'
Tetembedhjete marsi eshte data kur PD dhe PS kane lene ne aulen e Kuvendit te Shqiperise nje takim shume te rendesishem per fatin e krizes politike qe po perjeton vendi. Mendova ta quaj takim dhe jo duel per faktin se kriza atje nuk do te zgjidhet e nuk mund te zgjidhet as me forcen e muskujve, as me forcen e kartonit. Mund te zgjidhet vetem me forcen e arsyes dhe me frymezimin e nje vizioni realist per krizen dhe pasojat e saj.
A eshte nevoja ta themi se cfare do te diskutohet ne daten 18 mars ne Kuvend? A ka njeri qe nuk e di? Per te respektuar zanatin, po perserisim se ne ate seance do te diskutohet projektligji dhe projektvendimi i PS-se per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009-te.
Shume energji dhe levizje jane harxhuar pergjate gjashte -shtate muajve te fundit per te mberritur te kjo date, qe po pervijohet si nje udhekryq tjeter i politikes dhe i trendit shqiptar ne rrugen e demokracise. Si perfundim, pasi eshte zhveshur e zhveshur nga gjerat e teperta apo dytesore, problemi eshte reduktuar te hapja e kutive. Opozita e konsideron "pe gjasme" apo platonike transparencen pa hapjen e kutive. Shumica thote ja burimi, por uje nuk ka. Edhe per kete ceshtje jane kryqezuar dhjetera argumente.
Çdo te ndodhe me daten 18 mars dhe te nesermen? A do te vijoje politika shqiptare ne tragen e nje kompromisi te domosdoshem, apo rruget e shumices dhe opozites do te ndahen perseri per ta futur te ardhmen e afert te vendit ne te panjohurat e nje krize qe ka konsumuar edhe mundesine e zgjidhjes ne Kuvend?
Prononcimet e prera te disa zedhenesve te shumices qeveritare paralajmerojne rrezimin e nismave ligjore te PS-se. Po te besosh cfare thone ata, nuk ka asnje shprese per zgjidhje dhe seanca e dates 18 mars do te jete nje formalitet i lamtumires. Natyrisht, publiku nuk do te prese seancen plenare per te marre vesh qendrimin zyrtar te shumices. Gjate diskutimit te projekteve ne komisionet parlamentare, palet do te percaktojne me qarte qendrimet e tyre. Por, edhe qendrimi ne grupe nuk do te jete perfundimtar. Ne vartesi te argumenteve dhe te presionit qe ushtron mbi krizen faktori i brendshem dhe ai nderkombetar, qendrimet mund te ripercaktohen edhe ne seance. Te gjithe miqte dhe partneret e Shqiperise jane te interesuar qe 18 marsi te mos digjet si shans.
Duhet ta themi se nuk eshte parlamenti dhe parlamentaret aktoret e lojes. Seanca e dates 18 mars eshte ne thelb vazhdimi i dialogut mes Berishes dhe Rames, kesaj radhe brenda institucionet ligjvenes dhe pa pranine e nje force te trete. Nuk ekziston ne Kuvendin e Shqiperise nje shumice alternative jashte vullnetit te Berishes dhe Rames. Nese seanca e dates 18 deshton, ka deshtuar dialogu i nisur mes tyre.
Nga shume pikepamje jam i prirur ta shoh kete date si marreveshjen e 9 marsit 1997-te, ne kushte dhe rrethana te reja, ne aulen e Kuvendit. Çdo krize politike ka "origjinalitetin" dhe kontekstin e vet. Por tensioni i brendshem i nje krize politike me mbivendosje te krizes ekonomik mbetet po ai. Nuk eshte nevoja te presesh perseritjen pike per pike te ngjarjeve per te shkuar drejt perseritjes pike per pike te zgjidhjes. Mencuria eshte te nxjerresh mesime nga pesimet dhe te mos perserisesh gabimet.
Ne kete aspekt leximi i drejte i levizjeve te opozites nga qeveria dhe anasjelltas, ka rendesi te madhe per qendrimin fleksibel qe duhet mbajtur. Me bojkotin Rama i pat dhene rast Berishes te ulej para se ta ulte Europa. Bojkoti sherbeu per ta ekspozuar problemin e zgjedhjeve ne nivelin euro-amerikan. Pas kesaj, PS hyri ne Kuvend per te larguar presionin mbi vete dhe per te levizur krizen nga vendi. Me projektligjet e paraqitura PS u dha veshjen ligjore kerkesave te saj, duke avancuar ne kete drejtim pa marreveshjen qe KiE e deshironte ne tryezen e presidentit. Grupi i kesaj partie shkon ne seancen e 18 marsit me perparesine e nje levizjeje ne drejtimin e duhur, por edhe me frymezimin e provave qe kane filluar te dalin ne drite nga drejtime te ndryshme. Kutia e Ryzhdijes vertete nuk eshte llogaritur ne rezultat, por hetimi i saj tregon nje aspekt te manipulimit te zgjedhjeve: votimin ne emer te emigranteve. Kjo eshte nje dukuri me perhapje te gjere. Vezhguesit e mi me kane informuar se ne kutine e fshatit Koterr ne Zadrime jane bere rreth shtatedhjete falsifikime firmash ne emer te votuesve qe mungonin. Kapitulli i votes se emigranteve eshte shume i dhimbshem dhe duhet ti kthehemi seriozisht. Pasi nuk ua siguruam dot te drejten e votes, ua vjedhim ate. Kjo eshte me shume se skandaloze. Eshte e turpshme sa ska. Eshte fyerja me e madhe qe u bejme atyre qe kane mbajtur ekuilibrat makroekonomike te Shqiperise.
Keto dite kryeministri ka qene me i matur se zedhenesit e tij. Natyrisht, ai po teston. Berisha ka pervoje si politikan. Ai nuk deshiron ta djege seancen e dates 18 pa e celur. Ai e parashikon presionin qe do te bjere mbi te. Eshte e drejte ne parim ajo qe ai tha pardje se marreveshja kerkon leshime te dyanshme. Por, ne masen qe te mos tjetersohet thelbi i qendrimit te pales qe ka shtruar problemin.
Pritja popullore per seancen e dates 18 eshte e madhe dhe do te vije duke u shtuar. Alternativat tani per tani jane dy. Konsensus, ose dalje te opozites nga parlamenti. Kush e konsideron kete kthim ne piken e nisjes e ka gabim. Eshte perseritje ne nje pike me te larte te spirales, qe nenkupton nje situate te re.
'