Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Politike
Negociatat PD-PS, nje fundjave reflektimi

Publikuar me : 17.07.2010 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 116 here.
'

Shtyhet takimi midis Patozit dhe Rucit per ne fillim te javes se ardhshme. Palet, hapesire njera-tjetres per reflektim


TIRANE - Ndersa diten e djeshme pritej zhvillimi i negociatave midis Partise Socialiste dhe Partise Demokratike, ky takim eshte shtyre per ne fillim te javes tjeter. Shkak per shtyrjen eshte perpunimi i qendrimeve qe do te shfaqin ne raundin e dyte te negociatave dy te mandatuarit e partive respektive. Burime nga te dyja partite bejne te ditur se per shkak te qendrimeve te palevizura nga te dyja palet.


Ne kete menyre, palet kane preferuar me mire ti lene nje fundjave reflektimi njera-tjetres per qendrimin qe do te shfaqin mbi piken ku negociatat kane ngecur, ate te ceshtjes se fleteve te votimit. Te njejtat burime bejne te ditur se kjo lenie e kohes do te sherbeje qe palet te mendojne me mire, te konsultohen me ekspertet e tyre, e me pas te shfaqin propozimin final ne raundin e dyte te negociatave.


Socialistet


Ne Partine Socialiste bisedimet per negociatat jane ne qender te vemendjes se drejtuesve me te larte te partise. Mengjesin e djeshem, ishte kryetari i grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, i cili mberriti ne seline roze per te vijuar me pas me nje dite te ngjeshur me ngjarje politike. Pak minuta me vone, ne oren 9 00 ne PS eshte paraqitur kryetari i partise, Edi Rama.


Pak minuta pas tij ka mberritur edhe sekretari per Çeshtjet Ligjore, Fatmir Xhafaj. Ruci dhe Xhafaj u jane drejtuar zyres se kryesocialistit per te nisur me te nje konsultim te zgjeruar mbi negociatat politike dhe qendrimet e shprehura nga mazhoranca.


Ky takim zgjati perreth 90 minuta. Ne kete takim eshte diskutuar mbi qendrimin e socialisteve, ku edhe publikisht jane shprehur se nuk do te heqin dore nga kerkesat e tyre. Pas dhenies se porosive nga lideri Edi Rama, dy zyrtaret e tjere socialiste kane vijuar me pas angazhimet e tyre politike.


Demokratet


Nga ana tjeter, ne Partine Demokratike gjerat jane me te qeta. Madje, mazhoranca po vijon me avashllek negociata me kryetarin e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci. Teksa pritej nje takim midis kryetarit te grupit te PD dhe atij te PS, demokrati Astrit Patozi ndodhej paraditen e djeshme ne Kryesine e Kuvendit, i shoqeruar nga kryetari i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali dhe anetaret e ketij komisioni, Eduart Halimi dhe Viktor Gumi.


Ne ambientet e Kryesise, pas sinjaleve te marre nga dy partite politike, mediat ishin te pranishme aty per te vrojtuar ne rast se do te kishte nje takim me negociatoreve. Krahas interesit ne dukje te mediave per zgjidhjen e krizes politike, kryetari i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali, ne hyrje te Kryesise se Kuvendit pyet Astrit Patozin, me ze te larte, se kur do te zhvillohej takimi i dyte midis tij dhe Gramoz Rucit. Avash-avash, pergjigjet buzagaz kryetari i grupit te PD. Me pas, te katert zyrtaret hyjne brenda ne Kryesine e Kuvendit, per te vijuar me planet e tyre te punes.


Privatizimi, qeveria pajton nje firme amerikane


TIRANE - Teksa propagandon uljen e shpenzimeve per shkak te krizes ekonomike, qeveria i ka shtuar nje tjeter fature vetes duke pajtuar nje firme amerikane qe do te loboje per te. Patton Boggs eshte studio qe pretendohet se do te thithe biznesmene te huaj qe duan te investojne ne Shqiperi.


Zyrtarisht, firma amerikane eshte pajtuar per kryerjen e sherbimeve te kerkimit ne fushen ligjore dhe te avokatise, te cilat do te sherbejne per thithjen e fondeve nga programet e ndihmes se huaj, per investimet e huaja direkte nga SHBA dhe bota ne fushen ekonomike, si dhe sherbime te tjera.


Kjo kompani ka ardhur edhe me pare ne vendin tone ku ka nderhyre ne privatizimin e ARMO-s. Me pas firma amerikane eshte shfaqur ne serish duke fituar nje kontrate 25 milione leke per te bere marketingun nderkombetar te shoqerise ne prag privatizimi, Albpetrol. Kompania Patton Boggs ka pergjegjesine e marketingut nderkombetar dhe se shpejti do te filloje procesi i vleresimit per privatizimin e kompanise shteterore te perpunimit te naftes.

'




Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 0 komente per kete artikull !

Vlereso kete artikull :

0.0/10 (0 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit