtjen e burokracise administrative.


Ne fillim te 2009-es kryeministri qellimisht dhe per efekte populiste keto teza te programit 4-vjecar qeverises i vuri ne pune, per te krijuar te elektorati i zhgenjyer panoramen e qeverisjes qe eshte gjithkund dhe mendon per gjithkend.


Eshte e veshtire te gjesh nje fshat ne harten e Shqiperise, ku kryeministri Sali Berisha nuk ishte per te fushatuar me banderolen gjigande te nje rruge te endur ne beze, dhe para tij foltorja e drunjte me logon "Shqiperia po ndryshon", ves qe ende nuk e ka hequr edhe ne keto muaj kur qeverisja e tij gjallon vetem brenda harese se aparatit burokratik, i cili ende nuk e beson se eshte serish ne ato zyra.


Ne fakt shqiptaret e thane fjalen e tyre ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009, duke dhene shumicen e votave per koalicionin e PS-se. Por, fale asaj qe ne raportin e OSBE/ODIHR-it thuhet shkurtimisht "numerimi i keq apo shume i keq ne nje te treten e qendrave te numerimit te votimeve" dhe nje aleance pragmatiste me nje parti te spektrit te majte, prej shtatorit 2009, Sali Berisha eshte serish kryeminister.


Ai nuk premtoi kesaj radhe 100-diteshin, por e festoi ate, me arsyen qe e di vete. Nuk ka program katervjecar qeverises, por e ka shterur kete me ze te ngjirur, cep me cep te Shqiperise, duke premtuar 160 mije vende pune, rritje dy shifrore ekonomike, serish pensione mbi 100 dollare e shtim te tyre me mire se ne disa vende te anetaresuara se fundmi ne BE, shtim shpenzimesh per shendetesine, arsimin dhe mbrojtjen sociale...
Ne pese muaj, shqiptaret kane pare nje replay te mandatit te shkuar.


Madje me keq. Nje qeveri qe ende nuk e ka njohur krizen ekonomike, por i transferon pasojat e saj te shtetasit e varfer. Edhe INSTAT-i, agjencia ne sherbim te propagandes qeveritare, nuk mund ta fshehe ate, duke raportuar se inflacioni, pra rritja e cmimeve, po rrenon shqiptaret.


Edhe Banka Qendrore, tradicionalisht ne nje linje me qeverine, sinjalizon per efektet e mos marrjes parasysh te goditjeve qe ka pasuar ekonomia dhe buxhetet familjare nga kriza boterore ekonomike, por dhe nga injorimi i saj nga qeveria shqiptare.


Me nje renie rreth 20 per qind te parave qe sjellin emigrantet nga jashte, falimentim te bizneseve dhe shtim te barres fiskale, me mungesen e theksuar te likuiditeteve nga ana e qeverise per te paguar detyrimet, shtim te panderprere te papunesise dhe ulje te shperblimit qe marrin buxhetoret nga sfidimi qe cmimeve te rritura, me nje mungese te projektit qeverises, por me aksione te momentit, kabineti i superfryre me 15 ministra, 35 zv.ministra dhe qindra drejtore rishtare te ardhur ne qeveri per te vjedhur ndonje lek, ngjan me keq se nje qeveri teknike ne kohera emergjence.


Qeveria nuk ka as leke dhe vizion per te shendoshur ekonomine, per te ulur papunesine, per te rritur perkrahjen per shtresat e pambrojtura apo per te bere realitetet "shashkat" per HEC-e 500 milione euroshe dhe autostrada te reja 250 milione euroshe.


Ne vijim, nese ajo do te lihet ne pushtet, ka mundesi vetem te hape gropa te zeza ne buxhetin qe e paguajne neser shqiptaret, ndonje gerdec te radhes si permbytja e Shkodres, rendim te situates ekonomike deri aty ku nuk mban me dhe i sigurt do te jete vetem vegjetimi milioner i administrates se korruptuar deri ne palce nga pazari politik i korrikut 2009-te.


Kjo Shqiperi e mjere duhet te jete ne vemendje te PS-se, e cila, per te mos shkuar ne bisedimet e fundjaves me kerkesen e natyrshme per largimin e kesaj qeverie te formuar me vota te vjedhura, eshte treguar e kujdesshme te thote paraprakisht se nuk kerkon ndryshim te rezultatit dhe te qeverise.


Lenia pas e ketij aksioni politik, synim paresor i cdo opozite, do te thote te tradhtosh jo vetem misionin si force politike, por besimin qe elektorati dha ne 28 qershor 2009, i cili, duke votuar masivisht PS-ne, kishte votuar "Berisha Ik!".


'




Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 0 komente per kete artikull !

Vlereso kete artikull :

0.0/10 (0 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit